Ligji thotë qartë: Ndalohet çdo ndërtim...në Parqet Arkeologjike
Do të duhet pritur një reagim nga Ministria e Kulturës apo edhe Agjencia e Shërbimit Arkeologjik për të kuptuar më mirë atë që po ndodh në Butrint. Fotografitë dhe materiali video i publikuar sot dëshmojnë paraprakisht se në zonën e Parkut Arkeologjik të Butrintit po ndërtohet me tulla dhe beton, nën lejen e ministres. Këtë raportoi sot gazeta “shqiptarja.com”.
Ministria e Kulturës jep leje ndërtimi për bar kafe brenda Parkut Arkeologjik të Butrintit(foto+video)
Ministria e Kulturës ka dhënë lejen e ndërtimit për një bar kafe brenda Parkut Arkeologjik të Butrintit. Lajmi bëhet i ditur nga “shqiptarja.com”, që citon drejtorin e Parkut, Gjergji Mano. Firma që ka fituar tenderin është “hako.sh.p.k”, ndërkohë që brenda parkut, që është monument i mbrojtur nga UNESCO, nuk lejohen punime përveç restaurimit dhe mirëmbajtjes.
http://shqiptarja.com/home/1/skandal-n--butrint-nd-rtim-brenda-zon-s-ark...
Shqipëria e krimit, drogës dhe trafiqeve
Ambasadori Donald Lu ka deklaruar sot gjatë një fjale në Shkollën e Magjistraturës se Shqipëria përballet me një dukuri në rritje të krimit dhe trafiqeve. Ai ka përmendur emra konkretë. Sipas tij, Emiljano Shullzi vijon trafikun e drogës nga burgu, ndërkohë që Lulzim Berisha, u lirua për shkak të një gabimi dhe ndonëse pati procedime për këtë çështje, ai vazhdon të jetë i lirë.
Italia dëbon ambasadorin e Koresë së Veriut
Italia ka kërkuar që ambasadori i Koresë së Veriut në Romë, procesi i akreditimit i të cilit nuk është përfunduar ende të largohet nga vendi në shenjë proteste për nisjen e raketave balistike dhe testimin e armëve bërthamore të Phenianit.
"Ne kemi vendosur të ndërpresim procesin e akreditimit. Ambasadori do të duhet të largohet nga vendi"-tha ministri i jashtëm italian Angelino Alfano në një intervistë për La Repubblica.
Ndryshimet ligjore/Provim pranimi/shtetëror për juristët dhe noterët
Parlamenti i Shqipërisë është duke shqyrtuar disa ndryshime që prekin profesionet e noterit dhe juristit, ndërkohë që në procedurë është edhe projektligji “Për organizimin dhe funksionimin e Policisë Gjyqësore”.
Siç mund të lexohet në drafte e iniciuara nga një grup deputetësh, ndryshimet janë me rëndësi. Kështu në projektlgjet për profesionin e juristit dhe të noterit, mendohet që të hyjë në fuqi si hallkë përcaktuese për ecurinë e mëtejshme në karrierë Provimi I Shtetit – për rastin e juristit – dhe Provimi i Pranimit për rastin e noterit.
Ndërron jetë Robert Elsie
Ka ndërruar jetë albanologu kanadez Robert Elsie. 67 vjeç, Elsie lidni në vitin 1950 në Vankuver të Kanadasë por ishte me origjinë gjermane. Autor i disa librave, përkthyes i letërsisë shqipe në gjuhë të huaj, mes të cilave edhe “Lahuta e Malcis” e Gjergj Fishtës, Elsie ishte i njohur dhe komunikonte me publikun shqiptar. Ai shfaqej në intervista të shumta, ka po ashtu një aktivitet të dendur me katalogimin online të librave apo burimeve të ndryshme për Shqipërinë dhe shqiptarët përmes faqes së “albanianhistory.net”.
Masakra e Las Vegasit/50 të vrarë dhe 200 të pagosur. Të dyshuar: Stephen Paddock, 64 vjeç dhe Marilou Danley
Të paktën 50 të vdekur dhe 200 të plagosur nga zjarri i armëve në një koncert në Mandalay Bay Hotel në Las Vegas. Policia e Las Vagasit në SHBA deklaron se autori i dyshuar i masakrës së mbrëmshme është një 64 vjeçar me emrin Stephen Paddock. Ai ka mbetur i vrarë nga ndërhyrja e forcave të rendit, por pasi kishte varrë 50 njerëz dhe plagosur 200 të tjera në një koncert ku ishin mbledhur shumë njerëz. Po kështu autoritetet amerikane kanë njoftuar se bashkë me Paddock mendohet se ka qenë edhe një femër e cila është identifikuar. Emri I saj është Marilou Danley, me origjinë aziatike.
Rruga e gjatë e marrëdhënieve diplomatike gjermano-shqiptare
Nënshkrimi i marrëdhënieve diplomatike gjermano-shqiptare qe një ngjarje shumë e rëndësishme për Shqipërinë komuniste të kohës edhe pse në krahasim me shumicën e vendeve të Evropës Perëndimore, marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Gjermanisë së atëhershme perëndimore qenë shumë të vonuara.
Me politikën e orientuar drejt lindjes Gjermania Perëndimore, pra Republika Federale e Gjermanisë (RFGJ) kishte vendosur marrëdhënie diplomatike me "republikat popullore” të Evropës lindore, e në fund, në vitin 1972, madje edhe me Republikën Demokratike Gjermane.
Katalonja, votë 90% pro pavarësisë
Katalonja votoi në masën 90% pro shkëputjes nga Spanja dhe pavarësimit të saj. Ndonëse Madridi zyrtar nuk e njeh referendumin, gjatë të cilit mbetën të plagosur rreth 840 persona dhe ku dhuna policore ishte prezente, katalonjasit shpresojnë se pavarësia është afët. Lideri i tyre, Carles Puigdemont citohet të jetë shprehur se vota e njerëzve përcakton rrugën drejt pavarësimit të plotë. Sipas tij 90% e 42.3% të zgjedhësve që morën pjesë u shprehën pro.
Heshtja e Europës demokratike ndaj dhunës në Spanjë
Referendumi i Katalonjës ka nxjerrë në pah edhe pasigurinë e Europës së bashkuar. E trumbetuar pas fitores së Trump dhe Brexit si kampione e liberalizmit, kështjellë e demokracisë, Europa e Merkel dhe ndoshta edhe Macron, sot ka heshtur për dhunën e ushtruar nga policia spanjolle. Është një dhunë që siç mund të shihet nga pamjet ka brenda edhe sentimentin e spanjollit ndaj katalonjasit, përveç se ndjenjën e detyrë.