Fiasko me drejtoreshën e AMF-së, propozohet shkarkimi

Postuar në 02 Mars, 2017 18:28

Komisioni i Ekonomisë propozoi shkarkimin e drejtores ekzekutive të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, një emërim që bëri vetë para dy vitesh. Propozimi për shkarkimin e Enkeleda Shehit ka ardhur fillimisht  nga bordi i autoritetit, por e ftuar për të raportuar, znj Shehi e ka konsideruar seancën një sallë gjyqi diktatorial.

Lu jep mesazhe informale për Çadrën dhe Vetingun

Postuar në 02 Mars, 2017 17:18

Faktori Ndërkombëtar e ka bojkotuar si të thuash protestën e opozitës aq më tepër që dalja në rrugë e Partisë Demokratike u shoqërua me largimin nga parlamenti, cc’ka nuk mirëkuptohet nga partnerët europianë dhe ata amerikanë.

Heshtja, sado që të interpretohet si një lloj neutraliteti lexohet si një mbështetje ndaj qeverisë, e cila ka ndonjëherë ka shkarë nga bataku dh ka folur edhe në emerë të ndërkombëtarëve. Gjithsesi pritej me shumë interes, qëndrimi i ambasadës amerikane, e cila në fakt vetëm sa lajmëroi qytetarët e saj të kishin kujdes ditën e protestës në 18 shkurt.

Kryeministri i Maqedonisë, Dimitriev: Edi Rama po ndez zjarrin e nacionalizmit

Postuar në 02 Mars, 2017 15:08

Një pjesë e politikës dhe opinionit maqedonas po konsolidojnë mendimin se kriza e tanishme është provokuar nga ndërhyrja me sens nacionalist e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. NDonëse sot ka shkruar diçka në Facebook edhe presidenti I Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri në detyrë i Maqedonisë, Emil Dimitriev, ka preferuar ta kërkojë problemin e krijuar nga një platform maksimaliste tek Edi Rama.

Incident gjatë fjalës së Berishës në çadrën e protestës

Postuar në 02 Mars, 2017 14:41

Marifetet e Veliajt, prenotimi për parkimet me sms, për fushat sportive online

Postuar në 02 Mars, 2017 13:23

Bashkia e Tiranës ka publikuar opsionin për të prenotuar fushat sportive, të cilat u hapën për publikun pak ditë më parë. Të rinjtë dhe sportdashësit mund të futen në portalin e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit për të rezervuar fushën, datën dhe orarin. Shërbimi ofrohet pa pagesë, ndërsa prenotimi kërkon thjesht të dhënat kryesore të personit dhe numrin e kartës së identitetit.

“Leximi serb” për krizën maqedonase: Perëndimin e shqetëson vija ortodokse

Postuar në 02 Mars, 2017 11:52

Në krizën maqedonase ka hedhur një vështrim edhe Serbia. Në Maqedoni ka një parti të pakicës serbe, kryetari i së cilës është  Ivan Stoilkoviç i cili dje i ka dhënë një intervistë gazetës serbe “Informer”. Intervista ka njëfarë interesi pasi ajo duket se shkon në shtratin e përpjekjeve sintetizuese që synojnë amplifikimin e rrezikut shqiptar në Ballkan dhe rolin e nacionalizmit shqiptar si dorë e zgjatur e Perëndimit.

Ngjela shkruajti dje se ka nisur "albanizimi i Maqedonisë'. Kujdes: Jo, shqiptarizimi. Duket se sllavët e kanë pikasur këtë projekt

Postuar në 02 Mars, 2017 11:37

Qenkan të thella këto punë

Postuar në 02 Mars, 2017 11:35

Ali Ahmeti, me qetësi dhe dashuri.“Ujit” kokat e “nxehta”: Do ta gjejmë zgjidhjen

Postuar në 02 Mars, 2017 11:00

Ndërkohë që politikanët në Tiranë janë ngritur për të folur për albanofoninë primitive të George Ivanovit, Ali Ahmeti, ose ndryshe “ustai” i kësaj situate, ka ujitur nervat e shqiptarëve me fjalë pastori.

Fati i Maqedonisë vendoset në Tiranë. Madje në një lagje të saj

Postuar në 02 Mars, 2017 10:48

Pages

Subscribe to ResPublica RSS