Italia shtyn për legjislaturën tjetër reformën e nështetësisë
Një në çdo 10 nxënës në Itali është i huaj. Ka klasa në shkolla ku prezenca e të huajve shkon deri në 50% apo e kalon këtë shifër. Gazeta “Repubblica” e cila trajton çështjen e nxehtë të jus soli, nocioni që njeh qytetarinë duke marrë për kriter vendlindjen, sjell disa foto nën titullin: “Nga Torino në Palermo. Në shkolla jus soli është realitet” për të kujtuar se realiteti është i tillë që kërkon normim ligjor.
Ndërron jetë Mr. Playboy
Ndërron jetë në moshën 91 vjeçare themeluesi i Playboy, Hugh Heffner, njeriu që qëndroi pas revistës më të famshme erotike, shoqëruese për burrat e shumë brezave. Ai u lind më 9 prill 1926 në Çikago dhe u bë miliarder pasi vuri në jetë idenë e krijimit të Playboy në vitin 1953.
Rekordi i 2016-ës/Pasuria e milionerëve arriti në 63.5 trilionë dollarë
Milionerët vijojnë të shtohen në një botë përherë e më dinamike dhe të ndërlidhur ekonomikisht. Një raport i firmës këshilluese “Capegemini” sjell disa të dhëna mbi pasurimin e individëve apo kompanive në pjesë të ndryshme të botës për vitin 2016 dhe për përqendrimin e pasurisë në shifra absolute.
BE forcon kufijtë e brendshëm
Komisioni Europian ka propozuar dje disa ndryshime ligjore që prekin lëvizjen e lirë në hapësirën Schengen. Përmes një deklarate për shtyp, Komisioni njofton shtetet anëtare për masat që propozohen për të shmangur në maksimum kërcënimet për sigurinë publike.
Duke iu referuar neneve 25 dhe 27 të Kodit Kufitar të Schengen, Komisioni rekomandon që afati për ushtrimin e kontrolleve të brendshme, pra në kufijtë mes shteteve anëtare të zgjatet nga 6 muaj në një vit. Duke patur të drejtën e shtyrjes 3 herë në maksimumin e kohës së aplikimit të kësaj mase deri në 2 vjet.
Schaeuble, viktima e parë e zgjedhjeve gjermane
Wolfgang Schaeuble duket se është viktima e parë e rezultateve elektorale në Gjermani. Media të ndryshme njoftojnë se grupi parlamentar i CDU-CSU ka kërkuar që Schaeuble është propozuar për president i Bundestagut, në mënyrë që portofoli i ministrit të Financave, mbajtur deri më tani nga 75 vjeccari, do të kalojë për partnerët e FDP-së në koalicionin e ri qeverisës.
Ministrja ka të drejtë, Shqipëria është i vetmi vend më një pakicë: Qeverinë
"ShBA e painteresuar për rajonin"
Qendra për Studime të Sigurisë në Zyrih publikon së fundmi një studim që ka si temë Ballkanin Perëndimor. Punimi është hartuar nga disa autorë dhe është në thelb një përmbledhje e raportimeve të shumta mbi atë që po ndodh në rajonin tonë. Integrimi, ngadalësia e tij, BE dhe NATO nga njëra anë dhe Rusia, Turqia dhe vendet e Gjirit Persik nga ana tjetër. Dy narrativa që po konkurojnë në një zonë tampon, mesa duket në kufi të identiteteve të mëdha.
Materiali është më shumë me karakter përshkrues sesa analitik, por ai ka rëndësi sepse shfaqet në faqen e një qendre jo pak të njohur.
Rama shpall “bashkimin europian” me Kosovën (Video)
Kryeministri Rama priti këtë të mërkurë një delegacion të qeverisë së Kosovës të kryesuar nga kryeministri Ramush Haradinaj.
Në konferencën për shtyp Rama theksoi se nis një etapë e re në marrëdhëniet mes dy vendeve që do të konkretizohet me lehtësimin e kalimit në kufi, bashkimin doganor dhe atë konsullor sipas një modeli të vendeve të Bashkimit Europian.
Dy qeveritë vendosën të mbajnë një mbledhje të përbashkët më 27 nëntor në Korçë dhe të kordinojnë punën për vitin e përbashkët të Skënderbeut.
"Çështjet serbo-shqiptare duhen zgjidhur njëherë e mirë"
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se qëndrimi aktual i Serbisë synon drejt zgjidhjes “njëherë e mirë” të raporteve serbo-shqiptare.
“Dua t’u them serbëve se ne jetojmë në një realitet, në një të shkuar mitike. Por ne nuk kemi humbur gjithçka. Realiteti qëndron larg këtyre dy pozicioneve. Është e rëndësishme që të zgjidhen çështjet serbo-shqiptare njëherë e mirë”, tha ai.