Vettingu si tapi elektorale(video)

Postuar në 01 Mars, 2017 12:46

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në universitetin e Shkodrës ku ka "lektuar" për vettingun si proces ekskluziv për gjyqësorin. 

Dëmet e Bankers sipas protestuesve të Zharrezës

Postuar në 01 Mars, 2017 10:33

Intervista është realizuar nga gazetari Ilir Sinanaj:

Presidenti: Pavarësia fetare, kolona e dytë e lirisë së vendit

Postuar në 01 Mars, 2017 10:01

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka marrë dje pjesë në konferencën shkencore kushtuar 25 vjetorit të revistës “Drita Islame” në të cilën kanë marrë pjesë përfaqësues të shumtë. Presidenti e ka dekoruar revistën me titullin “Naim Frashëri” me motivacionin: “Për kontributin e saj të shquar në zgjimin e ndërgjegjes fetare e kombëtare, me anë të promovimit të atdhedashurisë, harmonisë, mirëkuptimit, kulturës e vlerave humane të besimit islam në mbarë kombin shqiptar”.

Në Shqipëri ka edhe financues të terrorizmit

Postuar në 01 Mars, 2017 09:18

Në Shqipëri ka edhe financues të terrorizmit përveç se pjesëmarrës në linjat e aktivitetit të tij. Kjo është deklaruar nga Agim Ismailaj, zv.drejtori i Përgjithshëm i Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, I cili raportoi dje në Komisionin Parlamentar të Sigurisë. “Disponojnë një listë me emrat e personave të dyshuar në Shqipëri që financojnë terrorizmin”, ka thënë Ismailaj, raporton “Koha Ditore”. Sipas Ismailaj gjatë vitit 2016, janë evidentuar 1300 raportime për transaksione të dyshimt dhe janë bllokuar 28 milionë euro nga veprimtari kriminale. 

Dëshmia e penalitetit dhe parrullat proletare të ambasadorëve

Postuar në 28 Shkurt, 2017 18:49

Dorërëheqja e deputetit socialist Armando Prenga nga parlamenti erdhi si produkt i ligjit të dekriminalizimit dhe pamundësisë që ai kishte për  të mbrojtur ligjërisht mandatin e tij. Argumenti me të cilin është mbrojtur kryeministri për futjen në listat e kandidatëve për deputetë të individëve të inkriminuar është se ata kishin dëshmi të pastër penaliteti.

Lëkundjet ndalën pas vendimit të qeverisë - sizmologu

Postuar në 28 Shkurt, 2017 16:23

Po ju keni ndonjë përgjegjësi z. Kryeministër?

Postuar në 28 Shkurt, 2017 16:05

Kryeministri i vendit Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me sipërmarrës në Shqipëri me të cilët ka ndarë qëndrimin e tij për nevojën e reformës në drejtësi e sidomos miratimin e vettingut. Rama ka sjellë disa shembuj të vendimeve të gjykatave për kthimin e pronave, të bëra tanimë të njohura edhe më parë, duke sugjeruar se vendimmarrjet skandaloze të gjykatave, në tejkalim madje edhe të pretendimeve të kërkuesve provojnë nevojën e pastrimit të sistemit.

Erion Veliaj, një karikaturë për vetingun

Postuar në 28 Shkurt, 2017 12:38

Qeveria Rama po e kthen me shpejtësi në karikaturë edhe një argument, relativisht të qëndrueshëm, me anë të të cilit mund t’i kundërpërgjigjej protestës maratonë të opozitës: Vetingun. Teza se opozita po e përdor protestën për të bllokuar vetingun, pavarësisht se PD është e qartë në kërkesën e saj të vetme për zgjedhje të lira, hap debat dhe madje ngre edhe dyshime te të cilat ia vlen të ndalet.

A do ta zgjidhë ndërhyrja e qeverisë situatën në Zharëz?

Postuar në 28 Shkurt, 2017 11:34

Dje u bë publik lajmi se qeveria shqiptare ka vendosur të pezullojë punimet e kompanisë bankers Petroleum në Zharrëz dhe aplikimin e teknologjisë së injektimit të ujit në gëlqeror. Teknologji që mendohet se provokon lëkundjet që kanë shkaktuar dëme në komunitet.

Opera me dy akte dhe arsyet pse Edi Rama bërtet Vettingu Vettingu..

Postuar në 28 Shkurt, 2017 11:20

Gjysma e qeverisë është kapur pas Vetting-ut dhe në veçanti dy ministra, kryeministri dhe kryetari i bashkisë së Tiranës janë katër komisarët e retorikës të amplifikuar për barazi e drejtësi sidomos pas presionit që ka provokuar protesta e opozitës.  Përpos disa shifrave dhe inagurimeve që janë lënë për në qershor, kryeministri ka gjetur flamurin e radhës për t'i rokanisur kokën publikut se është Vettingu që e ka penguar të ketë rezultate në qeverisje. 

Pages

Subscribe to ResPublica RSS