Dragoti: Autori i masakrës në Selenicë, i stigmatizuar

Postuar në 13 Gusht, 2018 10:27

Më së shumti mediat e trajtuan masakrën me 8 të vrarë në Selenicë një ngjarje të lidhur vetëm me autorin, por sipas Edmond Dragotit, profesor në Fakultetin e Shkencave Sociale kanë qenë disa faktorë që kanë bashkëvepruar në tragjedi, ku shoqëria apo lokaliteti ka një pjesë të madhe të përgjegjësië. Në një intervistë për Panorama, Dragoti thotë se 24 vjeçari është tallur nga bashkëfshatarët.

Rumania në rrugë (foto)

Postuar në 13 Gusht, 2018 09:53

Mijëra rumunë morën pjesë sërish në protestat antikorrupsion, një ditë pasi 450 persona u plagosën gjatë përleshjeve me policinë.

Organizatorët e protestës kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë për shkak të legjislacionit dhe masave të cilat thonë se janë ndërmarrë siç thonë protestuesit për të promovuar interesat korruptive të kastës në pushtet.

Plaga e pronave në bregdet, banorë të Nivicës thyejnë rrethimin e plazhit të Kakomesë

Postuar në 12 Gusht, 2018 15:58

Banorë të fshatit Nivicë kanë thyer rrethimin e plazhit të Kakomesë për të hyrë brenda tij. Sipas raportimeve të Saranda Web, banorët e konsiderojnë atë pronë të tyre dhe nuk njohin prezencën e subjekteve private aty. Ata janë ndaluar nga forcat e rendit për të shkuar drejt plazhit. 

 

NASA prek diellin

Postuar në 12 Gusht, 2018 11:21

Sateliti i ri Nasas, Parker Solar Probe nisi udhëtimin drejt diellit. Për shkak të anomalive lëshimi në hapësirë u bë me një ditë vonesë nga stacioni Space Center në Florida. Sateliti i teknologjisë së lartë që ka përmasat e një makine të vogël, do ta studiojë diellin nga një distancë e afërt, pasi të ketë hyrë në orbitën e tij.

Harresë, nostalgji, rehabilitim

Postuar në 12 Gusht, 2018 10:36

Tashmë është e qartë për të gjithë: strategjia publike e kryeministrit është Optimizmi. Këtë përpiqet ta mishërojë qoftë përmes vetëpromovimit si artist – politikan, duke i dhuruar shqiptarëve kënaqësinë e të veçantës që kjo sjell kur e lexon në tituj gazetash të huaja, por edhe me gjëra më banale, si p.sh statuset në Facebook. 
Edi Rama mund të quhet patjetër edhe kryeministri zëdhënës, kurse qeveria e tij mund ta meritojë emrin e qerisë së kujtesës. 

Çmenduria e çmimeve të lira

Postuar në 12 Gusht, 2018 09:37

Çfarë tmerri: terminali mbushur tumbllas plot, trupa gjithë djersë nxjerrin vapën në banga plastike, radhë të gjata në sportel, fëmijë që qajnë, dhe në mbrëmje të gjithë kthehen në shtëpi, sepse në fund nuk u nis asnjë avion. Sërish grevë, në tabelat e lajmërimit gjithmonë e njëjta fjalë: anuluar.

Kursime në personel

Autokracia vendore e kryebashkiakut të Tiranës*

Postuar në 11 Gusht, 2018 23:33

Tirana, nuk është më një demokraci por një autokraci vendore. Rasti i “zgjerimit” të korsive të reja për biçikletat është një shëmbull flagrant i derivës së qeverisjes së qytetit. 

Mungesa e transparencës, mungesa e debatit publik, mungesa e alternativave, mungesa e një kostimi dhe të një analize strategjike mbi impaktin në mobilitetin e qytetit, dëshmojnë të gjitha se sa pak merret në konsideratë “qytetari” në vendimarrjet e Bashkisë Tiranë. 

Partia në këmbë me bathët e Saimirit

Postuar në 11 Gusht, 2018 17:59

Statistikisht qeveria thotë se ia ka dalë me krimin, atë të rrugës. Dhe për këtë numëron sa koka më pak ikin nga viti në vit.

Kryeministri del dhe lexon grafikë, duke shpalosur viza që i quan sukses të shtetit ligjor që drejton. Ministri që mori meritat tani është vetë për në burg, ndërsa zgjidhjet që propozohen për të shmangur masakra si ajo e Selenicës janë sërish fushatat publiçitare të modelit Tahiri për mbledhjen e armëve.

Simbolet naziste lejohen në videolojra

Postuar në 11 Gusht, 2018 17:03

Simbolet naziste tani mund të shfaqen në video-lojëra në Gjermani, duke ngritur një sërë pikëpyetjesh nëse duhet të lejohen ose jo. Megjithatë, ata që janë në favor të përdorimit të tyre flasin për një regjim censure që ishte në fuqi deri sot.

Motoçikleta e re e Vladimir Putin

Postuar në 11 Gusht, 2018 14:31

Në Rusi ndjekin fjalë për fjalë sugjerimet e presidentit Vladimir Putin, i cili është një nga mbështetësit fanatik të teknologjisë vendase. Pas limuzinës prestigjioze Cortege e cila tashmë do të jetë prototipi për një sërë automjetesh të reja qeveritare, po prodhohet motoçikleta me të njëjtin emër. Këto lloj motoçikletash do të shoqërojnë limuzinën dhe presidentin rus në të ardhmen.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS