Dy kryeministra bëhen bashkë me rastin e përmbytjeve

Postuar në 01 Dhjetor, 2017 23:17

Kusuret e Palmave dhe zgjidhjet emergjente të "krimeve" shtetërore

Postuar në 01 Dhjetor, 2017 20:30

Çështja me më shumë pikëpyetje nga situata e motit të keq është përmbytja e autostradës Tiranë-Durrës, ku u përsërit e njëjta situatë me vitin e kaluar.

Për të larguar ujin, që nuk u shkarkua përmes kanaleve kulluese që nuk funksionuan policia zhvendosi trafikndarëset duke përmbytur dhjetra biznese. 

Prokuroria e Tiranës deklaroi se ka nisur verifikimet për përgjegjësinë e firmës që ka kryer punimet e zgjerimit të segmentit hyrë të autostradës dhe mbjelljen e palmave. 
Për bllokimin e autostradës ka folur edhe kryeministri, i cili ka qenë edhe iniciatori i palmave.

Bllokimi në autostradë, shoferët denoncojnë ushtrinë (Video)

Postuar në 01 Dhjetor, 2017 19:25

Vërshimet e ujit bllokuan autostradën Tiranë-Durrës dhe situata përgjatë rrugës ishte e rënduar në maksimum. Me dhjetëra drejtues mjetesh kishin mbetur të bllokuar. Disa prej tyre shprehin shqetësimet që kanë për kameran e TemA TV për mosndërhyrjen e ushtrisë. Ndërsa kryeministri Rama gjatë mbledhjes së Komitetit të Emergjencave tha se do t'i shkohet deri në fund përgjegjësive për bllokimin e autostradës dhe kanalit të kullimit.

Përmbysja e madhe, Serbia në rolin e ri të paqebërësit në Ballkan

Postuar në 01 Dhjetor, 2017 13:28

Diçka serioze ka ndryshuar në Ballkan dhe Serbia duket se po regjistron veten në krahun e fituesit. Pas një dekade izolimi dhe akuze për projektimi dhe zbatim planesh të spastrimit etnik, Beogradi zyrtar gjendet sot në rolin e një protagonisti të paqes dhe stabilitetit. Madje duke u cilësuar nga aktorët ndërkombëtarë si vendi kyç për këtë gjë. Përveç aftësive manovruese të Serbisë, një rol ka këtu edhe ndryshimi i qëndrimeve të komunitetit ndërkombëtar.

Rama: Jemi në situatë të jashtëzakonshme

Postuar në 01 Dhjetor, 2017 13:15

Situatë kritike, evakuim me forcë banorëve

Postuar në 01 Dhjetor, 2017 13:10

Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi u shpreh se situata nga përmbytjet është kritike, pavarësisht marrjes së masave vitet e fundit. Ai tha se përmbytjet e këtij dhjetori rrezikojnë të jenë më të mëdha se ato të dy viteve më parë kur vendi kaloi në gjendje të emergjencës kombëtare. 

Një vullkan që rrezikon gjithë planetin

Postuar në 01 Dhjetor, 2017 12:17

Gjasa që të ketë një super-shpërthim vullkanik i aftë të kthejë qytetërimin njerëzor në epokën e shpellës më shpejt se sa pritej paralajmërojnë shkencëtarët britanikë, me rastin e aktivizimit të fundit të vullkanit Agung në Bali.
Këto shpërthime vullkanike janë një kërcënim për njerëzimin, të njëjta me atë të një asteroidi në Tokë dhe këto dy arsye konsiderohen të jenë ato të mëdha që në të kaluarën të ketë patur zhdukje masive të specieve nga planeti ynë.

Në dorë të shtetit!

Postuar në 01 Dhjetor, 2017 11:15

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka qenë i pranishëm sot në një nga akset më problematike të goditur nga përmbytjet e natës së djeshme, në zonën e Vorës, ku është përballur me disa qytetarë të revoltuar, të cilëve u janë përmbytur për të disatën herë gjatë viteve të fundit bizneset apo shtëpitë.         

“Me gjithë respektin, ti si politikan karriere nuk do na zgjidhësh gjë. Ku ti gjejmë lekët, kë të vjedhim, ku të mbytmie, e ketarëta herë që shtëpia ime mbytet në Gjokaj” – tha dikush tjetër.

Kisha Orthodhokse Ruse provokon debate: Likujdimi i Romanovëve, përmes një vrasjeje rituale

Postuar në 30 Nëntor, 2017 23:52

Romanovët rikthehen sërish në qendër të debateve në Rusi duke implikuar emoçione negative ndaj hebrejve. Kësaj radhe është një teori e një peshkopi, ajo që ka provokuar debate. Sipas kësaj teorie, që pretendohet se bazohet mbi dy hetime të pavarura, njëri i drejtuar nga Kisha Orthodhokse Ruse, familja Romanov u likujdua përmes një vrasjeje rituale, ose vrasje që kryhet si sakrifiçë. Kjo është akuzë që nënkupton një zakon që I atribuohej në Mesjetë hebrejve që vijnë sërish në vëmendje.

Mësimet e Jezusit për të vëllanë, Jakob

Postuar në 30 Nëntor, 2017 23:24

Kërkuesit në universitetin e Austin në Teksas kanë zbuluar një kopje greqisht të një shkrimi heretic kristian ku përshkruhen mësimet e Jezusit për të vëllanë, Jakob. Apokalipsi i Parë i Jakobit mendohej se ishte ruajtur deri më sot vetëm në gjuhën kopte, por me këtë zbulim baza dokumentare pasurohet edhe më tej. Teksti në fjalë përshkruan mësime të Krishtit për të vëllanë, rreth parajsës, të ardhmes, vdekjes së Jakobit etj..

Pages

Subscribe to ResPublica RSS