Restaurimi i artefakteve nga Palmira
Restaurimi i artefakteve nga Palmira
Që PD-së mos t'i vijë keq për veten nesër...
Dy lajme të përcjella dje dhe sot i japin protestës së PD-së një profil politik real.
Së pari është darka mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeparlamentarit Ilir Meta. Në çdo rast darka mes tyre, e raportuar si një mundësi kontakti për protestën, na thotë se lëvizja e PD-së ka provokuar zhvillime politike. Është e kotë të ngresh hamendësime për oreksin e Metës dhe dietën e Ramës, por fakt është se një arritje e protestës është se ajo, pavarësisht se po synohet të vihet në lojë, ka nxjerrë në pah tensionin dhe diferencat në koalicionin qeverisës.
Fleckenstein: Situatë e vështirë nëse opozita nuk merr pjesë në zgjedhje
Shumica mundohet të fshehë krizën politike që ka shkaktuar protesta e opozitës dhe bojkoti i parlamentit, por shqetësimin për këtë sitiatë nuk e ka fshehur raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckenstein, i cili u takua me palët.
Pa koment
PD sjell në Tiranë grevistët e Zharrëzës
Të "ngujuar" në grevë urie një pjesë e banorëve të fshatit Zharrës në Patos janë nisur në këmbë drejt kryeqytetit për t’iu bashkuar protestës së opozitës. Ndonëse e mbështetur politikisht nga strukturat lokale të Partisë Demokratike, greva e tyre ka të bëjë me shpërthimet në nga kompania Bankers, të cilat kanë dëmtuar dhjetra banesa. Qeveria nuk ka gjetur ende një zgjidhje, ndonëse me urdhër të kryeministrit u ngrit një grup pune që vlerësoi situatën nga shpërthimet dhe sugjeroi sistemimin banorëve të cilëve u janë dëmtuar banesat.
Skandal në ushtrinë izraelite, 500 ushtarë/e të përfshirë në aktivitete prostitucioni
Një skandal i paprecedentë në ushtrinë izraelite, e parë gjithnjë si e stërvitur dhe e trajnuar shumë mirë. Izraeli është një vend që detyron shërbimin ushtarak edhe për femrat dhe ndoshta ky fakt, shoqëruar me vështirësitë ekonomike ka prodhuar zhvillimin e prostitucionit në të. Mediat raportojnë për rreth 500 ushtarë dhe ushtare të përfshira në aktivitet prostituimi për shkak të situatës ekonomike.
“Agresioni i të Shëmtuarës na ka bërë më të varfër”
Kryeministri Edi Rama ka folur sot gjatë një takimi të Këshillit të Ministrave të Kulturës të Europës Juglindore, presidencën e të cilit e mban Shqipëria. Ai ka folur për atë që e ka cilësuar si Agresion të së Shëmtuarës, duke marrë si shembull cilësinë dhe rregullin në ndërtime.
Ilustrim për këtë është gjendja e ndërtimeve në bregdetin e rajonit, ku sipas tij vihet re një situatë e përkeqësuar në krahasim me “parardhësit tanë, që kishin më pak mundësi se ne për të njohur botën”.
Parimi holografik aplikohet në universin tonë*
Një nga misteret më të mëdha të kozmologjisë moderne është uniformiteti termik i universit – kozmozi i pafundëm është i përshkuar nga nxehtësia e prodhuar nga Binbg Bang. Me kalimin e kohës është ftohur me pak gradë mbi zeron absolute, por ende mund të shihet në shkëlqimin e zbehtë të radiacionit të mikrovalëve, njohur edhe si sfondi I mikrovlëve kozmike. Në çdo drejtim që ne shohim temperature e e sfondit kozmik është thuajse e njëjta, me ndryshime shumë të vogla.
Retorika e urrejtjes ka nxitur dhunën. Shembujt Trump, Orban e Duerte
Retorika e ashpër politike ka nxitur dhunën në mbarë botën, duke përfshirë edhe Britaninë e Madhe dhe SHBA. Një shembull Sipas Amnesty International ishte fushata agresive për referendumin e Brexit, ku krimet u rritën me 57% në javën pas votimit.Ajo akuzon qeverinë britanike për "krijimin e një klime armiqësore për refugjatët dhe migrantët.
Por Britania e Madhe nuk ishte i vetmi vend me retorikën vicioze dhe të rerzikshme “se disa njerëz janë më pak njerëzore se të tjerët". FBI raporton se krimet e urrejtjes kundër muslimanëve në SHBA u rritën me 67% në vitin 2015