SHBA – Rusi, rikthehet klima e rivalitetit

Postuar në 18 Shkurt, 2017 22:58

Rusia dhe SHBA mbeten rivalë dhe thuajse antagonistë në një botë përfytyrimi i së cilës është i ndryshëm nga të dy palët. Megjithë premtimet e bujshme dhe deklaratat e pazakonta nga presidenti amerikan Donald Trump, në mes janë interesa të cilat nuk mund të kapërcehen dhe një gjë e tillë ka rënë në sy qartë në punimëet e Konferencës së Mynihut. Ministri i Jashtëm rus, Sergery Lavrov deklaroi se ai shpreson që “bota të pranojë një rend të ri botëror – një rend post perëndimor – më demokratik,në të cilin secili vend përkufizohet nga sovraniteti i tij”.

Protesta si akti i parë serioz i opozitës

Postuar në 18 Shkurt, 2017 21:44

Partia Demokratike ka nisur atë që kishtë ditë që e premtonte: protestën e zgjatur deri në rezistencë ndaj qeverisë së drejtuar nga Edi Rama. Dinamika e ngjarjeve të sotme në bulevardin e Tiranës, ka përgënjeshtruar të gjithë zërat kundër protestës, të cilët çuditërisht vijnë edhe nga mediat. Pjesëmarrja ka qenë masive, duke përftuar kështu seriozitetin e PD-së në organizimin e saj. Ajo është zhvilluar pa incidente, korrekte dhe në përputhje me pritmërinë e një qëndrimi me orë të zgjatuara nga një parti e cila po kërkon garanci për zgjedhjet parlamentare te largimi i kryeministrit aktual.

Berisha e quan revolucion protestën

Postuar në 18 Shkurt, 2017 19:35

Ish kreu i partisë demokratike Sali Berisha iu është drejtuar qytetarëve duke thënë se protesta e kësaj të shtune është për lirinë. Ndërsa nuk ka kursyer një mesazh edhe për kryeministrin Edi Rama.

Prapë tek "Krokodili" do përfundojnë

Postuar në 18 Shkurt, 2017 19:07

Protesta të tilla u bëfshin çdo ditë dhe urojmë që qeveria të reflektojë ndaj pakënaqësisë së qytetarëve. Një protestë të tillë mund ta bëjnë edhe sindikatat, edhe vetë qytetarët pa pasur nevojë t’i organizojë Berisha, Basha dhe Mediu. Por, më mirë kështu, meqenëse edhe zgjedhjet janë afër. Tani që protesta u fashit dhe në shesh ka mbetur vetëm një grup i vogël mbështetësish të PD-së dhe punëtorët që montojnë çadrën, mund të ngremë pyetjen: Po më tej? Përgjigjen e kanë të qartë organizatorët, që në kopjimin e idesë së protestës me çadra nga socialistët për zgjedhjet në 2010-n.

Opozita ex machina/ Tempus fugit Ben, barra e opozitës së shqiptareve bie mbi ty!

Postuar në 18 Shkurt, 2017 17:12

Ndërsa dola nga shtëpia për të shkuar në punë, rruga më ra në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, aty ku është planifikuar protesta e 18 shkurtit 2017 e opozitës të kryesuar nga Partia Demokratike. Duhet thënë se për këtë protestë ka rreth një muaj që në media-fasonin shqiptar dëgjojmë të flitet me pasion të madh retorik, por gjithmonë ka munguar një analizë faktike në kuadrin ekonomik se përse gjërat nuk shkojnë mirë, ose më saktë shkojnë keq.

Fotolajm/Protestë në Shqipëri

Postuar në 18 Shkurt, 2017 16:07

Ky semafor rri përherë në të kuqe

Postuar në 18 Shkurt, 2017 15:32

Rama përballë pasqyrës, sërish personazh i krizës

Postuar në 18 Shkurt, 2017 14:18

Kanë ndryshuar rolet. Atë që Edi Rama bëri me Partinë Socialiste në vitin 2009 me grevën e urisë në bulevard, tani e ka përballë godinës ku është si kryeministër. Partia Demokratike nisi aksionin për të qëndruar në shesh deri në pranimin e kërkesave të saj për qeveri teknike që do të organizojë zgjedhjet, për të cilat opozita nuk ka garanci se me Edi Ramën do të jenë të lira e të ndershme.

Për rikonfirmimin e Referendumit të vitit 1992 në Luginë të Preshevës

Postuar në 18 Shkurt, 2017 13:54

Me rastin e 25 vjetorit të mbajtjes së referendumit ku  më 1 e 2 mars 1992,nga ne banorët e Komunave  të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës për Autonomi Territoriale-Politike dhe me të drejtë bashkangjitje me Shqipërin  amë. Këto tri Komuna janë  territor i banuar me popullatë shumicë shqiptare i shkëputur padrejtësisht nga trungu i Kosovës historike, u nda dhe u aneksua nga  Serbia.

Protesta e PD-së vijon pa ndërprerje. Çadrat rishfaqen në bulevard

Postuar në 18 Shkurt, 2017 13:47

Partia Demokratike ka nisur siç premtoi protestën e saj në bulevardin qendror të Tiranës. Protesta ka kaluar pa eksese dhe oratorët kanë mbajtur fjalimet e tyre kundër qverisjes së keqe dhe situatës aktuale. Në vijim të protestës, PD-ja ka vendosur të ngujohet në bulevard duke ngritur çadrat, aty ku disa vite më parë socialistët bënin të njëjtën gjë pas zgjedhjeve të vitit 2009.  Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka deklaruar se edhe ai do të qëndrojë në shesh me protestuesit.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS