Reformë në drejtësi, apo Ligj dhe Drejtësi sipas Spartak Ngjelës?

Postuar në 09 Dhjetor, 2016 13:14

Dy ambasadorët kryesorë në Tiranë, Romana Vlahutin e BE-së dhe Donald Lu i SHBA-së po marrin një rol publik krejt të papranueshëm e që nuk mund të justifikohet më me asgjë. Këshilltarë të popullit shqiptar, akordues të telave antikorrupsion, paralel me çdo institucion, dy diplomatët përftojnë pamjen e një partie politike informale. Sot, në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, Romana Vlahutin tha ndër të tjera:

Dynënshtetësia në Gjermani në prag të anulimit

Postuar në 09 Dhjetor, 2016 12:27

Deri në dhjetor 2014 pjesës më të madhe të fëmijëve me prindër të huaj u duhej të zgjidhte në moshën 18 deri 23-vjeçare nëse donin të mbanin nënshtetësinë gjermane apo atë të prindërve të tyre. Kjo kishte të bënte kryesisht me fëmijët me prindër turq.
Ky ligj u ndryshua në vitin 2014 pas bisedimeve të gjata mes partive të unionit CDU/CSU dhe SPD-së, që përbëjnë së bashku koalicionin e madh në Berlin. Që prej asaj kohe personat në fjalë mund t'i mbajn në kushte të caktuara të dyja pasaportat - madje përgjithmonë.

Mimi mos çaj kokë! Ti e di këngën...

Postuar në 09 Dhjetor, 2016 12:24

Sindroma e gjermanit të fundit/Kur është themeluar PD-ja: Më 11 dhjetor, apo më 12 dhjetor?

Postuar në 09 Dhjetor, 2016 10:03

Në faqen online të Partisë Demokratike shkruhet:

“Partia Demokratike lindi nën terrorin e regjimit më të egër që kishte njohur Europa e pasluftës, në mesnatën e 11 dhjetorit 1990, si parti e lirisë dhe atdhetarisë”. http://www.pd.al/kush-jemi-2/

Në fjalën e tij me rastin e 25 vjetorit të partisë, kreu aktual, Lulzim Basha tha:

“Edi Rama, Azemi dhe Spartaku, donin të reformonin PD-në në vitin 93”. Kryeministri që sot është socialist: “Fake News. Ishim vetëm shokë”

Postuar në 09 Dhjetor, 2016 09:35

Statusi i kryeministrit Edi Rama me rastin e 8 dhjetorit:

Media online, media sociale dhe propaganda e huaj – Clinton gjen fajtorët e humbjes së saj. Skandali i e-maileve kalohet me një "më fal"

Postuar në 09 Dhjetor, 2016 09:09

Humbi dhe tanimë fajin e gjen te lajmet e rreme dhe propaganda e huaj. Hillary Clinton është shafaqur në publik dhe gjatë një fjale të mbajtur ka preferuar të flasë për “epideminë e lajmeve të rreme”. Ajo ka paralajmëruar kufizime ligjore në të cilat po kontribuon edhe sektori privat.

Birmani, zbulohet bishti i një dinosauri

Postuar në 09 Dhjetor, 2016 08:51

Materiali u gjet në një pjesë qelibari dhe fillimisht u mendua se ishte copëz peme. I vjetër 99 milionë vjet, fundi i bishtit rezulton të jetë një zbulim unik që hedh dritë e ndihmon më shumë në pamjen dhe evolucionin e këtij lloji. 

Komunikimet telefonike dhe ato elektronike në dispozicion të SHISH e policisë brenda 24 orëve. Kundërshton ministri i Drejtësisë

Postuar në 09 Dhjetor, 2016 08:45

Ajo që dyshohej dhe u përfol muaj më parë ka marrë jetë në formën e një projektligji. Gazeta “Shqiptarja.com”, publikon sot disa dispozita të shtuar në ligjin “Për komunikimet Elektronike”, të cilat mbajnë firmën e dy ministrave, Tahiri e Harito, e të cilat parashikojnë ndër të tjera që komunikimet telefonike e ato elektronike u vihen në dispozicion Shërbimit Informativ, Policisë së Shtetit dhe Policisë Ushtarake.

1 milionë shqiptarë, opinion pozitiv për Enver Hoxhën!!!

Postuar në 09 Dhjetor, 2016 01:05

Nga një sondazh i publikuar ditët e fundit nga zyra e OSBE-së në Tiranë, rezultonte se 45% e shqiptarëve mbi moshën 16 vjeç mendojnë se Enver Hoxha ka luajtur rol pozitiv në historinë e Shqipërisë. E përkthyer në numër banorësh, kjo përqindje na tregon se rreth 1 milionë shqiptarë të kësaj moshe qe banojne ne Shqipëri kanë opinon pozitiv për ish-diktatorin komunist (ndërsa rreth 300 mijë kanë opinion asnjanës).

Elsa Hosk, suedezja transparente

Postuar në 08 Dhjetor, 2016 22:55

Pages

Subscribe to ResPublica RSS