Mbyllen pa rezultat konkret negociatat e Korçës

Postuar në 21 Janar, 2018 13:09

Negociatat e Korçës mes Shqipërisë dhe Greqisë për një sërë çështjesh me interes dypalësh kanë mbyllur raundin e dytë. Pa një mbyllje përfundimtare duket se negociatat do të vijojnë sërish me një raund të ri edhe pse nuk është e qartë se në çfarë niveli. Më poshtë deklarata për shtyp e shpërndarë pas takimit të Korçës: 

21 janari/Kryeministri nominon armiqtë e drejtësisë

Postuar në 21 Janar, 2018 12:12

Kryeministri Edi Rama ka organziuar në kryeministri një takim me familjarë dhe deputetë me rastin e 7 vjetorit të 21 janarit. Kryeministri ka pranuar “sëkëlldinë e veçantë” me të cilën pret këtë datë, sepse siç tha ai “drejtësia po vonon”.

Nga Tepelena në Korçë, gërmimet për ushtarët grekë

Postuar në 21 Janar, 2018 12:04

Në ora 11 sipas kohës lokale, në Dragot të Tepelenës  nën mbikëqyrjen e komisionit dypalësh dhe në prani të ekspertëve, grekë dhe shqiptarë do të fillojnë gërmimet për gjetjen e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke.
Agjencia amna.gr njofton se për gërmimet do të përdoren kryesisht harta italiane të kohës së luftës dhe dëshmitë e banorëve të zonës. Gërmimet do të shtrihen deri në Korçë, ku mendohet se janë varrosur rreth 6,800 deri 8,000 grekët të cilët u vranë në mes të nëntorit 1940 dhe prillit 1941.

Turqia nis ndërhyrjen tokësore kundër kurdëve në Siri

Postuar në 21 Janar, 2018 10:47

Turqia ka nisur operacionin tokësor kundër kurdëve peshmerga në Siri duke nisur që nga ora 11:05 e ditës së sotme. Lajmi është njoftuar nga kryeministri turk, Binali Yildirim gjatë një bisede me gazetarë dhe ai pason goditjet ajrore në Afrin, ku është përqendruar edhe e ashtuquajtura foprcë kufitare kurde që është krijuar nga SHBA.

Stabiliteti i Ballkanit midis nacionalizmit dhe zgjidhjes së problemeve: dinamika e fillim-vitit 2018

Postuar në 21 Janar, 2018 10:37

Duket se viti 2018 filloi me ngjarje të nxehta dhe zhvillime, të cilat pasqyrojnë natyrën e rajonit të Ballkanit – duke përfshirë edhe Shqipërinë – dhe si rezultat ndikojnë mbi to.

Avgi-Agimi, vajza 9000 vjeçare nga Thesalia

Postuar në 20 Janar, 2018 23:08

Ekspertë suedezë dhe grekë kanë rindërtuar fytyrën e një vajze, 18-25 vjeç, që ka jetuar 8070 vjet para Krishtit në Thesali të Greqisë ku edhe janë gjetur eshtrat e saj. Mostra u paraqit në muzeun e Akropolit. 

Mirëkuptimi Duka-LSI

Postuar në 20 Janar, 2018 23:03

Kandidati për President të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka nisur fushatën lobuese pranë subjekteve politike që kanë përfaqësimin e tyre në Asamblenë e Përgjithshme të saj. Ai ka qenë sot në një takim me kryebashkiakun e Beratit, Petrit Sinaj, që vjen nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Kjo e fundit ka 7 drejtues bashkish dhe po kërkon që bashkë me PD-në të luajnë me vota kundër kandidatit Bashkim Fino.

Ministri i Jashtëm shprehet optimist pas ditës së dytë të negociatave me homologun grek(video)

Postuar në 20 Janar, 2018 21:34

Pas përfundimit të takimit me homologun e tij helen Nikos Kotzias, ministri Jashtëm Ditmir Bushati, ka dhënë një prononcim të shkurtër për gazetarët në Korçë ku theksoi se është bërë progres në këto bisedime. Shefi i diplomacisë shqiptare tha se nuk ka asgjë sekrete, pasi temat janë të ditura, duke thënë se nesër do të jetë po një ditë e rëndësishme.

"Papandreu dhe Gruevski kanë qenë afër zgjidhjes për Maqedoninë"

Postuar në 20 Janar, 2018 20:41

Ndërmjetësi i OKB-së, Mattheë Nimetz konfirmoi në një intervistë me kanalin "Sitel" të Maqedonisë se pesë emrat që kanë dalë në media janë të përfshira në propozimet e tij. 
Nimetz vuri në dukje se pikëpamja që ka formuar nga bashkëveprimi me maqedonasit është se "ata kanë një identitet shumë të fortë", i cili nuk është ndërtuar 25 vitet e fundit, por ekzistonte: "Kishit identitet kur keni qenë pjesë e Jugosllavisë, Mbretërisë së Serbisë, Perandorisë Osmane, prandaj besoj se idetë e paraqitura nuk janë për ta dëmtuar, por për të forcuar atë".

Blushi tërhiqet nga politika dhe nga LIBRA

Postuar në 20 Janar, 2018 15:13

Ben Blushi ka njoftuar përmes një statusi në Facebook dorëheqjen nga drejtimi i LIBRA-s.  Blushi, që këto kohë ka patur fërkime verbale me bashkëthemeluesen Mimoza Hafizi, nuk jep arsye politike, por personale për largimin, duke u dorëzuar tërësisht para një vullneti për të votuar banditët, siç thotë ai. Më poshtë deklarata e plotë:

PËRSE TËRHQEM NGA DREJTIMI LIBRËS.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS