Ambasadori gjerman në Kosovë: Tani nuk bëhet fjalë për hapjen e urës mbi Ibër
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka përsëritur qëndrimin e shtetit gjerman për hapjen e Urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Rohde ka thënë se situata aktuale e sigurisë nuk është në favor të hapjes së kësaj ure, ani pse ka një marrëveshje të arritur kohë më parë për këtë. Ai po ashtu ka thënë se ka rrezik për tensione, nëse ura hapet.
Ia sqarova edhe William Burnsit pse erdhi në Ballkan
Në Kosovë ka nisur të zërë rrënjë sëmundja e vjetër e shqiptarëve të Shqipërisë se asgjë që ndodh kur vetë nuk je protagonist nuk është e mirë. Për ta ilustruar: kur në Shqipëri erdhi Xhorxh Bush, opozita e Edi Ramës nuk kishte se çfarë të thoshte, sidomos sepse vizita erdhi pas Gërdecit, por edhe sepse z. Rama kishte marrë ndryshimet kushtetuese. Por për ta prishur karadyzenin e Nuri Beut, u sajua historia e vjedhjes së orës në Fushë-Krujë, të cilën e përgënjeshtroi vetë ish-presidenti amerikan.
Gjeorgjia drejt asgjësimit të opozitës me ligj
Partia në pushtet në Gjeorgji mund të nxjerrë jashtë ligjit të paktën gjashtë parti nëse fiton zgjedhjet e radhës. Kryeministri Irakli Kobakhidze njoftoi se qeveria do të ndalojë disa parti kundërshtare pas zgjedhjeve të tetorit.
Lëvizja vjen pak ditë pasi partia në pushtet "Ëndrra Gjeorgjiane" kërcënoi se do të shpërndante grupimin më të madh të opozitës në Parlament, "Lëvizjen e Bashkuar Kombëtare" (UNM) e cila u themelua nga ish-presidenti gjeorgjian Mikheil Saakashvili.
Emigrantët e paligjshëm do t'ia "postojmë" Brukselit
Hungaria mund t'i paguajë azilkërkuesit për të udhëtuar drejt Evropës Perëndimore, paralajmëroi një zyrtar i qeverisë së Viktor Orban.
Gergely Gulyas, i cili drejton zyrën e kryeministrit hungarez, njoftoi se kjo do të ishte një përgjigje e mundshme ndaj dënimeve që i janë dhënë Hungarisë nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë (ICJ).
Gangsteri që u bë komandant i Ushtrisë së Kuqe
"Më i guximshmi ndër komandantët tanë modestë dhe më i përuluri midis trimave". Ky ka qenë vlerësimi i Stalinit për Grigory Ivanovich Kotovsky, një hero i Luftës Civile dhe komandant legjendar i Ushtrisë së Kuqe, emrin e të cilit morën shumë rrugë dhe madje edhe qytete.
Një datë e mbingarkuar: çfarë të përkujtojmë më 23 gusht?
23 gushti është një datë të cilën politika dhe ndarja historike po e mbingarkon me shenjime që në të vërtetë ilustrojnë kohën që jetojmë dhe parathonë një të ardhme shumë të zymtë. 23 gushti 1939 përfaqëson një moment të rëndësishëm për Europën dhe rendin ndërkombëtar të Versajës pasi në këtë ditë u firmos Pakti Ribentrop-Molotov i mossulmimit mes Gjermanisë hitleriane dhe Bashkimit Sovjetik.
Po Shqipëria politike pse e bojkotoi Konventën e demokratëve amerikanë?
Disa ditë më parë në SHBA u mbajt konventa e Partisë Demokratike, e cila zyrtarizoi votën për kandidatin për president të SHBA në zgjedhjet e nëntorit. Ngjarja politike u përcoll me pompë të madhe në mediat amerikane dhe për nga organizimi i ngjante një ceremonie me sens triumfalizmi dhe madhështie që nuk para lidhet shumë me kohën.
Djordjeviç: Rio Tinto dhe tabloidët nuk diskreditojnë dot punën tonë për pasojat e minierës së litiumit
Një ditë pasi në mediat serbe u publikua lajmi se “Rio Tinto”, kompania që ka marrë koncesionin e shfrytëzimit të minierës së litiumit në Jadar, kishte kërkuar tërheqjen e një artikulli të shkencëtarëve serbë nga revista “Nature”, është prononcuar edhe autorja kryesore, Dragana Djordjeviç. Sipas saj kërkimet e bëra prej ekipit serb përfshijnë studim në terren dhe ka kaluar disa redaktime.
Rusia propozon rezolutë të re për Gazan. "S'ka paqe me politikën që i përshtatet vetëm Izraelit"
Rusia ka propozuar së fundmi një rezolutë të re në OKB që sipas saj do të ndalojë dhunën në Gaza. Dokumenti titullohet formalisht mbi rregullimet në Lindjen e Mesme dhe është njoftuar nga zv.shefi i misionit të Përhershëm të Rusisë në OKB, Dmitry Polyansky.
Në Afganistan nis të lulëzojë turizmi
Në Afganistan, qeveria talebane i ka kthyer sytë nga turizmi. Shifrat tregojnë një rritje të vazhdueshme të turizmit përgjatë tre viteve të fundit, megjithatë ato mbeten ende modeste.
Vizitorë nga e gjithë bota kanë nisur të shijojnë nga afër peizazhin skenik dhe historinë e lashtë të Afganistanit. Shumë prej tyre zgjedhin të zhyten në liqenet bruz të Parkut Kombëtar Band-e-Amir, ndërsa të tjerë eksplorojnë artin budist dhe rrënojat në Bamiyan apo bëjnë pazar në pazaret e zhurmshme të Kabulit.