Turqi-SHBA, në prag konflikti në Siri

Postuar në 19 Janar, 2018 15:42

Gazeta turke “Hurriyet” shkruan sot se se trupat ushtarake ruse po largohen nga Afrin, rajoni risian, ku mendohet të ketë qendrën forca kufitare e krijuar nga SHBA e që do të ketë si bërthamë trupat kurde. Vendimi i Moskës vjen një ditë pas bisedimeve mes Rusisë dhe Ankarasë, të cilat u zhvilluan në nivel ushtarak dhe të shërbimeve sekrete. Konkretisht mes shefit të Shtabit të Ushtrisë turke, gjeneralit, Hulusi Akar, kreut të shërbimit sekret, Hakan Fidan me shefin e Shtabit të Ushtrisë ruse, general, Valery Gerasimov.

Themeluesja e kompanisë "Kasperksky": Bitcoin, krijim i shërbimeve inteligjente amerikane

Postuar në 19 Janar, 2018 14:54

Bashkëthemeluesja e kompanisë së sigurisë kibernetike, Kaspersky, Natalya Kaspersky, ka deklaruar gjatë një prezantimi në universitetin ITMO në Shën Peterburg se Bitcoin, apo kriptomonedha që po trondit tregjet ndërkombëtare, është sajesë e shërbimeve inteligjente amerikane.

Trajkoviq: Pas vrasjes së Ivanoviç fshihen qarqet serbe

Postuar në 19 Janar, 2018 12:00

Ish-deputetja serbe e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq, ka folur për vrasjen e politkanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, në Mitrovicën e Veriut. Ajo ka akuzuar themeluesit e Listës Serbe për atentatin ndaj ish-deputetit serb të Kosovës.
Trajkoviq ka deklaruar  se në mesin e serbëve të Kosovës ekziston besimi se vrasja e politikanit ishte e organizuar nga qarqet serbe.

"Turkish Stream nuk zgjerohet drejt Europës pa garanci nga Brukseli"

Postuar në 19 Janar, 2018 11:58

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov ka zhvilluar më datë 15 janar të këtij viti një konferencë për mediat përqendruar mbi diplomacinë ruse në vitin 2017.

Lavrov ka folur për shumë tema dhe çështje, që nga krizat kryesore sot në botë, si Siria dhe Korea apo Ukraina e deri te çështje të raporteve me SHBA, BE etj..

Bonifikimi i fanellës së kombëtares nga birra "Peja": Një etikë editoriale që duhet përshëndetur

Postuar në 19 Janar, 2018 10:59

I shikoni këto dy foto? Në fakt është një foto e shumëfishuar në dy me ndihmën e artit të retushimit.

"Panorama Sport" ka vendosur t’u heqë çunave të kombëtares birrën Peja që e kanë merituar sidomos pas atij udhëtimi në autobus të hapur, në mes të vapës, që i detyroi ta bënin kryeministri i tanishëm që mezi çpriste që të nxirrte kokën pak më lart se lavdia e skuadrës.

"Panorama S..." e konkuron kryeministrin sepse bën lojë virtuale. Ajo heq një logo, meqenëse mesa mund të na lejohet të hamendësojmë, "Peja" në shijen e pansportsave vlerësohet se ka shumë alkool.

Zaev pret në takim përfaqësues të Dhomës Amerikane të Tregëtisë në Shqipëri

Postuar në 19 Janar, 2018 10:30

Përfaqësues të Dhomës Amerikane të Tregëtisë në Shqipëri kanë takuar dje kryemiistrin Maqedonas Zoran Zaev me të cilin kanë ndarë interesin për të investuar në Maqedoni.

Dalin 5 propozimet për emrin e Maqedonisë

Postuar në 18 Janar, 2018 19:33

Pesë emra të ndryshëm, me kushtëzimin e fjalës "Maqedoni" ka propozuar përfaqësuesi Special i OKB-së Metju Nimic për emrin e ri të Maqedonisë. Sipas mediave maqedonese, këto propozime u janë bërë të ditur negociatorëve Adamantios Vasilakis dhe Vasko Naumovski.

Sipas website-it maqedonas www.MKD.mk, propozimet janë:

Republika Nova Makedonija (Republika e Maqedonisë së Re)

Soros: BE-ja në buzë të shkatërrimit. Rasti "Saakashvili" më mësoi t'i rri larg politikave të brendshme

Postuar në 18 Janar, 2018 14:46

Miliarderi George Soros ka përsëritur edhe njëherë parlajmërimin e tij për shkatërrimin e Bashkimit Europian. Përmes një interviste të dhënë për “Financial Times”, cituar gjerësisht nga disa media, Soros ka folur edhe për sulmet dhe akuzat që po I bëhen atij dhe fondacionit “Shoqëria e Hapur” për të cilat ai tha se nuk e kushtëzojnë dot aspak axhendën e tij  liberale.

Naftëtarët e ARMO-s: Fieri voton vetëm për PS dhe PS-ja na groposi

Postuar në 18 Janar, 2018 12:36

Falimentimi i rafinerisë së ARMO-s ka vendosur qeverinë përballë naftëtarëve, të cilët kanë nisur një protestë, duke bllokuar rrugën. Zhgënjimi është dyfish, pasi naftëtarët janë votues të Partisë Socialiste siç shprehen.

Njëherë Ligj, njëherë Maliq. Konkurset s'janë garanci morale

Postuar në 18 Janar, 2018 11:42

Kryeministri Rama bëri këtë të enjte një tjetër mbledhje të hapur me drejtorët e administratës për të theksuar se është i vendosur të reformojë një shërbim që ka çeduar në vite si ai i hipotekave. Mesazhi ishte publik për 35 drejtorët e rinj, që na thuhet se janë përzgjedhje profesionale përmes konkursit. Sipas kryeministrit ai që nuk do të bëjë detyrën do të përgjigjet para drejtësisë.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS