Kultivim bujqësor 10 mijë vjet më parë në Takarkori të Libisë

Postuar në 31 Janar, 2018 12:16

Zbulimi u krye nga një ekip arkeologësh të universitetit La Sapienza të Romës. 

Ministri i Jashtëm: Ligji i Luftës do të hiqet me dekret të Presidentit të Greqisë

Postuar në 31 Janar, 2018 11:56

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, sqaroi dje në emisionin “Opinion” në Tv Klan sesi po veprohet për heqjen e ligjit të luftës nga Greqia. Sipas Bushatit akti final do të jetë dekreti i Presidentit me kundërfirmat e ministrave dhe kryeministrit në formën e një vendimi që është ekuivalent me dekretin e vitit 1940.

Kemi bërë disa diskutime me palën greke.

"The Economist": Pa rolin e Amerikës, bota shkon në luftë

Postuar në 31 Janar, 2018 11:26

Revista e njohur “The Economist” ia kushtonte edicionin print të datës 25 janar kursit konfliktual ku kanë hyrë fuqitë e mëdha të botës. Revista sjell në vëmendje konfliktet e kufizuara të 25 viteve të fundit dhe ato që ende vazhdojnë, si në Siri, Afganistan, Afrikën Qendrore dhe Irak, për të konkluduar se në botë ka zhvendosje thelbësore gjeopolitike të cilat e sfidojnë rrënjësht rolin e deritanishëm të SHBA.

Trump zbut qëndrimin ndaj emigrantëve

Postuar në 31 Janar, 2018 11:16

Donald Tramp zbuti tonet e ashpra kundër emigrantëve dhe i shtriu dorën e bashkëpunimit në Kongres rivalëve demokratë, në fjalimin vjetor i gjendjen e vendit, i njohur botërisht si “State of the Union”. Në një fjalim që zgjati 1 orë e 20 minuta Presidenti amerikan shpalosi planin e ri për emigrantët e jashtëligjshëm, duke lënë të kuptohet se askush nuk do të dëbohet, pas shfuqizimit të të ashtuquajturit “ligj të ëndërrimtarëve” të administratës Obama. 

12 miljet e Kotzias

Postuar në 30 Janar, 2018 20:06

 Ka një përpjekje për të presuar në maksimum qeverinë për negociatatat e Korçës me Greqinë. Përveç faktit se ato janë mbajtur të fshehta, është deklarimi i fundit i ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, ajo që ka provokuar më shumë debate në Tiranë. Mesa duket Kotzias është njohës i mirë i teknikës mediatike dhe ia ka dalë të kushtëzojë me fjalët e veta raportin e së vërtetës për këto çështje mes qeverisë së Tiranës dhe qytetarëve shqiptarë.

Dalin aferat e Peleshit me emërimet

Postuar në 30 Janar, 2018 19:49

Zyra për shtyp e ministrit të bujqësisë, Niko Peleshi është detyruar të reagojë pas denoncimit nga LSI për emërimin në administratë të një personi me probleme ligjore. Pavarësisht se kush është denoncuesi, Peleshi ka pranuar se emërimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Bordit të Kullimit për rajonin Korçë, Elbasan, Nexhip Merolli është bërë në injorim të ligjit të dekriminalizmit. Ai rezulton i dënuar nga Gjykata e Korçës për fallsifikim dokumentash, vulash etj.

Bisedimet me Greqinë për kufirin detar, Presidenca: Nuk kemi kërkesë për plotfuqinë e ekspertëve

Postuar në 30 Janar, 2018 15:20

Çështja e kufijve detarë është një nga temat e diskutuara në bisedimet mes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, Nikos Kocias dhe Ditmir Bushati. Takimet e zhvilluara në dhjetor në Kretë dhe disa ditë më parë në Korçë janë përqendruar në disa pika, përfshirë edhe marrëveshjen e detit.

"Mere Anarchy" - Moby "viziton" Tokën e boshatisur nga njerëzit

Postuar në 30 Janar, 2018 12:05

Video bardh e zi, e një kënge që paraqet planetin tonë në një realitet postapokaliptik.

Kim kujton kohët e arta

Postuar në 30 Janar, 2018 12:05

Kim Kardashian ka kujtuar kohet e arta kur punonte si telefonuese e linjave hot. Ajo ka postuar disa foto nga ajo periudhe, duke ndare intimitetin me ndjekesit e saj

Presidenti i PE-së: Serbia dhe Mali i Zi, në 2025-ën në BE

Postuar në 30 Janar, 2018 11:36

Bashkimi Europian po e bën përditë e më shumë të qartë se perspektiva e zgjerimit kalon fillimisht nga Serbia dhe Mali i Zi.

Bota shqiptare duket se do të mbahet ende jashtë Europës, ndërkohë që vetë BE-ja përjeton një krizë jo të vogël.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS