Është i njëjti personazh!

Postuar në 05 Tetor, 2017 20:26

Partia Demokratike dha një tjetër shfaqje donkishoteske mesa duket nga nevoja për të konfirmuar veten si opozitë dhe kryetarin si lider. Por ajo që prodhoi ishte deklarata manekine e kryetarit të saj, Lulzim Basha që i bëri thirrje popullit të marrë në dorë fatet e parlamentit.

 Në thelb shumë zhurmë për asgjë nga i njëjti njeri që bërtiste dhe ulëriste në çadër duke kërkuar që njerëzit të çoheshin për të shpuar gomat e zyrtarëve, ndërsa më pas i hodhi krahun kryeministrit dhe firmosën një marrëveshje që mbetet pazar për aq kohë sa nuk bëhet publike.

Luli, lër mustaqe dhe na pri!

Postuar në 05 Tetor, 2017 20:11

E dini kush është politikani që e ka përdorur më shpesh togfjalëshin “paqe sociale” këto vitet e fundit? Mua më kujtohet sepse engledisjen me pulitikën e kam si biçim detyrimi. Ky është Ilir Meta, shkëlqesia e tij, Presidenti që na gënjeu të gjithëve se do na jepte nga një kallash pas zgjedhjeve. Prit për kallash, hiç Meta. Me siguri që tani si Komandant i Përgjithshëm i FA-së, po i ruan në depo. Një mendje ma thotë se do marrë me konçesion kombinatin e Poliçanit dhe pastaj do t’i demontojë aty për t’I dhënë punë vetes. Po edhe pa plan nuk ecet. 

Lajmshitësi Veliaj, pa skrupuj; inauguron thertoren e 5 viteve më parë (Video)

Postuar në 05 Tetor, 2017 18:55

Zyra për shtyp e Erion Veliajt shpërndau këtë të enjte materiale video mbi hapjen e të parës thertore publike nga Bashkia e Tiranës në zonën e Vaqarrit. Një projekt që sipas Bashkisë, përveçse do të disiplinojë situatën me konsumin e mishit në Tiranë,  do të shmangë ndotjen e mbi të gjitha do të ofrojë informacion për mishin e kontrolluar dhe të certifikuar nga Bashkia e Tiranës.

Kazuo Ishiguro - fituesi i Nobelit për Letërsi për vitin 2017

Postuar në 05 Tetor, 2017 13:45

Shumica(klikimet) përcakton Faktin/Akuza dhe ankesa ndaj Youtube për ngjarjen e Las Vegasit

Postuar në 05 Tetor, 2017 13:40

Edhe masakra e Las Vegasit mplekset në lojërat e botës dixhitale dhe politikat e Google. Gazeta “The Guardian” raporton se të mbijetuarit e masakrës ku mbetën të vrarë 58 njerëz dhe u plagosën 500 të tjerë, por edhe familjarë të viktimave janë shumë të irrituar me platformën “Youtube”, e cila sipas tyre ka promovuar videot që e cilësojnë ngjarjen një mashtrim. Miliona klikime mbi disa video që kanë vetëm pak ditë që janë postuar, pasi edhe ngjarja është shumë e freskët.

Zbulime të reja arkeologjike pranë anijes ku u gjet mekanizmi i Antikytheras

Postuar në 05 Tetor, 2017 13:13

“Teser” opozitari për Lulzim Bashën nga Gramoz Ruçi

Postuar në 05 Tetor, 2017 12:03

Lulzim Basha është përjashtuar sot nga punimet e seancës plenare të Parlamentit për shkelje të Rregullores. Në materialet video që u shpërndanë, tregohet Basha që kërkon me këmbëngulje mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve për të diskutuar reformën zgjedhore, futjen e saj në rend të ditës, pas kërkesës për debat që sipas tij, ka depozituar opozita. Kreu i seancës. Gramoz Ruçi, ka refuzuar kërkesën duke argumentuar se Konferenca e Kryetarëve nuk ka atribute mbi një seancë që ka nisur. Por ky është vetëm aspekti teknik i përballjes që çoi në përjashtimin e inskenuar të Bashës.

Debat për tekstin e Gjeografisë së Shqipërisë në Parlamentin grek

Postuar në 05 Tetor, 2017 11:37

Në Greqi është kthyer në çështje politike problemi me tekstet mësimore të shkollave në Shqipëri që prekin tema të karakterit historik dhe gjeografik. Dy vendet kanë ngritur prej vitesh një komision të përbashkët për rishikimin e teksteve dhe pastrimin e libra e shkollore nga përcaktimet irredentiste apo përmbajtjet me frymë nacionaliste. 

Votim online për Nobelin në Letërsi. Për italianët “I preferuar” është Philip Roth, Murakami dhe DeLillo

Postuar në 05 Tetor, 2017 11:34

Epoka dixhitale mundëson plebishitin e të gjithëve edhe për çështje “ngushtësisht” për ekspertët siç është Nobeli për Letërsinë. Gazeta italiane “Corriere Della Sera” publikon një votim online për kandidatët e preferuar nga lexuesit italianë dhe duhet thënë se në zgjedhjen e tyre dominon emri i Philip Roth. Japonezi Huraki Murakami është një tjetër i preferuar i italianëve bashkë me Elena Ferrante dhe Don DeLillo, shkrimtar amerikan. Në votim duket edhe emri i Ismail Kadaresë, por nga votues shqiptarë.

Ana e errët e industrisë së çokollatës

Postuar në 05 Tetor, 2017 10:17

Një investigim i bërë së fundmi hedh dritë mbi pasojat shkatërrimtare të industrisë së çokollatës mbi mjedisin. Një produkt që sillte xhiro deri në 100 miliardë dollarë në vitin 2015 dhe me konsum 3 milionë tonë. Industria kontrollohet në masë të madhe(50%) nga tri kompani: Olam, Cargill, dhe Barry Callebaut që tregëtojnë kakaon. Investigimi ka zbuluar se këto kompani kanë blerë kakaon, lënda bazë e çokollatës, edhe nga fermerë që kultivojnë në mënyrë ilegale dhe në zona të mbrojtura.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS