Bie miti i martesës në BE, rekord lindjesh jashtë martesës në Francë

Postuar në 29 Prill, 2018 20:53

Në shumë vende, institucioni i martesës duket se është "zbehur". Një tregues i qartë lidhur me këtë tendencë të dekadave të fundit është kryesisht lindja e fëmijëve jashtë martese.

Siç tregohet nga të dhënat e Eurostat Franca kryeson listën relative me rreth 60% të fëmijëve të lindur nga prindërit të cilët nuk janë të martuar, as me ceremoni civile apo fetare.

Në anën tjetër statistikat tregojnë se vendet e Ballkanit janë ende fanatike të martesës. Greqia shënom normën më të ulët që nga viti 2016 me vetëm 9.4% e lindjeve të regjistruara nga çiftet që nuk janë të martuar.

Opozitë që fishkëllen opozitën

Postuar në 29 Prill, 2018 18:58

Partia Demokratike mbajti Kuvendin Kombëtar, ku legalizoi ndryshimet në statut. Një hap më shumë drejt kontrollit të plotë të Partisë nga Lulzim Basha. Tjetër gjë mund të pritej nga një opozitë që ka përballë një qeveri me shumë defekte, aq më tepër në mandatin e saj të dytë. Zërave që mendojnë ndryshe nga Lulzim Basha delegatët iu përgjigjën me fishkëllima, gjest që mesa duket vazhdon të jetë konstituimi filozofik i partive politike, përfshi edhe i Partisë Demokratike që sot përfaqëson opozitën e vendit.

Fotolajm/ERTV NEWS hedh dyshime se rusët ndikuan Kongresin e PD-së

Postuar në 29 Prill, 2018 17:05

Video/Jali i Vunoit në ndërtim

Postuar në 29 Prill, 2018 16:52

Video/Stuhia prek disa vende të Lindjes së Mesme

Postuar në 29 Prill, 2018 16:36

Shkencëtarët britanikë mendojnë se teoria e Multiversit duhet konsideruar si model i ri shpjegimi

Postuar në 29 Prill, 2018 16:25

Shkencëtarët britanikë mendojnë se ideja e multiversit, apo ndërveprimit të disa universeve mund të konsiderohet si mundësi shpjegimi për atë që njihet si Zona e Ftohtë. 

Taksë për pronën në fshat, edhe për stallat e kafshëve

Postuar në 29 Prill, 2018 14:42

Përfshirja e fermave, magazinave bujqësore dhe stallave në taksimin e pronës, sipas formulës që prek edhe biznesin nuk ka gjetur dakordësinë e ekspertëve të bujqësisë. Sipërmarrësi, Ardian Citozi thotë për TEMA TV, se formula e re e taksimit dëmton fermerët, duke rritur kostot, ndërsa shton se do të do t’i kërkojnë qeverisë të mos përfshihet kjo kategori strukturash.

Ndërsa drejtroi i Projektit IPESA, Morten Sejersen e quan të disfavorshëm vendimin, por mund të reflektojë në një periudhë afatgjatë për  t’i orientuar fermerët t’i riorganizojnë fermat e tyre.

AKU: Midhja e Butrintit është me salmonelë. Mos e konsumoni!

Postuar në 29 Prill, 2018 13:21

Fenomeni i derdhjes së ujërave të zeza të Sarandës dhe rrethinave në Kanalin e Çukës vijon të mbetet shqetësues, ndërsa ka ndikuar në “infektimin” e midhjeve që kultivohen në liqenin e Butrintit.

Bashkë me ujin e Bistricës, ato përfundojnë në det. Kjo situatë mbetet e njëjtë që nga funddhjetori i vitit të kaluar. Problem shqetësues dhe kryesor, i pazgjidhur për vite e vite me radhë, është tubacioni i linjës furnizuese të impiantit të përpunimit të ujërave të zeza.

Anketa në Greqi: Shqipëria, rreziku i dytë pas Turqisë

Postuar në 29 Prill, 2018 12:47

Fakte interesante sjell anketa e këtij viti publikuar nga Issue Publik lidhur me qëndrimin e opinionit publik grek ndaj çështjeve të politikës së jashtme në një kohë të tensioneve të mëdha gjeopolitike dhe trazirave në rajonin e Mesdheut Lindor, Lindjen e Mesme dhe Ballkanin. 

Në përgjigjet e qytetarëve ekziston një shqetësim i qartë për një episod të mundshëm  ose për një konflikt të armatosur me Turqinë, ndërkohë që duket zhgënjimi që shprehet për NATO-n dhe vendet që janë aleatët  tradicionalë të Greqisë. 

Letër publike kundër shembjes së Teatrit Kombëtar

Postuar në 29 Prill, 2018 12:03

Erion Veliaj paraqiti si argument për shembjen e Teatrit Kombëtar një studim italian që më pas rezultoi punim diplome. Qeveria duket se ka lënë pezull për momentin promovimin e projektit danez, pas përshkallëzimit të qëndrimit të Komunitetit të aktorëve.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS