Një fëmijë transgjinor në kopertinën e National Geographic (Video)

Postuar në 17 Dhjetor, 2016 10:23

Avery Jackson është personi i parë transgjinor që do të dalë në kopertinën e revistës së famshme National Geographic në janar 2017. Vajza 9 vjeçare nga Kansas rrëfen jetën e saj për revistën e njohur duke thënë se të jesh transseksual, nuk është një zgjedhje, por është diçka që je dhe ti nuk ke pse e fsheh.

Tjetër sulm terrorist në Turqi, shpërthen autobusi me ushtarë (Foto, Video)

Postuar në 17 Dhjetor, 2016 09:13

Një autobus me ushtarë është hedhur në erë mëngjesin e sotëm në Anadoll. Nga shpërthimi raportohet se ka 13 të vrarë dhe 55  të plagosur. Autobusi mësohet se ishte parkuar jashtë një Universiteti, në pritje për të transportuar disa ushtarakë të veshur civilë që kishin marrë lejen e fundjavës.

Shpërthimi ndodhi kur një makinë autobombë e parkuar afë autobusit u hodh në erë. Ky akt vjen vetëm pak ditë pas shpërthimit të dyfishtë  në Stamboll ku mbetën të vrarë dhjetra persona. Përgjegjësinë për këtë sulm e mori një degë e Partisë Punëtore të Kurdistanit.

Testohet me sukses teoria e Gravitetit Entropik

Postuar në 16 Dhjetor, 2016 23:55

Një ekip i Observatorit të Leiden në Holandë, drejtuar nga astronomja Margot Brower ka testuar me sukses teorinë e fizikanit teorik Erik Verlinde i universitetit të Amsterdamit mbi efektin e lentes gravitacionale. Ekipi mati shpërndarjen e gravitetit përreth 33 mijë galaktikave për të testuar parashikimin e Verlindes dhe doli në rezultatin se matjet përputhen me teorinë.

Bye Bye America...Por me Trump mund të merrem vesh

Postuar në 16 Dhjetor, 2016 22:58

Presidenti i Filipineve, Duerte, ka deklaruar se "nuk kemi nevojë për paratë e SHBA-së". 

Obama: Regani do të çohej nga varri sot, nëse...

Postuar në 16 Dhjetor, 2016 22:53

Në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë, Obama deklaroi se Regani do të çohej nga varri sot, nëse do mësonte se sa shumë republikanë kanë opinion pozitiv për presidentin rus Vladimir Putin. Megjithëse ai nuk përmendi emra, kuptohet që kritika ishte në radhë të parë për njeriun më të rëndësishëm të republikanëve, preidentin e zgjedur, Donald Trump.

Putin e ka fajin. Ma bëri për inat

Postuar në 16 Dhjetor, 2016 22:18

Hillary Clinton është shfaqur sërish pas humbjes dërrmuese që mori në zgjedhjet e 8 nëntorit. Kësaj radhe duke u përpjekur të sqaroj donatorët e fushatës se ajo humbi për shkak të e-maileve dhe se e-mailet ishin pjesë e sulmeve kibernetike, të cilat i ka drejtuar personalisht Vladimir Putin.

Konkluzione nga vizita e kryeministrit në Çamëri

Postuar në 16 Dhjetor, 2016 21:56

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Konispol. Për ata që nuk e dinë, Konispoli është pika jugore e Shqipërisë politike dhe bën pjesë në pikëpamje etnologjikike në krahinën e Çamërisë. Vizita vjen në disa kontekste politike që marrin e japin mesazhe të nënkuptuara. Vjen pas tensioneve me Greqinë dhe ngritjes së çështjes “Çame” në një nivel të ri retorik nga qeveria; vjen pas një “jo” nga Brukseli për negociatat e anëtarësimit(në kuptim të objektivave që kishte vënë qeveria) e ku u përfshinë edhe disa kërkesa të palës greke.

Hakerat rusë sabotojnë Vettingun

Postuar në 16 Dhjetor, 2016 20:20

Z. Deville, suksese në jetë!

Postuar në 16 Dhjetor, 2016 20:08

Rainer Deville, kreu i misionit Euralius në Shqipëri duket se nuk ka ndërmend ta ndërpresë lejen që ka marrë. Tv Klan raporton se z. Deville nuk do të kthehet më në detyrën e tij pasi misioni ka vendosur që drejtimin ta marrë zëvendësja e tij, austriakja, Agnez Gergard.

Bashkia: Pagesa për pallatet, 1 000 – 15 00 lekë

Postuar në 16 Dhjetor, 2016 17:09

Këto ditë është bërë e njohur se Bashkia e Tiranës do të ndërhyjë për të rregulluar administrimin e pallateve. Për këtë disa koordinatorë të saj do të jenë në terren për të realizuar zgjedhjen e administratorëve të palleteve me një asamble që do të përbëhetn nga  5 anëtarë.

Së pari duhet thënë se Bashkia po ndërhyn në një proces të cilin duhet ta rregullojë ligji, e mandej të jenë vetë banorët që zgjedhin administratrin.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS