Macron: Koha për rithemelimin e BE-së
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron deklaroi se është koha për rithemelimin e Bashkimit Europian. Kreu i Elizesë foli për një Evropë më demokratike dhe kritikoi ata që mendojnë se nuk është koha e duhur për të hapur debatin mbi të ardhmen e Bashkimit Europian.
Zbulohet në Irak qyteti i themeluar nga Aleksandri i Madh
Një qytet i panjohur antik që besohet të jetë themeluar nga Aleksandri gjatë fushatës së tij në Lindje, u zbulua në Irak. Sipas një artikulli të botuar në The Times, Qalatga Darband, një vendbanim i fortifikuar, në Irakun verior, me aktivitet intensiv tregtar (veçanërisht në tregtinë e verës) duket se është kaluar pa u vënë re derisa mbetjet u zbuluan nga arkeologët e Muzeut Britanik në ndihmën e dronëve.
Ligj i ri për sigurimin e automjeteve. Paguajnë më pak drejtuesit e rregullt
Autoriteti i MBikëqyrjes Financiare premton se deri në vitin 2018 do të jetë miratuar një ligj i ri për sigurimin e mjeteve motorike. Drejtori i Autoritetit, Ervin Koçi, ka prezantuar disa pika të projektligjit, që sipas tij sjell për drejtuesit e mjeteve aplikimin e sistemit bonus – malus.
Përshtypja e një turisti nga Tirana: "Kosovarët u ngritën kundër serbëve nga zilia për Beogradin që është shumë i bukur"
Sikletet e një mbledhje live të PS (Video)
Partia Socialiste në pushtet ka dhënë këtë të martë një tjetër shfaqje estetike të bashkëqeverisjes me qytetarët, duke zhvilluar mbledhjen e grupit parlamentar me dyer të hapura, kuptohet nën kujdesin dhe urdhërin e kryeministrit që ky aktivitet të transmetohej direkt në Facebook-un e tij.
Nuk ka të paprekshëm. "Deloitte", viktimë e hakerave, ndërkohë që bën biznes në fushën e sigurisë kibernetike
Kompania “Deloitte” është e njohur në Shqipëri si firma e cila u pajtua nga shteti shqiptar për të bërë auditimin e firmave piramidale dhe asaj që ndodhi me paratë e qytetarëve shqiptarë deri në vitin 1997 kur skema do të niste të rrëzohej. Dhe në fakt, kompania konsiderohet si një ndër më të mëdhatë në botë për çështje të auditimit dhe financës. Prej disa vitesh, “Deloitte”, përfshirë edhe degën në Shqipëri, ka menduar të zgjerojë aktivitetin e vet edhe në çështje të sigurisë kibernetike.
Përplasje BE-SHBA për sanksionet ndaj Iranit
Lëvizjet e SHBA-së në raport me Iranin dhe tërheqja e saj nga marrëveshja bërthamore, po porvokojnë ndarje të vërteta me Europën. Amabasadori I Bashkimit Europian në Ëashington, David O’Sullivan deklaroi se nëse “SHBA tërhiqet nga marrëveshja bërthamore dhe riaplikon sanksione që shënjestrojnë jo vetëm Iranin, por edhe vendet që bëjnë biznes me Iranin, BE-ja mund të përfitojë nga një statut i mesit të viteve ’90 që mbron kompanitë europiane nga penalizimi nga sanksionet”.
Arrestoni ata që nuk paguajnë energjinë! (Video)
Emisioni “Opinion” në Tv Klan publikoi videon e ngjarjes së 18 Shtatorit në Elbasan, ku makina e zv/drejtorit të Policisë së këtij qarku, Gjergji Oshafi u godit nga një Audi A8 e blinduar. Edhe pse policia ndodhej në operacion pamjet tregojnë qartë se porta e hekurit të Tregut Ushqimor është mbyllur brenda 23 sekondash, pasi makina Audi A8 hyri me shpejtësi brenda tregut.
Katër anëtarët ballkanas të BE-së, mbështetje të koordinuar për anëtarësimin e pjesës tjetër të rajonit
Vendet ballkanike që janë anëtare të Bashkimit Europian do të punojnë së bashku në funksion të anëtarësimit të plotë të të gjithë rajonit. Greqia, Kroacia, Bullgaria dhe Rumania kanë vendosur që përfaqësues të tyre të ndërmarrin një tur në Serbi, Mal të Zi dhe Bosnje, me synim promovimin e integrimit europian. Më tej në Selanik, në datat 5-6 tetor do të takohen përfaqësues të katërshes ne fjalë me përfaqësues të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës.
"Objekti më i shtrenjtë, penda" - replikë me Përparim Kabon
Situata faktike: Pyetja e parë: “Cili është objekti më i shtrenjtë që ke blerë?”
Përgjigja “Një penë ose pendë, bashkë me kallamarin e bojës”, madje kur fillova edhe ta shpjegoja vendin ku e kisha blerë dhe të bëja arsyetimin përse e vlerësoja atë objekt si më të shtrenjtin, personi që pyeste më ndërpreu, duke kaluar menjëherë te pyetja e dytë:
“Po sa kushtonte ajo pena me gjithë kallamarin?”.
Vendosa t’i them çmimin e tregut, “70 dollarë”.
Pyetësi, ndoshta i pakënaqur nga përgjigjet e pyetjes së parë, vazhdoi:
“Sa kushton makina juaj?”.
