Paolo Gentiloni, kryeministri i ri i Italisë deri në zgjedhje. Grillo: Avatari i Matteo Renzit

Postuar në 11 Dhjetor, 2016 12:53

Ministri i Jashtëm në qeverinë e të larguarit Matteo Renzi do të jetë kryeministri i tranzicionit drejt zgjedhjeve të reja në Itali. Mediat italiane raportojnë sot se Paolo Gentiloni është emri që Partia Demokratike ka propozuar e që sot ka zhvilluar një takim me presidentin e vendit, Sergio Mattarella. Mandati për Gentilonin synon pikërisht kapërcimin e krizës së tanishme dhe përgatitjen e vendit për zgjedhjet.

Një drejtësi jo profesionale*

Postuar në 11 Dhjetor, 2016 12:34

Seanca fillon. Mbrojtja e dy të dëmtuarve, nga një grup fajdexhinjsh, jep një propozim. Kërkon që klientët e tij të pranishëm në gjykatore të dëgjohen nga trupi gjykues me videolink, me arsyetimin se ata ndihen të kërcënuar nga të akuzuarit, të cilët janë gjithashtu të pranishëm në sallë. Pranë rreshtave të bankave, ku janë të ulur të dëmtuarit dhe të akuzuarit, qëndrojnë pesë a gjashtë policë (sic!). Gjykatësi ia miraton kërkesën mbrojtjes pa hezitim, pa u kërkuar prova nëse janë reale kërcënimet apo vetëm frikë e të dëmtuarve.

Fotolajm/S'ka të bëjë me shtetin vetëm. Sherr masiv për pronën në Rahovec

Postuar në 11 Dhjetor, 2016 12:29

Përleshja ka ndodhur në fshatin Ratkoc në Kosovë.

Kreu i FBI-së Comey, krahasohet me J Edgar Hoover. Zëra që kërkojnë dorëheqjen e tij

Postuar në 11 Dhjetor, 2016 06:02

Zgjedhjet amerikane janë bërë pis në legjitimitetin e tyre pas disa lajmeve të fundit sipas të cilave CIA mendon se Rusia ka ndikuar në rezultatin e tyre. Një prej senatorëve demokratë, Harry Reid, deklaroi se përgjegjësia për këtë që ndodhi me Rusinë dhe lojërat e saj në zgjedhje duke favorizuar Donald Trump, i shkon Byrosë Federale të Hetimit dhe drejtuesit të saj, James Comey. Sipas Reid , Comey ka lejuar që kjo të ndodhë, pra që aktivitetet e hakeruesve të realizohen dhe mandej WikiLeaks të publikonte materialet që sipas tij kthyen opinionin amerikan.

Maqedonia në udhëkryq, partitë shqiptare në luftë me njëra tjetrën

Postuar në 10 Dhjetor, 2016 22:49

Maqedonia mban këtë të dielë zgjedhjet parlamentare me sfond krizën e thellë politike, protestat anti-qeveritare, bojkotin e parlamentit, korrupsionin e përhapur dhe kriminalitetin, ngjarje dhe fenomene që kanë shoqëruar vendin e vogël ballkanik  gjatë dy viteve të fundit.

Kodheli: Ushtria italiane do na dhurojë armatimin

Postuar në 10 Dhjetor, 2016 21:55

Niset një mision shqiptar në Afganistan, nën komandën italiane. Ne fjalën e rastit Ministrja Kodheli, duke folur për bashkëpunimin me Italinë, përmendi projektin me Forcat e Armatosura italiane, që do të dhurojnë për ushtrinë shqiptare armatimin model NATO, gjatë vitit 2017, do të plotësojnë të gjitha nevojat e Forcave tona të Armatosura.

TemaTv

ISIS rihyn në Palmira

Postuar në 10 Dhjetor, 2016 21:51

Majlinda, ja tani u rrëfeve...Sikur të mos dilje më në media ca kohë! Si mendon?

Postuar në 10 Dhjetor, 2016 18:51

Si fundjavë që është, leximi i mediave është më i çlirët dhe priret të drejtohet nga lajme me pehash politik neutral. Kjo është arsyeja që sot kureshtja u kënaq që në mëngjes me një titull që fillonte me: Rrëfehet...

Sapo mendja të thotë se kemi të bëjmë me ndonjë dossier, fjala e dytë urdhëron përgënjeshtrimin përmes emrit kumbues: Majlinda Bregu. 

Balili në kërkim ndërkombëtar që prej muajit maj. Flet i vëllai: Klementi këtu ka qenë çdo ditë, as e ka kërkuar njeri (Video)

Postuar në 10 Dhjetor, 2016 17:53

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik  droge dhe i denoncuar vazhdimisht nga opozita se ndodhej në Sarandë, Klement Balilit vetëm këtë të shtunë i është dhënë masa e arrestit me burg në mungesë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Të paktën nga sa kanë thënë familjarët e tij, ish-drejtori i LSI-së ka qenë gjatë gjithë kësaj kohe në shtëpinë e tij në Stjarr të Delvinës dhe i pashqetësuar nga askush.

Përpara knock out të 2016-ës – interneti, media sociale dhe liria...Sot kërcënimi dhe censura

Postuar në 10 Dhjetor, 2016 16:40

Këto ditë Hillary Clinton dhe shumë aktorë në SHBA po flasin për rrezikun e mediave sociale, për lajmet false, për ndikim nga Rusia etj.. Ndaj edhe është paralajmëruar ndërhyrja me masa legjislative, duke sugjeruar se rezultati i zgjedhjeve presidenciale është kryesisht pasojë platformave të reja informative.

Por a ka qenë përherë ky mendimi i Clinton dhe të tjerëve që shohin se po humbasin ndikim? Natyrisht që jo dhe mendimi i parë që të vjen në mendje është Pranvera Arabe, sheshi “Tahrir” në Kairo të Egjiptit ku doli edhe parrulla: “I Love Facebook”.

Këtu:

Pages

Subscribe to ResPublica RSS