"SHBA ka ndryshuar qëndrim për muxhahedinët iranianë"
Mbështetja e administratës Trump për muxhahedinët iranianë që strehohen në Shqipëri është e ndryshme nga ajo që kishte për ta administrate Obama. Të paktën këtë thotë ish-senatori amerikan i New Jersey-t, Robert Guy Torricelli, i cili në një intervistë për Tv Klan, ka deklaruar se “me administratën Obama mbështetja ishte humanitare, pra për shkak të frikës që kishin muxhahedinët nga pushtimi i Irakut, kurse tani, administrate Trump e ka më të afërt ideologjinë e vet për botën me muxhahedinët”.
Opozita që ecën me shpresën e një populli shurdhmemec
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Berisha ka deklaruar në emisionin “Opinion” se me marrëveshjen e 17 majit ai shmangu luftën civile në Shqipëri.
Po kështu Basha ka deklaruar se ai nuk ka bashkëpunuar ndonjëherë me Edi Ramën dhe se nuk bashkëpunon asnjëherë me të.
Z. Basha tha po ashtu tha se ai beson nga zemra se më 27 janar Edi Rama do bjerë moralisht dhe politikisht.
Po kështu z. Basha nuk e pati problem të madh të thoshte se njerëzit duhet të vijnë në protestë për veten e tyre sepse ai është në rregull për vete.
Gruaja e Presidentit: Të heqim zvarrë Edi Ramën
Takimet e LSI-së nuk kanë më entuziazmin e dikurshëm. Ikja nga pushteti duket se ka zbehur mbështetjen për një parti që raportet me elektoratin i ndërtoi mbi marrëdhënie kleringu. Por Monika Kryemadhi që ka marrë në dorë drejtimin e partisë pas zgjedhjes së bashkëshortit president ka ashpërsuar gjuhën në veçanti ndaj kryeministrit, me të cilin LSI ndau bashkëqeversisjen e 4 viteve.
Kryemadhi ka sjellë referenca nga historia si paralajmërim për kryeministrin. Një herë Esat Pashë Toptanin dhe më pas Enver Hoxhën.
Potencial terrori nga Ballkani Perëndimor
Qeveria federale(gjermane) nuk e përjashton "parimisht një potencial kërcënimi nga ana e dorasve të veçantë dhe grupimeve të veçuara prej skenës islamiste" në Bosnje-Hercegovinë. Kjo del nga një përgjigje e qeverisë federale lidhur me kërkesën e paraqitur nga grupi parlamentar i partisë E Majta në Bundestag, që e disponon DË ekskluzivisht. Ka kontakte të veçuara mes islamistëve radikalë nga Ballkani me ata në Gjermani. Por Shërbimi Federal i Informacionit (BND) nuk ka të dhëna konkrete për rritjen e tendencave islamiste në Bosnje.
Dy ditë para protestës, ambasada amerikane thirrje qytetarëve amerikanë: Bëhuni pjesë e saj
Dy ditë përpara zhvillimit të protestës së parlajmëruar nga opozita shqiptare, ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë një mesazh për shtetasit amerikanë në Shqipëri. Në ndryshim nga praktika e deritanishme, ambasada u sugjeron qytetarëve amerikanë që të jenë pjesë aktive e saj, si vëzhgues apo si pjesëmarrës.
Ambasada siguron se protesta nuk paraqet asnjë rrezik dhe se për këtë ka marrë garanci nga Luli, kryetari i PD-së dhe organizatori i saj.
Shqipëria fiton gjyqin me Beketin
Qeveria shqiptare ka dalë fituese në Arbitrazh me biznesmenin italian Frençesko Beketi, kompania e të cilit Hydro S.R.L. ankimoi prishjen e kontratës për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit në vitin 2014.
Në datën 8 janar, trupa e gjykimit në arbitrazh vendosi të rrëzojë padinë e kompanisë S.R.L., duke e fajësuar atë për mospërmbushjen e kontratës dhe pagesën nga vetë ajo të kostotve gjyqësore, ndërsa në një vendim të dytë do të shprehet mbi vlerën e dëmshpërblimit që biznesmeni italian duhet t’i paguajë Shqipërisë për shkeljen e kontratës konçesionare.
"Fakte të pakëndshme për Shqipërinë"
Kryetari i grupit për Europën Juglinore në Bundestagun gjerman, Stephan Albani në një intervistë për “DW” thotë se Shqipëria nuk e ka ende besueshmërinë në shkallë ndërkombëtare për të marrë hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.
Ai sjell si shembull qëndrimin e mazhorancës në çështjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, duke thënë se nuk mund të përfitohet asnjë imunitet përpara një procedure ligjore që synon zbardhjen e një çështjeje.
Cipras vjen në Tiranë
Në Davos ku kryeministrat Rama e Cipras do të çertifikonin arritjen e bisedimeve të Kretës dhe Korçës u mësua se shefi i qeverisë greke së shpejti do të vizitojë Tiranën, duke i dhënë kështu fund një periudhe të ftohtë mes dy vendeve.
Mediat e vendit fqinj raportojnë se nënshkrimi i partneritetit strategjik i hap rrugën normalizimit të plotë dhe përmirësimit të marrëdhënieve greko-shqiptare pas takimit të kryeministrit Aleksis Cipras me homologun e tij shqiptar Edi Rama.
"Nuk do ta shohim më". Mediat serbe raportojnë largimin e Yee nga DASH
“Nuk do ta shohim më”. Kështu shkruan agjencia ruse “Sputnik” për Brian Hoyt Yee, zyrtarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili provokoi shumë reagime në muajt e fundit me deklaratat e tij në Beograd. Yee, i cili vitin e kaluar ndikoi në zgjidhjen e situatës në Maqedoni, në Shqipëri dhe kërkoi nga Serbia që punonjësve të qendrës humanitare ruse në Nish, të mos i jepet status diplomatik, duket se nuk është më pjesë e DASH. Kështu shkruan “Sputnik” dhe kështu referon edhe B92, një media që e quan veten liberale në Serbi.
"Vdekja e Stalinit" ndalohet në Rusi
Media të shumta në Perëndim raportojnë se autoritetet ruse kanë ndaluar shfaqjen në kinema të filmit “Vdekja e Stalinit”, një satirë që ka për autor Armando Iannuçi. Nuk ka një sqarim shterues për këtë vendim, por sipas mediave britanike, prej nga ku origjinon edhe ky produksion, thuhet se ka arsye politike dhe ideologjike. BBC-ja citon një zyrtar të Ministrisë ruse të Kulturës, Juri Poliakov, sipas të cilit “filmi ka elementë të luftës ideologjike”.
