Nënë Tereza "pajton" Athinën me Shkupin
Në marrëdheniet mes Athinës dhe Shkupit duket sikur po fryn një erë e re pas ardhjes në pushtet të Zoran Zaev dhe koalicionit të partive shqiptare. Komuniteti ndërkombëtar është investuar që dy vendet të zgjidhin mosmarrëveshjet për emrin në mënyrë që Maqedonia të afrohet sa më shpejt me NATO-n dhe Bashkimin Europian, aq më tepër kur flitet për një kërcënim rus.
Komunizëm dhe Punk Rock në Jugosllavi*
Tërheqja e qeverisë nga ligji i mbetjeve, lajm i mirë. Mungesa e arsyeve, lajm i keq
Sot në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese është debatuar për ligjin e mbetjeve. Një ditë më parë, Partia Socialiste tërhoqi projektligjin duke argumentuar se do ta diskutojë me komunitetetet. Më tej akoma, si për të konfirmuar këtë reflektim, propozesi i projektit, Eduard Shalsi, është tërhequr nga nisma, duke deklaruar se opinioni është manipuluar.
CNN: Trump mund të jetë përgjuar nga FBI
Presidenti amerikan, Donald Trump mund të jetë përgjuar nga FBI në kuadër të hetimeve për implikimin rus në zgjedhjet amerikane. "CNN" raportoi të martën se FBI kishte nën përgjim telefonin e ish-kreut të fushatës së Donald Trump, Paul Manafort, gjatë kohës që ai bisedonte "disa herë në ditë" me Donald Trump. Nëse ky informacion është i saktë, gjasat që autoritetet e prokurorisë amerikane të kenë në dorë biseda të presidentit amerikan rriten në mënyrë dramatike.
"Në Rusi bien dakord vetëm për një gjë: Revolucioni i 1917-ës, ishte një Katastrofë"
Vladimir Zelinskij, studiues i mendimit filozofik dhe fetar, pedagog i gjuhës dhe kulturës ruse në Universitetin Katolik në Romë, jep disa mendime për atë që ndodh sot në Rusinë e Vladimir Putinit. I intervistuar nga gazeta “Avvenire”, Zelinskij e hap komentin e vet me përshkrimin e gjendjes shpirtërore të moskovitëve.
“Doni të vidhni paratë tona. Dakord, vazhdoni, por lëreni të qetë qytetin tonë”.
"Greqia, shtyllë e strategjisë amerikane në Ballkan"
Greqia është shtylla e strategjisë amerikane në rajonin e Ballkanit. Këtë pohon në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, ambasadori amerikan në Athinë, Geoffrey Pyatt.
Zbulohet sistemi binar i vrimave të zeza më i afërt me Tokën
400 milionë vjet dritë larg. Kjo është distanca e sistemit më të afërt të vrimave të zeza binare me Tokën. Zbulimi është bërë nga disa qendra kërkimore në SHBA që raportojnë se dy vrimat e zeza që orbitojnë ndaj njëra – tjetrës ndodhen në galaktikën NGC 7674. Ato ndodhen në distancë 1 vit dritë larg nga njëra-tjetra që është rekord i ri krahasuar me rrezen më të shkurtër të orbitimit të regjistruar deri më tani, që ishte 24 vjet dritë.
Projekti/Individët nuk do marrin më pjesë në ankandet e bonove dhe obligacioneve
Qeveria dhe Banka e Shqipërisë mendojnë të përjashtojnë individët nga e drejta për të marrë pjesë në ankandet e bonove të thesarit dhe obligacioneve shtetërore. Lajmi raportohet nga “shqiptarja.com” sipas të cilës për këtë çështje po punohet me një projekt konkret.
Imagjinata, përpara gjuhës
Imagjinata është pjesë e pandarë e jetës sonë të brendshme. Mund të thuhet se ajo është një ‘univers i dytë’ brenda kokës sonë. Ne shpikim kafshë dhe ngjarje që nuk ekzistojnë, përsërisim historinë me përfundime të tjera, përfytyrojmë utopi sociale dhe morale, kënaqemi në artin e fantazisë dhe meditojmë njësoj si për atë që mund të kishim qenë, edhe për atë që mund të bëheshim. Animatorë si Hayao Miyzaki, Walt Disney dhe njerëz në Studiot Pixar janë mjeshtra të imagjinatës, por ata vetëm sa krijojnë një version publik të jetës sonë të përditshme.
Ndërron jetë Stanislav Petrov, shmangu përplasjen bërthamore
Ndërroi jetë në moshën 77-vjeçare Stanislav Petrov, ish-oficeri i ushtrisë sovjetike, i cili shmangu katastrofën botërore gjatë Luftës së Ftohtë. Në vitin 1983, në kohën kur ishte në detyrë, në qendrën ruse të paralajmërimit të kërcënimit bërthamor, kompjuterat treguan gabimisht raketa që vinin nga Shtetet e Bashkuara. Petrov nuk e dha alarmin e një sulmi ndaj Rusisë, pasi kuptoi se ishte një alarm i rremë, duke shmangur luftën bërthamore mes SHBA-ve dhe Rusisë. Stanislav Petrov ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Moskë, në muajin maj, por vdekja e tij nuk ishte bërë publike.