Informacione për blerjen e Tirana Bank nga “Balfin Group”

Postuar në 03 Gusht, 2018 15:19

“Balfin Grup” ka bërë së fundmi një tjetër blerje të rëndësishme. Bëhet fjalë për Tirana Bank, një lajm që përcillet nga operatorë të tjerë bankarë në tregun shqiptar. 

Kjo është një tjetër lëvizje që lidhet me tërheqjen e bankave greke në tregun e Shqipërisë, pasi  Tirana Bank është pjesë e Grupit të Pireut. Në profiling e vet në faqen zyrtare, banka e cilëson veten si “banka e parë me kapital tërësisht privat në Shqipëri” dhe operon që në vitin 1996.

E kontaktuar nga ResPublica, Zyra e Shtypit e Balfin Group, deklaroi se nuk ka asnjë koment për momentin.

Hapet loja e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë

Postuar në 03 Gusht, 2018 14:29

Janë shtuar shumë zërat për konfrontime dhe lëvizje kufijsh mes Serbisë dhe Kosovës. M,ediat në Kosovë dhe në Serbi flasin për autonomi të Veriut të Kosovës, ndërkohë që në politikën kosovare po qarkullon teza e trajtimit zyrtar të çështjes së luginës së Preshevës. Kryeministri Kosovar, Ramush Haradinaj ka mbledhur Këshillin e Sigurisë, pas të cilës ka deklaruar se “jemi në gjendje gatishmërie”.

Një rol i ri për Ballkanin, Bannon flet për Tv publik serb

Postuar në 03 Gusht, 2018 12:01

Ballkani mund të fitojë në rol të ri, më të rëndësishëm në botë, në kushtet  kur Turiqa, Kina dhe Irani po krijojnë një lloj aleance. Ky është mendimi i Steve Bannon, ish-këshilltarit të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka folur për çështjet europiane gjatë një interviste me televizionin serb, RTRS. Ai ka shmangur cilësimin e Rusisë si një kundërshtare e Perëndimit, duke theksuar se takimi i Helsinkit ishte një zhvillim shumë i rëndësishëm. 

Kundër dënimit me vdekje

Postuar në 02 Gusht, 2018 19:16

Papa Françesku nënvizoi në një fjalim në Kishën Katolike Romane se dënimi me vdekje është i papranueshëm dhe se Kisha do të punojë për ta shfuqizuar atë në të gjithë botën.

Sipas CNNi, ndryshimi që iu shtua Katekizmit të Kishës Katolike, është një pozicion zyrtar që Papa kishte promovuar që kur erdhi në krye të Vatikanit.

"Kisha Katolike Romane na mëson se dënimi me vdekje është i papranueshëm, sepse është një sulm ndaj respektit dhe dinjitetit të ekzistencës njerëzore dhe individit"-tha kreu i Vatikanit.

Rekord burgimesh të përjetshme në Turqi

Postuar në 02 Gusht, 2018 15:19

Turqia e Recep Tayyip Erdogan ka dhënë dënime shembullore për ata që i cilëson si pjesëmarrës në grushtin e shtetit të korrikut 2016. Deri më tani janë përfunduar së gjykuari 200 nga 289 çështje të hapura për këtë ngjarje dhe përmes tyre janë dhënë dënimet të gjata për 2 453 të akuzuar, mes të cilëve 1 655 dënime me burgim të përjetshëm.

Ndërron jetë bashkëshortja e gjyqtarit Hallunaj

Postuar në 02 Gusht, 2018 13:59

Mediat raportojnë vdekjen e bashkëshortes së gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Dritan Hullunaj, Enkelejda Hallunaj. Sipas raportimeve të para Enkelejda Hallunaj është hedhur nga ballkoni I apartamentit ku banonte ndërkohë që nuk njihen arsyet e këtij veprimi.

Hallunaj kaloi pak ditë më parë procesin e vetingut në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe u rikonfirmua në detyrë.

 

Dritëhije mbi Hallunajn, konfirmohet Prokurori i Tahirit

Postuar në 02 Gusht, 2018 12:50

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë prokurorin e Krimeve të Rënda, njëherësh zv.drejtues i kësaj prokurorie, Gentjan Osmani.Ky i fundit ka qenë pjesë e treshes së prokurorëve, që iu drejtuan vitin që shkoi Kuvendit për arrestimin e Tahirit.

Gjatë seancës dëgjimore që u mbajt dy ditë më parë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi probleme me blerjen e një apartamenti  në vitin 2009.

Hidhet teza e korrigjimit të kufijve

Postuar në 02 Gusht, 2018 10:54

Nga refuzimi kategorim për të diskutuar çështje kufijsh me Serbinë, tema e Kosovës duket se po merr një kthesë që po çon në idëne e shkëmbimit të territoreve. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për agjencinë e lajmeve Associated Press u shpreh i hapur për të diskutuar korrigjim kufijsh në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian

Parashuta pa kuptim dhe premtime për aeroporte

Postuar në 02 Gusht, 2018 01:29

Ministrat e kanë bërë praktikë tashme dhe nuk kanë asnjë ndrojtje për të furnizuar redaksitë e lajmeve me materiale video dhe audio për punën e shkëlqyer që po bëjnë në mbështetje të projekteve të zhvillimit. 

Ndërron jetë Gaqo Çako

Postuar në 01 Gusht, 2018 23:00

Është ndarë sot nga jeta tenori i mirënjohur i skenës shqiptare, Gaqo Çako. Ai u lind më 24 janar të vitit 1935 dhe mbante titullin Artist i Popullit. Çako ka qenë për një kohë të gjatë i pranishëm në skenën shqiptare dhe është ngulitur në memorien e dy brezave për zërin e tij të ngrohtë dhe një lloj karizme në skenë.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS