I lirë…
Gjykata franceze në Colmar ka refuzuar sot kërkesën serbe për ekstradimin e Ramush Haradinajt, kreu i AAK-së dhe një nga figurat kryesore të luftës së Kosovës. Ai është lënë i lirë nga gjykata, duke përmbyllur një ndalim fizik që nga 4 janari. Merr fund kështu një maskaradë e pavlerë politike me një protagonist të ngjarjeve të vitit 1999 që është gjykuar jo pak nga gjykatat ndërkombëtare.
Haradinaj pak ditë më parë mori edhe nënshtetësinë shqiptare.
Libri/Rekordi i shqipes, 10 alfabete në vitet 1750-1850. Disa të shpikur nga vetë shqiptarët
Robert Elsie njofton publikimin prej tij të një libri për shqipen, historinë e shkrimit të saj, i cili i shërben më së shumti audiencave të huaja.
Kreu i Këshillit Shqiptar në Preshevë trazon më shumë gjellën nacionaliste: Edi Rama është presidenti im
Mediat serbe po mbajnë të hapur prej ditësh diskutimin mbi deklaratat nacionaliste të Edi Ramës dhe Hashim Thaçit. Dy polikanë që duhet thënë se janë nën presionin e zgjedhjeve të afërta. Në shërbim të portretit nacionalist të tyre, të paktën të Edi Ramës, sot ka shërbyer me një intervistë edhe Jonuz Musliu, kryebashkiaku i Bujanovcit në Luginën e Preshevës në Serbi, njëkohësisht kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në këtë zonë. Media serbe B92, citon Musliun të jetë shprehur në një intervistë për Tv PRVA, se “nuk më intereson që jeton zyrtarisht në Serbi”.
Ilir Meta intepreton krizën sipas halleve të LSI-së
Ilir Meta ka bërë sot një tjetër interpretim të situatës politike ku ndodhet vendi, duke etiketuar si shkaktar të krizës paktin kushtetues të vitit 2008 mes Ramës e Berishës dhe në veçanti ndryshimet në Kodin Zgjedhor që penalizonin partitë e vogla. Në funksion të kësaj akuze ishte dhe tryeza që ai thirri me partitë parlamentare për të ndërmarrë ndryshime në Kodin Zgjedhor, pas urdhrit të ndërkombëtarëve për t’u futur në zgjedhje edhe pa opozitën.
Ivanov kërkon të tërhiqet platforma shqiptare
Përderisa nuk largohen pengesat ligjore dhe politike nuk mund ta jap mandatin për përbërjen e qeverisë së re. Kështu ka deklaruar presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, duke akuzuar edhe njëherë Tiranën zyrtare për krizën në Maqedoni. Sipas tij, platforma e gatuar në zyrën e kryeministrit të Shqipërisë është një nga pengesat për zgjidhjen e krizës.
Opozita gati për përplasje në Kavajë, quan fasadë tryezën e Ilir Metës
Koalicioni i Partisë Demokratike me partitë e vogla opozitare vendosën të përshkallëzojnë aksionin politik, çka do të thotë bllokim i qendrave të votimit apo çfarë do lëvizje që do të pengojë mbaravajtjen e zgjedhjeve të 18 Qershorit. Skenar për të cilin Partia Demokratike ishte përgatitur edhe para negociatave me ndërmjetësit e Partive Popullore Europiane.
Trump "çliron" amerikanët nga taksat
Pavarësisht pikëpyetjeve dhe dyshimeve që ngrihen nga ekspertët amerikanë të ekonomisë, presidenti Donald Tramp do të shkurtojë me 20% taksën për bizneset, duke shënuar uljen më të madhe në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Shkurtimi i taksave, veçanërisht asaj për bizneset që pritet të shkojë nga 35% në 15%, është një nga premtimet kryesore të fushatës elektorale të Donald Trampit. Gjatë fushatës, miliarderi amerikan premtoi edhe ndryshimin e paketës fiskale për individët, që parashikon heqjen e 4 nga 7 taksave që amerikanët paguajnë sot.
Konçesionet në Shëndetësi, u anashkalua Autoriteti i Konkurencës
Ministria e Shëndetësisë nuk ka kërkuar mendim dhe vlerësim pranë Autoritetit të Konkurrencës për konçesionin e shërbimit të laboratorëve. Shqetësimin për anashkalimin e këtij detyrimi ligjor, në shumë kontrata në vite, ky autoritet e ka shprehur edhe në raportin vjetor të dorëzuar në kuvend, ku thotë se gjatë vitit 2016-të ka arritur të shqyrtojë vetëm dy marrëveshje konçesionare, njëra me nismën e ministrisë së Transporteve dhe tjetra me nismën e autoritetit të konkurrencës, të dyja në fushën e tranporteve.
20 propozime për të forcuar "fytyrën sociale" të BE-së
Komisioni Europian u propozoi vendeve anëtare të miratojnë bashkarisht 20 parime themelore dhe të drejta për të mbështetur "funksionimin e mirë" dhe "dimension e barabartë të tregjeve të punës dhe sistemeve të mirëqenies sociale në BE.Në veçanti, Komisioni njoftoi se ka propozuar një numër iniciativash specifike legjislative dhe jo-legjislative për të forcuar “shtyllën” sociale në Evropë. Këto propozime kanë të bëjnë me ekuilibrin mes jetës profesionale dhe asaj personale të prindërve dhe kujdestarëve, informimin e punonjësve dhe qasjen në mbrojtjen sociale.
Vizion Plus: Ambasadori rus në Tiranë është kërcënuar. Ambasada ka kërkuar shtim personeli nga Moska
Ambasadori rus në Tiranë Aleksandër Karpushin i është drejtuar zyrtarisht shtetit shqiptar, duke njoftuar autoritetet se ndihet i kërcënuar.
Kështu raporton sot Vizion Plus që citon burime diplomatike.