Lufta e votave PS-LSI më e fortë se ajo e konçesioneve
Dy nisma ligjore të qeverisë kanë ngecur në rrjetën e LSI-së, duke vënë në pozitë të vështirë kampin e drejtuar nga kryeministri Rama që siç dihet nuk bën dot pa votat e Illir Metës. Pasi ka imponuar mbajtjen në sirtar të dekretit të Presidentit për Ligjin e Mbetjeve, dje me anë të një letre drejtuar Kuvendit Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar pezullimin e financimit të projektit të partneritetit publik-privat për laboratorët spitalorë gjatë vitit të ardhshëm.
NSA: Nuk provohet lidhja Rusi – WikiLeaks
Kreu I Shërbimit Sekret Kombëtar Amerikan, James Clapper, ka deklaruar para Komitetit për Shërbimet Sekrete në Kongresin Amerikan se nuk ka një lidhje të provuar mes publikimeve të WikiLeaks dhe Rusisë. Clapper ka pranuar se Rusia ka kapacitete shumë të zhvilluara dhe agresive për luftën informative, që zë fill qysh nga Lufta e Ftohtë, por ai nuk ka dhënë asnjë deklaratë që të mund të bëjë lidhjen mes publikimeve të WikiLeaks dhe Rusisë.
Trupa amerikane në kufi me Rusinë
Mediat kryesore ndërkombëtare raportojnë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të nisin dislokimin e trupave në Poloni, shtetet balltike dhe në Rumani muajin e ardhshëm. Lajmin e ka dhënë ministri polak i Mbrojtjes, Antoni Macierewicz pas një takimi me komandantin e trupave tokësore amerikane për Europën, gjeneralin Ben Hodges. Në njësitë e dislokimit bën pjesë një brigadë e blinduar, ndërkohë që forca të tjera amerikane, konkretisht një batalion do të shtohet në muajin prill.
Këto të thonë "po", pa Europa le të thotë "jo" tërë jetën
Duke kërkuar Taksixhiun Këshilltar me "Google Maps"
Videolajm/Shkëmbim letrash mes Metës dhe Lu
Garancitë e Vangjush Dakos nxjerrin nga burgu Lulzim Berishën
Bashkia Durrës, duke vlerësuar gjendjen e kësaj familjeje, sjelljen e tyre në komunitet, si dhe mundësinë e lirimit të të dënuarit, garanton punësimin e të dënuarit Lulzim Berisha, në pamundësi për t’u punësuar në ndonjë subjekt privat
Kina armatos 7 ishujt artificialë në Detin e Kinës Jugore
Reuters shkruan se bëhet fjalë për sisteme anti ajrore dhe sisteme të mbrojtjes kundër raketore.
Gjarpri që shtiret si i ngordhur?
Në Teksas të SHBA-së është realizuar kjo video ku shfaqet një gjarpër që luan të vdekurin. Goja e hapur dhe trupi i kontrktuar janë shenja se gjarpri ka ndërruar jetë, mirëpo ky individ lun rolin.
Pavarësisht vetting-ut, zgjedhjeve të qershorit, etj…
Palët në Tiranë vazhdojnë debatin nëse është vetting-u kusht kryesor i çeljes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, apo zgjedhjet e qershorit; nëse Shqipërisë i kërkohet 1 kusht e 5 prioritete, apo 2 kushte e 7 prioritete.
Por e kanë të kotë -- edhe sikur Shqipëria të plotësojë 15 kushte e 17 prioritete, çelja dhe, ç’është më e rëndësishme, vazhdimi i negociatave për antarësimin e Shqipërisë në BE do të varet nga gjërat që do të ndodhin në Europë e në botë në vitin në vazhdim.