Fotolajm/Sheshi "Skënderbej" do të duket pak a shumë kështu
Fotoja publikohet në faqen e Facebook të kreut të bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj.
Ndryshim kursi me Greqinë apo parodia elektorale e radhës?
Në fundjavë kryeministri zbriti në jug të vendit për të marrë pjesë edhe në një Forum për Minoritetet, organizuar nga partia MEGA, e cila me ndihmën e Partisë Socialiste dhe Koço Kokëdhimës në veçanti fitoi bashkinë minoritare të Finiqit në zgjedhjet lokale të 2013. Një fitore politike jo vetëm për drejtuesit e saj, por edhe përballë hegjemonisë së PBDNJ-së Vangjel Dules, që ka mbajtur për shumë vite monopolin e përfaqësimit të grekëve apo pakicave të tjera në Parlamentin e Shqipërisë.
114 shtete - Bangladeshi njeh Kosovën shtet
Njoftimin e ka bërë ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj në Facebook:
"Një lajm tjetër i mirë. Bangladeshi njeh pavarësinë e Kosovës. Lajmi më është konfirmuar para disa orësh edhe zyrtarisht. Kanë qenë vite përpjekjesh për të lobuar dhe marrë këtë njohje. Tani kemi 114 njohje”, ka shkruar ai.
Fiskultura jo vetëm në Shqipëri - Kabineti i presidentit Wilson në foto stërvitjeje
Shumëkush mban mend Fizik – kulturën (Fiskulturën) e dikurshme në mnëgjes. Jo vetëm nxënësit e shkollave, por disa kohë edhe qendrat e punës, instiucionet aplikonin minutat e mëngjesit me disa lëvizje fizike. Pas vitit ’90 ky rregull I përgjithshëm u braktis, u vu në lojë për t’u konsideruar si pjesë e asaj gjeometrie të Diktaturës që unifomizoi çdo gjë. Por duket se kjo nuk është një gjetje e regjimit të Hoxhës. Dhe as edhe kineze siç thuhet. Në SHBA, në vitin 1917, kur vendi po hynte në luftë, prkatika e ushtrimeve gjimnastikore u vendos deri edhe në Shtëpinë e Bardhë, apo në ministri.
Një shembull si CNN Greek lexon nacionalizmin shqiptar dhe Bujar Kapexhiun
Një skicë që tregon heronjtë e Revolucionit Grek të 1821, Theodooros Kolokotronis dhe Marko Boçari duke bërë shqiponjën me dy duar u kthye në lajmin viral të fundjavës që lamë pas si një tjetër shfaqje e irredentizmit dhe nacionalizmit shqiptar.
Kundër internetit në bar kafe
Një zinxhir lokalesh në SHBA po heqin wi fi në mënyrë që njerëzit të bisedojnë ndërkohë që aktualisht interneti ka tjetërsuar sjelljen e njerëzve.
Make Albania Lady Again!
“Make Albania Great Again” –MAGA! Ta bëjmë Shqipërisë sërish madhështore – të madhe. Me këtë titull hapet sot Rilindja Demokratike shoqëruar fotos së disa senatorëve dhe kongresmenëve amerikanë që kanë shprehur mbështetje për protestën e saj(http://www.rd.al/2017/02/faqja-e-pare-308/).
Fundi i kinemasë klasike
“Kinemaja me të cilën u rrita dhe që unë bëj nuk është më. Ka ikur. Teatri do të jetë përherë për atë përvojën e përbashkët, nuk ka dyshim. Por çfarë lloj përvoje ka për të qenë ajo?”
Oferta e Gruevskit: Mbështetje për Zaevin kryeministër, nëse heq dorë nga Platforma e Tiranës
Nikola Gruevski ka bërë lëvizjen e fundit për të ndalur institucionalizimin e asaj që thirret si Platforma e Tiranës, apo dokumenti i partive shqiptare në Maqedoni, i cili vendos kushte të reja për konstitucionalizimin e të drejtave shqiptare aty. Në një poostim në faqen e tij në Facebook, cituar nga agjencia MIA, Geruevsi i premton kreut të LSDM-së, Zoran Zev se do të japë votot për krijimin e qeverisë së tij, pra votat e VMRO-DPMNE për LSDM-në, edhe nëse Zaev synon ndjekjen penale ndaj Gruevskit. KJo vetëm nëse kreu I opozitës heq dorë nga pranimi i Platformës së Tiranës.
Për thirrjen për dhunë në protesta dhe stigmat reale të kundërshtimit të saj
Lulzim Basha bëri së fundmi thirrje për atë që ai e quante luftë, por që në fakt ishte thirrje për përballje fizike me pushtetin aktual. Janë dy gjëra të ndryshme që nuk duhen ngatërruar. Pasi luftë është koncept që implikon shterimin final të çdo komunikimi për të kaluar në likujdimin e kundërshtarit që është bërë armik. Diçka për të cilën sidomos Basha nuk gjen dot ushtarë nga pas te ata njerëz që nuk janë militantë.