Udhëzime nga Uashingtoni per takimin e Kretës

Postuar në 07 Nëntor, 2017 13:21

Ministri i jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati dhe homologu i tij grek Nikos Kotzias do të nisin të enjten takimin disaditor në Kretë, për të zgjidhur çështje të klasifikuara si të “vështira” mes dy vendeve. Takimin e konfirmoi për gazetën lokale Flash News.gr kryetari i bashkisë se Spithas ku do të mbahet takimi, Ioanis Stefanakis.

Studimi i të drejtës për tokën, pjesë e shkencës dhe politikave pyjore

Postuar në 07 Nëntor, 2017 12:45

Zhveshja e Shqipërisë tonë vazhdon me ritme të shpejta e të pabesueshme. Duket se ata që kanë qeverisur kombin shqiptar në mijëvjecarin e fundit, ja kanë dalë të mos vihen në tehun e kritikave për këtë krim që ka filluar herët dhe po vazhdon pa pushuar të na shëmtojë peisazhet, djegë e masakrojë drurët e bimët dhe të humbasë pa pushim tokën. Ish presidenti amerikan Rusvelt pati lënë një amanet që mund të përmblidhet: “Cdo gjeneratë e ka për detyre që ti lerë asaj në vijim tokën në një gjendje më të mirë se sa e kanë gjetur”.

Himara në rrugën e Sarandës. Ky është problemi jo të ashtuquajturit filogrekë

Postuar në 07 Nëntor, 2017 12:36

Në Sarandë, deri në mesin e viteve ’80 ka qenë një rrugë thuajse 1.5km që shkonte nga ajo që njihet si Fusha e Volejbollit deri te Peshkimi, në të dy anët e të cilës kishte pisha të mbjella. Rruga vazhdon të jetë edhe sot, por anash saj ka ndërtesa pa fund, biznese apo banesa, që kanë mbirë me një shpejtësi të jashtëzakonshme. Pishat u prenë qysh atëkohë me sebepin se do zgjerohej rruga.

Ambasadori Lu: Dua peshqit e mëdhenj në tavolinë

Postuar në 07 Nëntor, 2017 10:51

Arrestime në fillim të vitit të ardhshëm paralajmëroi ambasadori amerikan Donald Lu në konferencën për shpalljen e operacionit “Forca e Ligjit”. Teksa njoftoi mbërritjen në Tiranë të agjentëve të FBI-së, Lu foli për një rrugë pa kthim në luftën kundër krimit të organizuar dhe lidhjeve politike.

Rrethi i kujtesës!

Postuar në 07 Nëntor, 2017 10:24

Lulzim Basha denoncoi të hënën përfshirjen e Paulin Ndreut, (vëllait të deputetit socialist, Pjerin Ndreu) në procedurat për lëshimin e dy patentave lundruese në emër të ish-ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri.

Gjermania me plan rezervë për rënien e mundshme të Europës

Postuar në 07 Nëntor, 2017 09:00

Revista “Spiegel” publikonte disa ditë një shkrim mbi një raport të ushtrisë gjermane me të cilin ajo ishe njohur. Dokumenti 120 faqesh titullohet “Perspektiva Strategjike 2040” dhe përmes tij përpunohen gjashtë skenarë të mundshëm që mund të marrin jetë deri në këtë vit e që do të ndikojnë sigurinë e Gjermanisë. Me këtë rast kuptohet se skenarët priret të kenë ndikim në mbarë Europën.

“Jo” martesës me përdhunuesin. Historia e Franca Violas që theu kodin siçilian

Postuar në 06 Nëntor, 2017 23:41

1966, Siçili. Franca Viola, një femër e re përdhunohet. Tradita e kërkon që ajo të martojë përdhunuesin, por Viola refuzon duke deklaruar se ajo do martohet me atë që dashuron. Ajo lindi në Alcamo në një familje fermerësh. Në vitin 1963 nisi të frekuentohej me Filippo Melodia, një person me lidhje mafioze lokale, të cilin në fund e refuzoi. Melodia atëherë zgjodhi dhunën me idenë se tradita ishte me të dhe një ditë hyri me forcë në shtëpinë e saj bashkë me 15 të tjerë duke e dhunuar.  Nëse të dy do të martoheshin atëherë nderi I vazjës vihej në vend dhe mashkulli quhej i falur.

"Paradise Papers", implikohet edhe kryeministri turk, Binali Yildirim

Postuar në 06 Nëntor, 2017 23:19

Publikimi i dokumenteve të Paradise Papers implikon edhe kryeministrin turk, Binali Yildirim. Mediat turke përcjellin një kërkesë të zv.kryetarit të partisë kryesore opozitare, Partisë Republikane Popullore, Faik Öztrak, i cili ka kërkuar një sqarim nga kryeministri për faktin se në materialin e publikuar nga Konsorciumi i Gazetarëve Investigativë rezultojnë edhe kompani të lidhura me familjarë të Yildirim.

Gishtì i mesit ndaj Donald Trump i kushton vendin e punës

Postuar në 06 Nëntor, 2017 22:04

Juli Briskman bëri bujë në rrjetet sociale me një foto ku ajo shfaqej duke i treguar gishtin e mesit autokolonës së presidentit amerikan. foton ajo e përdori si profil në twitter dhe Facebook, por kompania e marketingut ku punonte gjykoi se kjo dëmtonte reputacionin dhe e pushoi. 

Ish-anëtarja e MEK: "Muxhahedinët iranianë po rekrutojnë studentë në Tiranë"

Postuar në 06 Nëntor, 2017 19:05

Ekspertja britanike Anna Khodabandeh, një ish-muxhahedine e kampit MEK në Iran ka ardhur në Tiranë për të bindur çdokënd që opozita iraniane nuk është ajo që duket. Në një intervistë ekskluzive për Tema TV ajo lëshon disa mesazhe. Mes të tjerave ajo thotë se MEK po tenton të mbledhë rreth vetes rininë shqiptare.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS