Llalla arreston 10 policë të Portit të Durrësit
Valë arrestimesh në Portin e Durrësit dhe doganat e Tiranës dhe Qafë Thanës. 18 persona mes të cilëve 10 punonjës policie të Portit të Durrësit dhe 8 doganierë të këtyre pikave janë vënë në pranga pas dyshimeve se kanë siguruar kushtet për kalimin e dy ngarkesave me 10 ton kanabis nga Shqipëria në Itali, në dy muajt e fundit.
SHBA: Për Korenë e Veriut, në tryezë të gjitha opsionet
Administrata amerikane e Donald Trump është e përgatitur edhe për ndërhyrje ushtarake ndaj Koresë së Veriut, nëse një gjë e tillë është e nevojshme. Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Presidentit, gjenerali H.R. McMaster, deklaroi sot se SHBA shpresojnë që të mos kalohet në përdorimin e forcës, por nëse do të nevojitet SHBA nuk do të hezitojnë.
Erdogan merr mandatin për të Sunduar
Erdogan i mundi të gjithë. Në emër të rritjes ekonomike të pandërprerë, të rritjes së autoritetit të Turqisë, ndikimit të saj në botën myslimane dhe në emër të një roli të ri në raport me perëndimin, presidenti turk ka marrë së fundmi kartëvizitën plebishitare për të sunduar. Referendumi për ndryshimet kushtetuese ka dhënë 51.3% Po dhe 48.7% Jo. Që do të thotë se një shumicë e lehtë e turqve mendojnë se Erdogan duhet të marrë frenat e shtetit në dorë në të gjitha drejtimet.
Sulltan apo shërbëtor i popullit? Thjesht nuk ka rivalë
Sulltan apo shërbëtor i popullit? Me këtë pyetje "The Economist" nisi eksplorimin e informacioneve që fshihen pas perdes konfuze për udhëheqësin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i cili nuk është një person që mund të lexohet lehtësisht. Inteligjent dhe i paparashikueshëm, protagonisti i referendumit të së dielës është duke rindërtuar atë që ai e përkufizon si mrekullinë turke të kësaj dekade. Një mrekulli me çmim të rëndë për vendin e fortë të Mesdheut. Rexhep Taip Erdogan ishte që i vogël një triblues i mirë që përmbyste rezultate.
Malet Kibyratis, Turqi - Zbulohet shtëpia verore e familjes së Mark Aurelit
Kemi vetëm një pasuri të vërtetë me vlerë: Artin Bizantin dhe Post - Bizantin
Maks Velo ka dhënë një intervistë për “Gazeta Shqiptare” publikuar sot, në të cilën flet për periudhën e socializmit, artit në të, artit modern dhe trashëgimisë shqiptare. Në mbylljen e intervistës, Velo, vetë një lëvrues i artve pamore, ka bërë këtë pohim që ka njëfarë rëndësie për të kuptuar klasifikimin e kontributit të shqiptarëve në artin pamor.
Pyetjes “A identifikohet Shqipëria me anë të ndonjë arti, në vizionin tuaj “, Velo iu përgjigj:
Gëzimi i Pashkës e transformon realitetin e ashpër të jetës
Kryepeshkopi i Kishës Autoqefale Shqiptare, Anastas Janullatos, ka përcjellë mesazhin e urimit për Pashkët, duke apeluar për dashuri dhe mirëkuptim. Një mesazh që adreson edhe shqetësimet e mëdha që politika po i sjell këtij vendi në vijmësi.
Përplasje fizike mes kundërshtarëve dhe mbështetësve të Donald Trump(video)
Përplasjet mes palëve nisën pasi protestuesit kërkuan zbardhjen e pagimit të taksave nga presidenti Donald Trump, një njeri i biznesit. Në Berkley u arrestuan 21 persona.
Hedhja e bombës në Afganistan, një akt jonjerëzor. Helm për tokën dhe për ujin...
Ish-presidenti afgan Hamid Karzai deklaron në një intervistë për Al Jazeera se hedhja e bombës 11 tonëshe në vendin e tij nga SHBA, është një akt jonjerëzor.
Rrëzohet ankesa e PD-së, Kushtetuesja hap rrugën për ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankesën e PD-së për shfuqizmin e disa neneve që kanë të bëjnë me ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.