“Përherë e më shumë nostalgjikë të Jugosllavisë në Serbi”
Në Serbi ka përherë e më shumë nostalgjikë të Jugosllavisë, por një gjë e tillë nuk raportohet. Kështu mendon të paktën Joska Broz, nipi i ish-liderit jugosllave, Josip Broz Tito, i cili ka folur për Pink Tv me rastin e ditës së Republikës, 29 nëntori.
“Askush nuk i pyeti njerëzit nëse donin apo jo që të shpërbëhej Jugosllavia. Ishte një vendim i marrë nga disa figura të fuqishme. Përherë e më shumë njerëz janë jugo-nostalgjikë. Unë e festoj këtë ditë si të shenjtë. Dhe kjo ditë po festohet përherë e më shumë, thjesht nuk raportohet”, citohet ai.
Njerëzit më të pasur në Europë
"Sinergji tregjesh mes Serbisë dhe Shqipërisë"
Kompani të p[ërbashkëta dhe një treg nëse është e mundur. Këtë mund të arrijë Serbia dhe Shqipëria dhe që duhet ta synojnë sipas presidentit të Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë së Serbisë, Marco Cadez. Në një intervistë për agjencinë serbe “B92”, ai nënvizon si hap pozitiv vendosjen e komunikimit që rrëzon disa barriera që kanë mbajtur të dyja vendet në distancë.
BERZH rendit dy treguesit e dobët të Shqipërisë
Qeverisja e mirë dhe konkurrenca në treg janë dy treguesit më të dobët që ka Shqipëria në renditjen që bën raporti i Tranzicionit i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. BERZH rekomandon që vendi ynë të ndërmarrë politika më fleksibël për të stimuluar lirinë e tregut dhe për të përmirësuar shërbimet në administratë.
Informim apo klering?
Ka një standard dhe një kriter profesional në realizimin e një edicioni informative në television. Të dyja duhet të respektojnë hierarkinë e atij që quhet lajm dhe që është interes publik. Një kronikë televizive apo koha televizive është përgjegjësi e televizonit që e prodhon, por duke qenë një material në dispozicion të publikut, ajo është vetiu edhe pronë publike.
Aq më tepër kanë vlerë këto elementë për një televizion si Top-Channel që pretendon shumë që nga emir që ka zgjedhur, e deri te deviza e përmendur gjerësisht si “televizioni i të gjithë shqiptarëve”.
Vetëhelmohet në sallën e gjyqit gjenerali kroat (Video)
Ndërroi jetë pasi u vetëhelmua në sallën e gjyqit në Hagë, ish-komandanti i trupave kroate të Bosnjës, Slobodan Praljak. 72-vjeçari i akuzuar për krime lufte, piu helmin teksa gjykatësi i rikonfirmonte akuzat. Praljak vuante dënimin me 20 vite burg për masakrat e kryera në Mostar. Krahas urdhërave për vrasje e diskriminim etnik ndaj myslimanëve të Bosnjes, ish-gjenerali kroak akuzohet për urdhërin e shkaterrimit të urës së shekullore të Mostarit në vitin 1993.
Ndryshimet në Kodin Rrugor/Jo më komisione për gjobat dhe pezullimin e patentës
Ministria e Brendshme synon të thjeshtojë procedurat e masave administrative për drejtuesit e automjeteve. Report Tv raporton se është duke u përgatitur një draft me propozime për ndryshime në Kodin Rrugor për sa i përket vendosjes së gjobave.
Shteti në këmbë për imazhin e Ramës dhe Bulqizës
Pas reportazheve në mediat italiane për fëmijët e Bulqizës, zyrtarët rajonalë dhe lokalë janë mbledhur në jë takim për të ndaluar shfrytëzimin e fëmijëve në stoqet e kromit. Sipas prefektit të qarkut Dibër, Nexhmedin Shehu, institucionet duhet të shohin mundësinë e futjes së këtyre familjeve në skema punësimi dhe ndoshta duhen siguruar donacione për të lehtësuar vështirësitë ekonomike të familjeve, fëmijët e të cilave ngjiten në stoqet e kromit, mbi qytetin e Bulqizës.
Zmbrapsje nga planet për transformimin me ligj të FSK-së
Zyrtarët e Kosovës janë zmbrapsur nga plani për transformimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës në Forcë të Armatosur përmes miratimit të një ligji
Koha Ditore shkruan se në takimet e së martës mes zyrtarëve më të lartë kosovarë dhe zv/ndihmës-sekretares amerikane të mbrojtjes, Laura Cooper, përkrahje e gjerë i është dhënë idesë që transformimi i FSK-së në FAK të bëhet me ndryshimin e Kushtetutës, dhe me pajtimin e pakicave.
Kontrolli mbi borxhin, qeveria pajton konsulent
Qeveria ka vendosur të pajtojë një konsulent privat për t’a këshilluar se si të menaxhojë financat dhe më konkretisht borxhin publik, që vazhdon të mbetet në nivele të larta. Ministria e Financave është gati të paguajë 83.3 milionë lekë të reja, ose afro 630 mijë euro në vit për një shërbim të tillë.