Skënderbeu në versionin rusisht

Postuar në 30 Nëntor, 2017 22:25

Një mundësi për të kuptuar se çfarë pune e mirë është bërë me dublimin që ofron thekse të përngjashme në të dyja gjuhët. "Skënderbeu" ishte një bashkëprodhim sovjeto-shqiptar i viteve '50.

Krizat humanitare dhe konfliktet civile në rritje në 2018

Postuar në 30 Nëntor, 2017 20:34

Krizat humanitare në mbarë botën do të përkeqësohen vitin e ardhshëm pasi nuk parashikohet përmirësim i situatës së luftrave civile në Afrikë si dhe asnjë reduktim i dhunës  nga ekstremistët islamikë. Ky është vlerësimi i organizatës jofitimprurëse ACAPS, me bazë në Gjenevë pas vëzhgimit të bërë në 150 vende.

Mblidhet Komiteti i Krizave, jemi në prag përmbytjesh

Postuar në 30 Nëntor, 2017 17:17

Moti i keq dhe parashikimet për reshje me intensitet të lartë në ditët në vijim kanë shtuar frikën e përmbytjeve.Zyrtarisht thuhet se në bazë të parashikimeve të motit, në orët dhe ditët në vijim pritet një situatë e rënduar e reshjeve të shiut, të cilat mund t’i kalojnë nivelet normale. Pasojat e motit kanë shkaktuar viktimën e parë në Kurjan të Fierit, ku një elektriçist ra në kontakt me energjinë elektrike.

Informacione se Tillerson largohet nga drejtimi i Departamentit të Shtetit

Postuar në 30 Nëntor, 2017 16:38

Media të ndryshme po raportojnë për një lëvizje të mundshme në drejtimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Nuk dihet sa e vërtetë është nisur nga fakti se burim i lajmit është New York Times, por sipas këtij informacioni, Rex Tillerson do të zëvendësohet nga Mike Pompeo në detyrën e sekretarit të DASH.

Në vend të Pompeos, aktualisht drejtor I zbulimit amerikan, CIA, thuhet se do të caktohet senatori i Arkansasit, Tom Cotton.

Sa myslimanë do të ketë në Europë deri në 2050-ën?

Postuar në 30 Nëntor, 2017 16:29

Popullsia muslimane mund të trefishohet në disa vende evropiane deri në vitin 2050, sipas studiuesve. Studimi i ri bazohet në migracionin dhe normat më të larta të lindjeve të myslimanëve.

TemaTv

O Lulo, Rama napoleonin e kërcen falas. Për 400 milionë euro ai kërcen lambadën

Postuar në 30 Nëntor, 2017 14:54

BE: Ekstradim gulenistëve, vetëm mbi bazën e provave thelbësore

Postuar në 30 Nëntor, 2017 13:40

Bashkimi Europian nuk do të pranojë kërkesën turke për ekstradimin e pjesëtarëve të organizatës FETÖ nëse Turqia nuk paraqet prova thelbësore. Kjo është bërë e qartë nga Koordinatori i BE-së për Terrorizmin, Gilles de Kerchove i cili viziton Ankaraë. 

90% e shqiptarëve jetojnë me 4 euro në ditë

Postuar në 30 Nëntor, 2017 12:38

Në anketën e buxhetit të familjes për vitin 2016, Instituti i Statistikave (INSTAT) referoi se 90% e familjeve shqiptare shpenzuan mesatarisht 63,609 lekë në muaj. Këto familje, sipas INSTAT, kanë mesatarisht 3.9 anëtarë.

Si rrjedhim, raporti i konsumit të familjeve më 2016, për këtë tregues, paraqet një rritje të pabarazisë nga 2,2 më 2015 në 2,5 më 2016.

Paralajmërim i fortë i SHBA për Korenë e Veriut

Postuar në 30 Nëntor, 2017 12:17

Uashingtoni ka kërcënuar përsëri udhëheqjen e Koresë së Veriut se do ta "shkatërrojë plotësisht" nëse do të shkohet në luftë luftë pas testimit të raketave balistike.
Peniani me raketeta e avancuara ndërkontinentale që disponon ka brenda rrezes brendësinë e kontinentit amerikan. 
Duke folur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, i cili u mblodh për të diskutuar testimin e ri, Ambasadori e SHBA,  Nike Haley paralajmëroi se

Në shah me 1 milionë dollarë

Postuar në 30 Nëntor, 2017 12:09

Pagesa e PD-së për lobim në ShBA është kthyer në çështje politike. Nuk dihet sesi 1 milionë dollarët e Lulzim Bashës ja kanë dalë që të kompensojnë në vëllim informacioni të përditshëm çështjen Tahiri dhe atë të trafikut të drogës. 
Një mesazh i ambasadës së SHBA me foto montazhin e Donald Lu me Elvis Presley është  një mesazh në këtë drejtim, por që merr vlerë vetëm në raport me politikanë si Lulzim Basha. I cili po hedh themelet e dështimit të projektit të vet politik, qoftë edhe me përgjigjet e veta aspak sqaruese për akuzën e 1 milionë dollarëve. 

Pages

Subscribe to ResPublica RSS