Sulltan apo shërbëtor i popullit? Thjesht nuk ka rivalë

Postuar në 16 Prill, 2017 18:42

Sulltan apo shërbëtor i popullit? Me këtë pyetje "The Economist" nisi eksplorimin e informacioneve që fshihen pas perdes konfuze për udhëheqësin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i cili nuk është një person që mund të lexohet lehtësisht. Inteligjent dhe i paparashikueshëm, protagonisti i referendumit të së dielës është duke rindërtuar atë që ai e përkufizon si mrekullinë turke të kësaj dekade. Një mrekulli me çmim të rëndë për vendin e fortë të Mesdheut. Rexhep Taip Erdogan ishte që i vogël një triblues i mirë që përmbyste rezultate.

Malet Kibyratis, Turqi - Zbulohet shtëpia verore e familjes së Mark Aurelit

Postuar në 16 Prill, 2017 18:07

Kemi vetëm një pasuri të vërtetë me vlerë: Artin Bizantin dhe Post - Bizantin

Postuar në 16 Prill, 2017 16:48

Maks Velo ka dhënë një intervistë për “Gazeta Shqiptare” publikuar sot, në të cilën flet për periudhën e socializmit, artit në të, artit modern dhe trashëgimisë shqiptare. Në mbylljen e intervistës, Velo, vetë një lëvrues i artve pamore, ka bërë këtë pohim që ka njëfarë rëndësie për të kuptuar klasifikimin e kontributit të shqiptarëve në artin pamor.

Pyetjes “A identifikohet Shqipëria me anë të ndonjë arti, në vizionin tuaj “, Velo iu përgjigj:

Gëzimi i Pashkës e transformon realitetin e ashpër të jetës

Postuar në 16 Prill, 2017 16:40

Kryepeshkopi i Kishës Autoqefale Shqiptare, Anastas Janullatos, ka përcjellë mesazhin e urimit për Pashkët, duke apeluar për dashuri dhe mirëkuptim. Një mesazh që adreson edhe shqetësimet e mëdha që politika po i sjell këtij vendi në vijmësi. 

Përplasje fizike mes kundërshtarëve dhe mbështetësve të Donald Trump(video)

Postuar në 16 Prill, 2017 16:11

Përplasjet mes palëve nisën pasi protestuesit kërkuan zbardhjen e pagimit të taksave nga presidenti Donald Trump, një njeri i biznesit. Në Berkley u arrestuan 21 persona.

Hedhja e bombës në Afganistan, një akt jonjerëzor. Helm për tokën dhe për ujin...

Postuar në 16 Prill, 2017 16:02

Ish-presidenti afgan Hamid Karzai deklaron në një intervistë për Al Jazeera se hedhja e bombës 11 tonëshe në vendin e tij nga SHBA, është një akt jonjerëzor.

Rrëzohet ankesa e PD-së, Kushtetuesja hap rrugën për ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Postuar në 16 Prill, 2017 15:52

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankesën e PD-së për shfuqizmin e disa neneve që kanë të bëjnë me ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Tirana, prova e dytë për ndërmjetësim e Merkel në Ballkan. Në Shkup, Berlini dështoi

Postuar në 16 Prill, 2017 14:00

Prej dy ditësh në disa media po qarkullon lajmi për një të dërguar të kancelares gjermane Angela Merkel në Tiranë që do të përpiqet të negociojë mes palëve për gjetjen e një zgjidhjeje. Si emër përmendet David McAllister, kreu i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, i cili vjen në Tiranë me gjasë pas një kërkese të kryetares së Komisionit Parlamentar për Integrimin, Majlinda Bregu.

Presidenti: Zgjedhjet, më 18 qershor

Postuar në 16 Prill, 2017 13:28

18 qershori është datë zgjedhjesh e panegociueshme. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka folur nga Derviçani në Gjirokastër duke theksuar se ai ka dekretuar datën e zgjedhjeve dhe ky ëhstë 18 qershori. Nishani bëri thirrje që palët të gjejnë zgjidhje me dialog, duke mos bërë asnjë spekullim për datën e zgjedhjeve, shtyrjen e të cilave e kërkon opozita.

Republika e lajmësave dhe kapriçot e mosdialogut

Postuar në 15 Prill, 2017 22:34

Partia Demokratike serviri një lajm me burime sipas të cilave negociatorët e dy partive të mëdha janë takuar në përpjekje pët të dakordësuar mbajtjen e një tryeze dialogu. I mandatuari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi dhe ai i Partisë Socialiste, Taulant Balla mësohet të kenë parashtruar qëndrimet e tyre për axhendën dhe formatin e tryezës.  Po ashtu burime brenda takimit thanë se përfaqësuesi i opozitës ka kërkuar që të negociohet vetëm për qeverinë teknike dhe për mandatin e saj.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS