Google vs Gjykata Europiane/E drejta për t'u harruar në të gjithë hapësirën e BE, jo vetëm në një vend

Postuar në 20 Korrik, 2017 22:59

Beteja e Google me kërkesën e Francës për të ashpërsuar të ashtuquajturën “e drejta për t’u harruar globalisht” do të vijojë në Gjykatën më të lartë të Bashkimit Europian, vetëm tre vjet pasi gjyqtarët e kësaj gjykate urdhëruan kompaninë të hiqte disa nga të dhënat e saj, të cilat njerëzit i konsideronin të sikletshme apo të vjetra.

Polonia nuk tërhiqet, miratohet reforma që i heq pavarësinë Gjykatës së Lartë

Postuar në 20 Korrik, 2017 20:16

Polonia – ky është emri më i ri për krizën politike të BE-së. Parlamenti i këtij vendi ka miratuar sot reformën e shumëdiskutuar e cila e vendos Gjykatën e Lartë nën autoritetin e qeverisë. Në tekstin e përmirësuar disi, është ndryshuar vetëm e drejta e ministrit të Drejtësisë për të sanksionuar rregullat proceduriale të Gjykatës së Lartë si dhe për të vendosur nëse gjykatësit do të mbajnë detyrën e tyre me hyrjen në fuqi të ligjit. Kjo e drejtë i kalon presidentit.

Policia Bashkiake e Erjon Veliajt nuk është e vetme në luftën kundër "tregëtarëve" ambulantë

Postuar në 20 Korrik, 2017 19:55

Artan Lame natyralizohet si drejtor i Rilindjes: Fajin e kanë ata poshtë

Postuar në 20 Korrik, 2017 19:43

Shikojeni këtë video prononcim të z. Artan Lame. Ajo është shpërndarë në Facebook nga kryeministri Edi Rama, si shembulli sesi do të ndëshkohen të gjithë ata që nuk shërbejnë për popullin. Lame, që tërheq nga mbrapa këmborën mediatike të intelektualit, të befason kur e sheh të transformuar verbalisht – pasi karakterin nuk ja njeh kush – në një nëpunës shembullor, nga ata që marrin formën e enës së autoritetit.

Zbardhet plani i 100 ditëve të para të qeverisë

Postuar në 20 Korrik, 2017 18:21

Kryeministri Rama ka prezantuar objektivat e 100 ditëve të para të qeverisë, duke renditur me pika 10 prioritetet për të cilat ka  kërkkuar edhe mendim nga qytetarët. Ajo që bie në sy është qasja për të vazhduar gjyqet publike për zyrtarët me biografi jo të mirë dhe ndërmarrja e aksioneve kolektive për ndotjen e mjedisit, ujin, kanabisin, informalitetin, pastrimin, sigurinë ushqimore etj.

Assad fiton, SHBA ndërpret ndihmën dhe mbështetjen për rebelët sirianë

Postuar në 20 Korrik, 2017 18:01

Politika amerikane bën një tjetër hap mbrapa në Siri në raport me objektivat e vëna nga administrata Obama. Agjencitë kryesore të lajmeve njoftojnë se administrata Trump ka vendosur që të ndërpresë programin sekret të mbështetjes së rebelëve që luftojnë kundër presidentit Bashar al Assad. Sipas disa zyrtarëve që citohen në mënyrë anonime, vendimi ka ardhur në funksion të përmirësimit të marrëdhënieve me Rusinë dhe si pasojë e faktit se Rusia dhe Irani ja dolën që të mbajnë në pushtet Assad, pavarësisht të gjithave.

Një raport i ministrisë së LSI-së që nxin Veliajn dhe bashkitë e reja

Postuar në 20 Korrik, 2017 17:59

Agjencia Kombëtare e Mjedisit publikoi raportin mbi situatën mjedisore në Shqipëri ku janë me interes tre gjetje. Niveli i ndotjes në Tiranë, menaxhimi i mbetjeve pas ndarjes së re territoriale dhe sasia e gjenerimit të mbetjeve.

Sukhoi 35 bën "mrekulli" në ajër

Postuar në 20 Korrik, 2017 14:40

Dobësitë e sistemit global të ushqimit dhe nevoja për heqjen dorë nga dieta perëndimore

Postuar në 20 Korrik, 2017 14:12

Afërsisht 1 miliardë njerëz varen nga tregëtia ndërkkombëtare për të siguruar kërkesat e tyre për ushqim, duke dhënë vlerë jetike sistemit global të ushqimit në sigurinë ushqimore. Më 27 qershor, Catham House publikoi raportin “Pikat Bllokuese dhe Dobësitë në Tregëtinë Botërore të Ushqimit”(Chokepoints and Vulnerabilities in Global Food Trade).

Kredia nuk dha prodhim/Çfarë po ndodh me fermerët e bostanit në Lushnjë?

Postuar në 20 Korrik, 2017 12:26

Pages

Subscribe to ResPublica RSS