Deputeti i LSI-së: Sulmi ndaj meje me prapavijë politike

Postuar në 21 Dhjetor, 2016 18:12

Deputeti i LSI-së, Shkëlqim Selami ka reaguar përmes një prononcimi për mediat lidhur me akuzat e Prokurorisë për fshehje të të dhënave në formularin e dekriminalizimit.I pyetur nëse ky sulm ka prapavije politike, Selami tha: “Nuk diskutohet që ka prapavijë politike, e fortë biles. Njerëzit që nuk duan që ky vend të eci dhe hajde të heqim vëmendjen nga problemet reale dhe hajt të godasim njerëzit e ndershëm”.  

Si u kthye në konçesion taksa “Veliaj” për arsimin

Postuar në 21 Dhjetor, 2016 18:00

Nga janari i këtij viti çdo familje në kryeqytet u detyrua të paguajë 1800 lekë në vit si taksë për infrastrukturën arsimore ndërsa biznesi  derdhi në arkën e bashkisë nga 18 mijë në 37 mijë lekë në vit. Thuajse një vit nga ky vendim i Këshillit Bashkiak, Bashkia e Tiranës pranoi për herë të parë publikisht se Taksa e Infrastrukturë Arsimore u vendos për të financuar një koncesion me vlerë mbi 6.2 miliardë lekë ose rreth 46 milionë euro, deri më tani i mbajtur i fshehtë.

Tjetër "barrikadë" nga PD për Prokurorinë Speciale dhe Vetting-un

Postuar në 21 Dhjetor, 2016 17:09

Pamvarësisht vendimit që pritet të marrë Gjykara Kushtetuese për ligjin e Vetting-ut, Partia Demokratike ka bërë një tjetër hap që më së paku do të vonojë zbatimin e operacionit për pastërtinë e figurave të gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe do të bllokojë për një periudhë të caktuar ngritjen e Njësisë Antikorrupsion e njohur ndryshe si Prokuroria Speciale.

Zbulohet “Stonehenge” i Amazonës

Postuar në 21 Dhjetor, 2016 16:15

Shpyllëzimi në Brazil ka çuar në zbulimin e një siti arkeologjik 1000 vjet të vjetër. Bëhet fjalë për struktura megalitike që sipas analizave të kryera mendohet se kanë shërbyer si pjesë e një observatori astronomik. Ky konkluzion i bërë prej disa prej shkencëtarëve brazilianë ka nxitur edhe emrëtimin e sitit si Stonehenge i Amazonës.

Terrorizmi vjen nga jashtë. Masa të reja për Sistemin Informativ të Shengenit

Postuar në 21 Dhjetor, 2016 15:50

Terrorizmi godet dhe Bashkimi Europian shton masat policore. Ky ekuacion është bërë rutinë tashmë.  Kjo që po ndodh këto dy vitet e fundit, kur një dukuri globale me rrënjë të thella, edhe sociologjike si terrorizmi, ekstremizimi, po tentohet të frenohet apo kufizohet duke shtuar masat policore, nuk ka precedent. Menjëherë sapo ndodhi ngjarja e Charlie Hebdot u propozuan masa të reja, sapo ndodhi ngjarja në Bataclan e njëjta gjë, goditja në Nice provokoi të njëjtin reagim.

Marrëveshja e re me TAP, Shqipëria 80 mln euro më shumë përfitime

Postuar në 21 Dhjetor, 2016 15:10

Me marrëveshjen e re që qeviria Shqiptare ka nënshkruar me konsorciumin TAP, vendi ynë do të përfitojë rreth 80 milion euro më shumë se në kontratën e parë, si dhe rikualifikim urban të zonave ku do të zhvillohet ky projekt.

Indi, 30% më pak taksa për transaksionet pa kartëmonedhë

Postuar në 21 Dhjetor, 2016 13:49

“Gripi” pa shërim i Edi Ramës me mediat e “kazanit”

Postuar në 21 Dhjetor, 2016 13:02

Një vit më parë ishim në Pallatin e Brigadave. Ashtu si dhe në fundvitin paraardhës. Edi Rama shtronte darkë për gazetarët, në tavolina të stiluara me shijen e hollë e evokiimit të të kaluarës së ndritur të shtypit shqiptar që nga fillimi i shekullit të kaluar. Me fjalimet “surprizë” që mbanin të zgjedhurit nga stafi i kryeministrisë, ku parakaloheshin sukseset dhe arritjet, por edhe cimbisej aty ku i dhimbte më pak shefit të qeverisë dhe ministrave të tij. Kryeministri ndalonte tavolinë më tavolinë, bisedonte fiks në tryezat e rrumbullakta.

Perëndimi ndalet në Bosfor. Plane për ndarjen e Turqisë?

Postuar në 21 Dhjetor, 2016 12:52

Vrasja e ambasadorit rus në Truqi, Andrei Karlov, ka kanalizuar analizën drejt skenarëve gjeopolitikë. Si një akt me ngarkesa dhe mesazhe të shumëfishta, vrasja lidhet në mënyrë të pazgjidhshme me atë që po ndodh në Siri, mpleksjen e shumë interesave aty, dështimin spektakolar të Perëndimit dhe në fund, por jo për nga rëndësia, me rolin që presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan po i jep vetes në rajon.

Kerry njihet me variantin turk për vrasjen e ambasadorit rus

Postuar në 21 Dhjetor, 2016 11:42

"Ishte një plan i organizuar mirë, i cili nuk mund të ndërmerret vetëm nga një person. Këtë besojnë autoritetet turke dhe ato ruse mbi atentatin e së hënës ndaj ambasadorit rus në Ankara, Andrei Karlov. Në një bisedë telefonike ministri i Jashtëm turk, Çavushoglou i ka shpjeguar homologut amerikan se ai dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov janë në një mendje se pas vrasjes së Andrei Karlov mund të jetë rrjeti i Fethullah Gylenit.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS