Gjurmimi i valëve migratore përmes Google
Një vëzhgim i kryer nga Pew Research Center evidenton gjurmët dixhitale të refugjatëve që kanë hyrë në Europë nga Lindja e Mesme apo nga Afrika. Kjo do të thotë se një sinjal për valët migratore është monitorimi online i motorrëve të kërkimit si Google, ku lihen gjurmët e kërkimit për vendet e destinacionit, origjinën gjeografike të kërkuesit. Vështirë të mendohet sot një refugjat që nuk ka me vete një smartphone, përmes të cilit komunikon audio dhe video me familjarët.
Daçiç: Jo më luftë për Kosovën
Zv.kryeministri i Serbisë, ministër i Jashtëm, Ivica Daçiç ka elaboruar përmes një shkrimi në gazetën “Blic” idenë e presidentit Vuçiç për një kompromis për Kosovën.
“Përmes marrëveshjes mes serbëve dhe shqiptarëve është e mundur një zgjidhje permanente kompromisi, përfshirë një status special për kishat tona dhe manastiret dhe Komunitetin e Komunave Serbe në jug të Kosovës. Nëse nuk është e mundur nuk është se do të mërzitem, por do të përpiqem të kontribuoj në gjetjen e një zgjidhjeje të fundit realiste.
Miliarda dollarë/vit humbje - pasojat ekonomike të pagjumësisë
Gjumi ka rëndësi për shëndetin dhe më tej si rrjedhojë e kësaj edhe për ekonominë. Në një shkrim të Rand Corportation thuhet se në SHBA pamjaftueshmëria e gjumit është deklaruar si problem I shëndetit publik, përderisa 1/3 e amerikanëve në moshë të rritur nuk fle aq sa duhet në mënyrë të rregullt. Pagjumësia është një çështje problematike në shumë vende. Kompleksiteti i pasojave që sjell mungesa e gjumit në finale prodhon edhe kosto ekonomike.
Parada ushtarake e Kinës
Kina ka zhvilluar sot në bazën e Zhurihe një paradë të madhe me rastin e 90- vjetorit të krijimit të ushtrisë. Morën pjesë 12,000 trupa, 129 avionë, 571 mjete.
Koalicioni me qytetarët, populizëm mbi një politikë që zbatohet prej kohësh
Ndërmarrja e kryeminisrit Edi Rama që po zhvillohet në okelion e bashkëqeverisjes me qytetarët nuk është ndonjë risi, as në planin e dokumenteve politike dhe qeveritarë dhe as në qasje. Për më tepër ajo është konfirmim i dështimeve të njëpasnjëshme në përmbushjen e objektivave që vetë qeveritë i kanë vënë vetes, duke investuar para, adoptuar koncepte dhe dokumente dhe duke kërkuar ndryshime strukturore. Dështime të cilat në fakt vënë në diskutim edhe suksesin e metodave të reja që ndihmohen nga teknologjia.
Demografia e Europës po ndryshon si kurrë më parë
Me krizën financiare dhe problemet e migracionit në Europë, po del në sipërfaqe edhe çështja e demografisë. Suksesi i partive nacionaliste qëndron pikërisht mbi ndërtimin e këtij ankthi që në Europë është jo i vogël. Qasja ndaj problemit demografik është delikate sepse ushqen politika të ndryshme që jo rrallë e kanë çuar kontinentin në luftë, por fakti që aktualisht në Europë po ndodh një proces tjetërsimi në planin demografik kjo është e vërtetë që nuk ka pse të mohohet.
Sistemi elektronik i votimit në SHBA, krejtësisht i pasigurtë
Zgjedhjet e fundit presidenciale në SHBA hynë në histori si një proces zgjedhor që u kryen nën ndikimin e shërbimeve ruse. Madje kandidatja demokrate Hillary Clinton, deklaroi se ajo humbi zgjedhjet për shkak të ndikimit rus dhe kreut të FBI-së, Bill Comey. Nga ana tjetër procesi i votimit, i kryer në rrugë elektronike, u verifikua si i pacenuar. Çka do të thotë se makinat e votimit elektronik nuk i ishin nënshtruar sulemeve apo hakerimit.
"Serbët dhe shqiptarët duhet të jetojnë në paqe. Jemi gati për kompromis"
Presidenti serb Aleksander Vuçiç ka folur për dialogun e fundit për Kosovën, nismë e tij, në një intervistë për gazetën zvicerane “Blick”. Vuçiç ka qenë i drejtpërdrejtë kur ka deklaruar se thirrjet për luftë dhe ngurtësimi në pozicione retorike të militarizuara nuk ndihmojnë më askënd.
Kartel jo konkurencë
Duket epoka e konsumizmit po i jep të drejtë postulatit se partitë vetëm qeverisin, ndërkohë që kastat sundojnë. Media rend pas deklaratave të kryeministrave dhe ministrave, ndërkohë që standardi i jetës sonë, cilësia e saj dhe e ardhmja është vendosur tashmë nga ata që dominojnë dhe përcaktojnë tregun.
Referendumi i pavarësisë së Katalonjës, Madridi i drejtohet Gjykatës Kushtetuese
Qeveria spanjolle e drejtuar nga Mariano Rajoy po përpiqet të ndalë referendumin e pavarësisë së Katalonjës duke ndjekur rrugën ligjore. Pas një vendimi të marrë në parlamentin katalonjas që i hap rrugën ligjit për zhvillimin e referendumit që parashikohet të mbahet më 1 tetor, Rajoy njoftoi se ai dhe qeveria e tij do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.