Rasti Stepinac, një model i dobishëm për rivlerësimin dhe celebrimin e figurave të historisë së afërt
Vatikani duket se ka gjetur gjuhën e përbashkët me kishën ortodokse serbe lidhur me vlerësimin e figurës së kardinalit Alojzije Stepinac. Në një intervistë për revistën “Cord”, Nunci Apostolik i Vatikanit në Serbi, Luciano Suriani, ka vënë në dukje se për figurën dhe veprimtarinë e Stepinac, kreu i kishës katolike kroate gjatë regjimit të ustashëve në Luftën II Botërore, ekziston tanimë një gjykim i përbashkët i komisionit miks të krijuar mes përfaqësuesve të Vatikanit dhe Kishës Ortodokse Serbe.
Shqipëria i përgjigjet Trump: Do shtojmë shpenzimet ushtarake. Dhe një leksion për gjeopolitikën e rajonit
Shqipëria do të rrisë shpenzimet ushtarake në kuadër të detyrimeve që rrjedhin nga anëtarësimi i saj në NATO. Kryeministri Edi Rama duke folur në Konferencën e Komitetit të NATO-s që po mbahet këtë të shtunë në Tiranë, ka premtuar angazhime të reja nga vendi ynë, e madje edhe shtim trupash në Afganistan.
Trump tërhiqet nga prishja e marrëveshjes me Iranin
Presidenti amerikan Donald Trump tërhiqet nga një tjetër premtim i fushatës që kishte të bënte me prishjen e marrëveshjes për programin bërthamor të Iranit. Kreu i Shtëpisë së Bardhë vendosi të shtyjë në kohë zbatimin e sanksioneve ekonomike të vendosura ndaj Iranit. Burime thanë se pjesëtarë të lartë të kabinetit i kërkuan presidentit të mos hidhte në erë marrëdhëniet SHBA-Iran, pasi Irani do të ishte në gjendje të prodhonte armë bërthamore.
Hakerohet shefja e sigurisë së Equifax, një nga tre agjencitë kryesore të raportimit të kredive
Susan Mauldin, personi përgjegjës për sigurinë e të dhënave të Equifax u shfaq me një profil në Linkedin ku rezultonte me një diplomë bachelor nga Universiteti i Gjeorgjisë si mjeshtër i arteve të bukura në muzikë.
Në profilin e Mauldin nuk pasqyrohej asnjë diplomë arsimore që lidhet me teknologjinë ose sigurinë. Sikur të mos mjaftonte kjo, MarketWatch njoftoi të premten se faqja në LinkedIn e Susan Mauldin u bë private dhe emri i saj u zëvendësua me "M" për të mbajtur sekret nivelin e tij të arsmimit.
Blindohet Londra, frikë nga tjetër sulm terrorist
Shteti Islamik mori përgjegjësinë e sulmit terrorist ne metronë e Londrës ku mbetën të plagosur 29 persona. Sipas një deklarate të transmetuar agjencia propagandës, Amaq ushtarët e kalifatit goditën në zemer të kryeqytetit britanik. Niveli i alarmit në Britani është maksimal, pasi siç tha kryeministrja britanik Teresa May shërbimet britanike konsiderojnë se mund të ketë një tjetër sulm të afërt.Ajo lajmëroi se qytetarët në ditët në vijim do të shohin një numër më të madh të policisë dhe ushtarëve të armatosur në rrugët e vendit.
Kadare hedh poshtë tezën e myslimanëve për Skëndërbeun
Shkrimtari i njohur Ismail Kadare ka bërë komentet e tij rreth debateve më të fundit për Skëndërbeun duke hedhur poshtë tezën se heroi kombëtar luftoi dhe përndoqi myslimanët. Në një intervistë për Eni Vasilin në News 24 Kadare se ka një boshllëk të lënë nga komunizmi rreth debatit se çfarë përfaqëson Skëndërbeu.
A dukej kështu Maria Magdalena?
Portreti është krijuar nga studiues francezë bazuar në fotografimet e një kafke të gjetur në një qytet mesjetar francez.
Qipro turke refuzon të jetë provincë e Turqisë
Duke keqardhjen për dështimin e bisedimeve për ribashkimin e Qipros verën e kaluar,presidenti i Qipros turkeMustafa Akinci tha se qipriotët turq nuk kanë ndërmend të hyjnë në një proces të paqartë. As aneksimi nga Turqia, as të qenit një pakicë në Qipro nuk është një opsion për turqit qipriotë tha Akinci në një konferencë të organizuar nga Fondacioni për Zhvillim Ekonomik në Stamboll.
“Gjermanët duhet të jenë krenarë për Luftën e Dytë Botërore”
Gjermanët duhet të jetë "krenare" për "arritjet" e ushtrisë së tyre gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore. Kështu deklaroi, disa ditë para zgjedhjeve federale parlamentare të cilat do të mbahen më 24 shtator, Alexander Gauland, një nga kandidatët kryesorë të partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AFD). Partia e tij në sondazhe mbledh rreth 12 % të votave dhe pritet të bëhet forca e tretë në Bundestag.
E kolmja del në modë
Mbi 60% e grave në Shtetet e Bashkuara kanë një shëndet të bëshëm. 10 prej tyre u zgjodhën si modele nga kompania e Torrid dhe prezantuan veshjet e firmës në javën e modes në Nju Jork. Filozofia e kompanisë është se tashmë nuk mund të injorohet fakti se popullsia më e disponueshme për të blerë rroba është ajo e madhësive që tejkalon disa herë masat e modeleve të zakonshme.