Rikthimi pa dinjitet
Dje Asambleja e Partisë Socialiste vendosi që të rikthejë në radhët e saj si anëtarë disa njerëz që identifikohen me qeverisjen e Fatos Nanos.
Kundër virusit të arrogancës
Mesazhi i kreut të Kishës Ortodokse Autoqefale Anstas Janullatos për Krishtlindjet:
"Të vërtetat që burojnë nga e kremtja e Krishtlindjes, befasojnë. Të magjeps qetësia, pafajësia fëmijërore, ngazëllimi, dashuria, lavdërimi dhe shpresa. Por ka edhe diçka tjetër brenda kësaj të kremteje, e cila shpesh nuk vihet re: mposhtja e arrogancës, e një prirjeje që e çon gjininë njerëzore në konflikte të frikshme, në tragjedi dhe rrugë pa krye.
Bana, Twitter dhe propaganda e shpëtimtarit Erdogan
"Në luftë viktima e parë është e vërteta"- ka thënë poeti tragjik Eskili. Edhe pse një nga klishetë më të mëdha të njerëzimit, ajo është një e vërtetë e verifikuar. 2400 vjet më pas asgjë nuk ka ndryshuar qëkurse kjo frazë u dëgjua për herë të parë. Me përjashtim të mjeteve që demagogët kanë në dispozicion për të çuar përpara propagandën e tyre.
Në shekullin e 21 arma më e fuqishme për të vrarë dikush të vërtetën janë mediat sociale, siç në shekullin e 20 ishte televizori, ndërsa më parë radio dhe gazeta.
Lufta nuk ka mbaruar
Halepi ra, apo Halepi u çlirua? Media perëndimore ka ndërmarrë një sulm të paprecedentë për të imponuar një narrativë origjinale të pushtimit për një ngjarjeje historike që prek qytetin e dytë sirian. Ndonëse brenda territorit shtetëror të Sirisë, ndonëse veprimet e trupave ruse dhe iraniane kanë qenë aty me lejen e qeverisë së Damaskut, mediat po flasin për një Pushtim. Po bëjnë moralin e të drejtës së rebelëve, të cilët janë gjithfarë ngjyrash, duke dëshmuar kështu se ajo që ndodhi në Siri është fillimi i një ballafaqimi shumë kërcënues për paqen.
Shkolla në të cilën shkohet me zor
Një copë leximi letrar për shkollën fillore në Kosovë e sjell një tregim fiksional për Fan Nolin e vogël, të cilin gjyshja e detyron me zor që të shkojë në shkollë, ngase ai nuk do që të vijojë mësimet, sepse shkolla qenkësh në gjuhën greke. Prandaj gjyshja e tij e fut dhunshëm në një thes të dhintë për të detyruar të ndjekë mësimet… Kjo copë leximi jep pasqyrën më të mirë për shkollën shqipe në Kosovë. E dhunshme dhe në pikën e vdekjes.
"Nuk cenohet politika e neutralitetit"
Kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka sqaruar për televizionin RTS arsyen pse u blenë nga Rusia 6 Mig 29. Sipas tij, kjo paketë ushtarake nuk cenon politikën e neutralitetit të Serbisë, ndjekur deri më tani me kujdes dhe pa prekur kursin europian të saj.
Basic Instict nga folesja italiane e lajmeve
Zaev kërkon nga shqiptarët të shpëtojnë Maqedoninë
Në kushtet kur Maqedonia nuk po gjej rrugëdalje nga kriza politike dhe kur kanë dalë në dritë skenarë për destabilizimin e vendit, lideri i opozitës maqedonas Zoran Zaev u bëri thirrje të gjitha partive që fituan mandate në zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit t’i bashkohen një koalicioni të madh kundër Nikolla Gruevskit. Zaev u shpreh se partitë duhet ta respektojnë vullnetin e popullit, ndërsa bashkëpunimi i tyre eventual me VMRO-DPMNE-në do të ishte koalicion për ruajtjen e regjimit dhe diktaturës.
Claudia Alende - miss BumBum, a diçka e tillë
“Partia e Edi Ramës dhe Gramoz Ruçit”
Po sjellim këtu fjalën e Koço Kokëdhimës, mbajtur sot në Asamblenë e Partisë Socialiste. Fjala e Kokëdhimës ka rëndësi, pse zotëria ka qenë agai i Edi Ramës për vite të tëra, instruktori dhe mentori. Për ata që njohin marrëdhëniet e të dyve, akti i tanishëm, është thjesht një provë e pabesisë karakteriale dhe organike të atij që sot është kryeministër. Sigurisht, shumëkush do të mendojë se këtu ka diçka personale. Njësoj si komentet apo lajmet që jepen për atë garrumbull njerëzish që quhet ende PS. Do thonë: lajme kazani, keqdashje.