"Çadra mbyllet brenda pak ditësh"
Kërkimi i një qytetërimi teknologjik paranjerëzor, si objekt kërkimi shkencor
Kërkimi i jetës komplekse duhet të ndryshojë optikë, duke kërkuar nga shkenca që të tregohet më mendjehapur dhe me një tjetër qasje. Jeta komplekse përtej Tokës, apo përtej njeriut nuk është subjekt vetëm i filmave fantastikoshkencorë, as nuk ka pse të arkivohet si diçka që mund të rihapet nga rastësia. Përkundrazi, një kërkim më këmbëngulës që merr në konsideratë përmasat, dinamikën e madhe gjeologjike dhe kozmike, mund të çojë në të tjera konkluzione.
Mbreti gjysmëlakuriq dhe gjysmëopozita
Negociatat me ndërmjetësimin e dy negociatorëve europiane prodhuan një realitet të ri politik që do ta detyrojë qeverinë të lëvizë nga llogorja në raport me çështje që deri dje refuzonte t'i pranonte. Pranimi i problemeve me dekriminalizmin, narkotrafikun, implikimin e policisë dhe shitblerjen e votës shënoi një fitore të vogël të opozitës dhe një goditje për imazhin e qeverisë.
Jo me xhaxhi Eskon...
Basha: Kërkuam qeveri dhe kryeministër teknik të propozuar nga shumica dhe të dakordësuar nga ne
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka sqaruar sot para mediave opsionet e vëna në tavolinë nga opozita mbrëmjen e djeshme të negociatave. Basha thotë se qeveria teknike me ministra teknikë, u kërkua nga PD-ja, por duke sugjeruar që kryeministri teknik të vinte nga radhët e shumicës aktuale.
“Nuk kemi kërkuar pushtet në tavolinë, por qeveri teknike me ministra teknikë. Nuk kemi qenë përjashtues, përkundrazi, kemi propozuar që emri i kryeministrit teknik të vijë nga partia më e madhe e shumicës, sigurisht me miratimin e opozitës”, tha ai.
Të jetosh një vit në Havai me përvojën e jetës në Mars
Kina komisionon një aeroplanmbajtëse të re
Gjyq i pazakontë/Warner Bross duhet të provojë se fantazmat ekzistojnë!!!
Triologjia “The Conjuring” që ka arkëtuar 886 milionë dollarë pas shfaqjes në kinematë e të gjithë botës, duket se do të përballet me një çështje gjyqësore. Autori Gerald Brittle kërkon nga studioja që realizoi filmin 900 milionë dollarë, pasi sipas tij ai në vitin 1980 shkroi librin “The Demonologist”, libër i cili fliste për Ed dhe Lorraine Warren, dy investigues të dukurive paranormale. Brittle deklaron se ka një marrëveshje me të dy këta, por po këtë pretendon edhe “Warner Bross” që realizoi “The Conjuring”, “The Conjuring 2” dhe “Annabelle”.
Protesta e Verrisë "zhvendoset" në Fier
Banorët e Verrisë që kanë kohë që protestojnë kundër ndërtimit të një impianti mbetjesh, janë nisur sot në këmbë drejt Fierit ku do të kërkojnë të takohen me kreun e Bashkisë, Armando Subashi.
Nevoja për një kompani ajrore shtetërore
Nisur nga viti 2000 në Evropë ka pasur një rritje të lëvizjes së pasagjerëve me anë të transportit ajror në nivelin 7.4% në vit dhe, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil ( ICAO), kjo rritje do të vazhdojë edhe për vitet në vazhdim. Kjo rritje e lëvizjes së pasagjerëve nga ajri në Shqipëri ka qenë shumë herë më e madhe se në Evropë. Që nga ky vit e deri më sot aviacioni civil në Shqipëri ka parë ngritjen dhe rënien e disa kompanive ajrore përfshi edhe kompaninë e vetme shtetërore “Albanian Airlines”.