Dorëzohet Soros: Zero shpresa mbi BE-në. Elitat u vodhën demokracinë njerëzve

Postuar në 28 Dhjetor, 2016 20:00

Një botë e trazuar. Madje më shumë se kaq ndoshta. George Soros ka publikuar një opinion të vetin në Project Syndicate ku apelon për mbrojtjen e shoqërisë së hapur,  që sipas tij kërcënohet nga forma të fashizmit dhe shtetet e tipit mafioz. Soros, vetë promovues i konceptit të shoqërisë së hapur që e huazoi nga mentori i tij Popper, pranon se kriza e shoqërive të sotme, edhe e modelit të shoqërisë së hapur, lidhet me dështimin e lidershipit për t’iu përgjigjr kërkesave dhe pritmërive të elektorati.

Daçiç zgjon serbët: Më mirë me Trump, por mos prisni që ai të kthejë Kosovën

Postuar në 28 Dhjetor, 2016 15:48

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar në një intervistë për një television vendas, se është pozitive fitorja e Donald Trump në SHBA, por asnjë nuk duhet të presë se ai do t’ia kthejë Kosovën Serbisë.

Paradë naziste e nxënësve të një shkolle në Tajvan (Video)

Postuar në 28 Dhjetor, 2016 12:49

Drejtori i një shkolle në Tajvan është dorëhequr pas reagimeve që shkaktoi një paradë e nxënësve të shkollës me temë nazizmin. Fotot dhe videot e publikuara në internet tregojnë nxënësit shkollës të veshur me uniforma naziste, duke tundur pankarta me kryqin nazist, në festimet për 62 vjetorin e hapjes së shkollës.

A mund ta udhëheqë Gjermania Europën?

Postuar në 28 Dhjetor, 2016 11:43

Marcel Fratzscher, një ish-menaxher i lartë në Bankën Qendrore Evropiane dhe profesor i makroekonomisë dhe financave në Universitetin e Humboldt në Berlin shkruan në Project Syndicate për perspektivën e lidershipit gjerman në Europë. Sipas tij jo çdo gjë varet nga Berlini, pas roli drejtues i Gjermanisë duhet të miratohet nga partnerë të saj. Më poshtë një pjesë nga shkrimi: 

Irani njofton nisjen e punës për ndërtimin e një aeroplanmbajtëseje

Postuar në 28 Dhjetor, 2016 11:09

Irani njofton për një tjetër hap në kursin e tij për t’u shndërruar në fuqi me peshë tjetër nga ajo e deritanishmja. Mediat raportojnë se Zëvendës Komandanti i Marinës për Koordinimin, Admirali Peiman Jafari Tehrani, ka deklaruar për agjencinë gjysmë shtetërore “Fars” se “ndërtimi i një aeroplanmbajtëseje bën pjesë të qëllimet e ndjekura nga marina dhe ne shpresojmë të arrijmë këtë objektiv”.

Eda Zari dhe Entropy/ Aty ku Bizanti takon Jazz-in

Postuar në 28 Dhjetor, 2016 09:57

Ka qenë fillimi i vitit 2014, kur Eda Zari më foli për idenë e një albumi të ri, frymëzuar nga muzika bizantine. Në fakt, nuk është fjala thjesht për ‘muzikë’, se sa për një kant liturgjik, i cili i përket traditës shpirtërore të krishtërimit lindor.

“Interesi numri një i Shqipërisë në Greqi janë emigrantët”

Postuar në 28 Dhjetor, 2016 09:43

Koço Kokëdhima ka qenë dje i ftuar në emisionin “Zululand” në “TemaTv”. Ai është pyetur për një sërë çështjesh, mes të cilave edhe marrëdhëniet me Greqinë dhe politika e jashtme e Shqipërisë nën drejtimin e Edi Ramës. Kokëdhima ka shprehur vlerësime maksimale për emigrantët shqiptarë në tërësi, duke i quajtur emigrantët në Greqi, “pjesa më e mirë e shqiptarëve”. Kjo pasi sipas tij, ata kanë qenë për një kohë të gjatë kontribuues të ekonomisë, kanë përballuar sakrifica të mëdha dhe diskriminim, por edhe janë ndjerë të lënë pas dore nga shteti i tyre.

Çtensionim i marrëdhënieve me Greqinë pas raportit të BE

Postuar në 28 Dhjetor, 2016 09:24

Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka deklaruar se, pavarësisht tensionimit të marrëdhënieve me Shqipërinë, po vazhdojnë përpjekjet për zgjidhjen e problemeve dypalëshe. Në një intervistë për agjencinë zyrtare të lajmeve, ANA-MPA, Kotzias është ndalur gjatë në konkluzionet e presidencës sllovake për ecurinë e procesit të integrimit europian të Shqipërisë. Ai  tha se “dialogu vazhdon, madje ditët e fundit ishte në Athinë zëvendësministrja e jashtme shqiptare, që zhvilloi takime me homologët grekë”.

Hapja e dosjeve tani, apo do u lihet brezave?!

Postuar në 28 Dhjetor, 2016 08:24

Ka një reshtje të shumë zërave që janë shprehur deri më tani pro apo kundër të gjithë procesit të “Hapjes së Dosjeve”. Dhe, kjo e ka një kuptim, pasi Autoriteti që do merret me procesin sapo është ngritur dhe ka filluar të hedhë hapat e parë organizativë.

Na e hodhe mor qerrata!

Postuar në 28 Dhjetor, 2016 00:17

Nuk jam nga Tirana. Jam nga rrethet. Si i tillë rruga ime, ajo drejt sheshit “Skënderbej”, para dhe pas fotos panalbaneze poshtë kalit, është e shoqëruar nga fjalë të urta dhe mençuri province. Në fillim ti i snobon këto, se hap sytë në kryeqytet. Nis e ndjehesh i huaj me ata që ke lënë pas, sesi të duken, sesi i shikon. Troç muhabeti, siç thonë tironsit, hapesh bythësh. Por më pas, koha kalon dhe ndodh procesi i natyrshëm i ritkthimit.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS