Zbulime të reja mbi vendvarrimin e Krishtit (Video)
Kisha e Ringjalljes në Jeruzalem ka pësuar ndër shekuj sulme të dhunshme, zjarre, tërmete, ndërsa në 1009 u shkatërrua plotësisht dhe u rindërtua, duke detyruar hulumtuesit e rinj të dyshojnë nëse është me të vërtetë vendi ku u varros Jezusi siç u përcaktua 17 shekuj më parë.
Rezultatet e hetimeve shkencore që disponon National Geographic, konfirmojnë se mbetjet e shpellës brenda tempullit janë nga varri që zbuluan romakët e lashtë.
Kim Jong Un nuk ndalet, tjetër test bërthamor
Dy muaj pas testit të fundit raketor, Koreja e Veriut lëshon një tjetër raketë balistike, duke përshkallëzuar më tej tensionet me vendet fqinje dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pentagoni njoftoi se raketa balistike e vendit komunist fluturoi rreth 1mijë km, për të rënë më pas në Detin e Japonisë, çka u konfirmuar edhe nga vetë autoritetet japoneze.
Në orët e fundit Tokio kishte paralajmëruar për disa sinjale radio që përmanin mesazhe për një testim raketor. Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti Trump u vu në dijeni të situatës ndërkohë që raketa ishte ende në ajër.
Dhjetëra të arrestuar para vizitës së Erdogan në Athinë
Pak ditë para mbërritjes në Athinë të presidentit turk Erdogan, Sektori i Antiterrorit të Policisë greke kreu një operacion në shkallë të gjerë në Pagrati dhe Kalithea, duke kryer nëntë arrestime të njerëzve që sipas informatave janë anëtarë të organizatës DHKP -C (Partia Çlirimtare e Popullit Revolucionar - Front). Kjo organizatë është jashtë ligjit në Turqi dhe në të gjitha listat e organizatave terroriste të SHBA-ve, Bashkimit Evropian dhe natyrisht Turqisë.
Epidemia e HIV AIDS në Evropë në nivelet më të larta
Numri i njerëzve të diagnostikuar me HIV në Evropë arriti nivelin më të lartë në 2016, duke treguar se epidemia e AIDS po rritet "me një ritëm alarmues" në Europë. Sipas një raporti të përbashkët të Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) 160,000 njerëz u infektuan me virusin në 53 shtetet që përbëjnë rajonin evropian të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Rreth 80 përqind e tyre ishin në Evropën Lindore.
Nisma e Mogherinit
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për politikën e jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini, po planifikon një takim të gjashtë kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në Bruksel në fund të këtij viti.
Lajmi raportohet nga agjencia serbe e lajmeve, Tanjug, sipas të cilës takimi do të ketë formatim e një darke pune dhe me gjasë do të zhvillohet më 18 dhjetor.
Zbardhet takimi sekret Hoxha-Zahariades në Korçë
Gjashtëdhjetë e tre vjet pas përfundimit të Luftës Civile Greke materiale të rralla nga arkivat shqiptare hedhin dritë mbi zhvillimet e kësaj periudhe. Në verën e vitit 1949, teksa fati i Luftës Civile Greke ishte përcaktuar në masë të madhe, udhëheqja komuniste shqiptare u përpoq me çdo mënyrë për të përmbushur kërkesat e komunistëve grekë dhe për të ndihmuar luftën guerile, në bazë të rekomandimeve të Moskës dhe Beogradit, por pa u ekspozuar gjerësisht dhe pa minuar sigurinë dhe integritetin territorial të vendit.
Rishkrimi ditor i ëndrrës së bashkimit kombëtar
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka gjetur rastin e festës së Pavarësisë, për të folur edhe njëherë për arritjet shtetformuese të qeverisë së tij, duke nënkuptuar edhe ëndrrën e një bashkimit kombëtar në...BE.
105 vjet Pavarësi
Kanë kaluar 105 vjet dita e asaj që historiografia shqiptare e njesh si Shpallja e Pavarësisë. Një datë e shënuar, me gjasë akti më i rëndësishëm politik i elitës shqiptare qysh nga koha e përballjes fillestare me osmanët, që bashkë me vendimet e Kongresit të Manastirit më 1908, përcaktuan paradigmën e shtetit dhe kombit shqiptar drejt Perëndimit.
Herodoti në shqip
Prej dy-tre vjetësh Herodoti na flet edhe shqip, përmes përkthyesit Aleko Minga. Ndonëse nuk ka njeri që mos ta njohë babain e historisë, ai erdhi në gjuhën tonë pa bujë e zhurmë, a thua se i vinte turp që ishte vonuar. Ndonjë njoftim i rallë në shtyp, (e ndoshta edhe në ndonjë TV, -çfarë nuk e di), mbi botimin e Historive të tij, fleksoi vetëtimthi pa lënë gjurmë, gati po kështu edhe ndonjë shkrim aty-këtu tek ndonjë gazetë dhe faqe interneti. Për të ardhur keq!
Nëntori si kohë e reflektimit dhe e korrigjimit të historisë
Në këto ditë feste të Pa varësisë dhe përkujtimit të dëshmorëve të rënë për liri dhe nën tytat e armëve vëllavrasëse të drejtuara nga ushtarët e Enver Hoxhës, dua të ekspozoj tezën e Thyerjes së Zhvillimit dhe Evolucionit Normal të shoqërisë shqiptare në periudhën 1939-1945.