Publikohet video e vrasjes së vëllait të diktatorit koreanoverior
Një video e publikuar nga televizioni japonez Fuji, mendohet se paraqet momentin e vrasjes së vëllait përgjysmë të liderit koraeno verior në kryqytetin malajzian. Personi që mendohet se ëhstë Kim Jong – nam sulmohet në aeroportin e Kuala Lumpurit nga dy gra, që mendohet se janë njëra nga Indonezia dhe tjetra nga Vietnami. Njëra e mban nga krahët, kurse tjetra i hedh në fytyrë helm me veprim të shpejtë. Më pas tregohet personi që shoqërohet në klinikë. Autoritetet maljaziane kanë vendosur të bëjën autopsinë, por ambasdori koranoverior protestuar duke kërkuar motivet e këtij veprimi.
Kullat lartësohen edhe në Prizrenin tradicional
“Koha Ditore” shkruan sot për goditjen urbanistike që I është dhënë Prizrenit, një qytet që ndoshta më mirë se çdo qytet tjetër shqiptar kishte ruajtur deri më sot fizionominë e tij karakteristike. Ilustrim me një fotografi të Eroll Bilibanit në lagjen “Jeni Mahallë” flet vetë. Njësoj si në Shqipëri edhe në Kosovë opozita akuzon qeverinë, por nuk dëgjohet për ndonjë plan a premtim se kjo nuk do të vazhdojë.
Kongresmeni Rohrabacher tërheq deklaratat e tij: “Maqedonia ka të drejtën e vetëvendosjes”
Kongresmeni amerikan Dana Rohrabacher, kryetar i Nënkomitetit për Europën, Eurazinë dhe Kërcënimet e Reja, ka kërkuar falje për deklaratat e tij mbi Maqedoninë. Përmes një deklarate të posaçme ai thotë se ka reflektuar mbi atë që ka thënë për Vizion Plus duke theksuar se ato nuk përputhen me qëllimet e tij.
Reformat e vërteta duhet të burojnë nga brenda Shqipërisë
Agron Alibali, studiues në fushën juridike dhe historike ka prezantuar në Librarinë e Kongresit librin e tij “Faik Konica, dritëhijet e një diplomati”. Alibali ka folur në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai ka dhënë disa sqarime për figurën e Konicës, në dritën e studimit të tij, për të ardhur te aktualiteti politik në Shqipëri. Alibali thekson se reformat e vërteta duhet të burojnë nga brenda Shqipërisë, dhe jo ta jenë asosacione të verdiktit të një selie diplomatike.
70 km mbi sipërfaqen e Titanit, hënës më të madhe të Saturnit
Tek për tek...
Të pavërtetat e komunikimit të javës dhe analogjive me 21 Janarin
Edi Rama duhet të jepte një përgjigje për kërkesën e opozitës dhe e dha. Përtej meritës që i njohu vetes se nuk vrau protestues si ish-paraardhësi i tij, kryeministri i vendit doli në monologun e fundjavës për të thënë se nuk ka ndërmend të dorëhiqet dhe se protesta e demokratëve të thjeshtë po përdoret nga udhëheqësit e opozitës që nuk duan Vettingun, duke nënkuptuar në këtë mënyrë Sali Berishën dhe frikën që ai ka nga Reforma në Drejtësi.
Sport i vështirë
Berisha sqaron rolin e familjarëve të tij në protestë dhe fton Ilir Metën në shesh
Sali Berisha, i njohur ndryshe si njeriu i protestave i është përgjigjur aludimeve që qarkullojnë në media, por edhe të artikuluara së fundmi nga kryeministri se prania e tij aktive në protestën e opozitës bëhet për të mbrojtur familjarët nga “dallga e arrestimeve” që do sjellë reforma në drejtësi.
Skandal i padëgjuar, Erjon Veliaj përgjon çiftet nga Liqeni. Kjo është arsyeja pse caktoi kryetar bashkie për natën
I bëjmë thirrje Këshillit Bashkiak të nisë mocionin e shkarkimit të këtij vuajeristi të pacipë.