Shefi i CIA-s viziton Kosovën

Postuar në 22 Gusht, 2024 18:24

Drejtori i Agjencisë Amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, ka zhvilluar një vizitë në Kosovë, ku është takuar me presidenten Vjosa Osmani. Takimi është zhvilluar në presidencë dhe në të ka qenë i pranishëm edhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti.

Pavarësisht se zyrtarisht nuk ka pasur asnjë njoftim nga Ambasada Amerikane apo institucionet shtetërore në Prishtinë, vizita e Burns duket se është ndalesa e radhës e një turi në rajon.

Tajvanezja TMSC merr leje zyrtare nga KE për fabrikë gjysmëpërçuesish në Dresden

Postuar në 22 Gusht, 2024 13:01

Komisioni Evropian tha të martën se kishte miratuar ndërtimin e një fabrike të re të prodhimit të gjysëmpërçuesve të silikonit në Dresden, pasi gjigandi tajvanez gjysmëpërçues "TSMC" po ngre fabrikën e tij të parë evropiane. Liderët evropianë duan të shmangin mbështetjen në rajone të tjera të botës për furnizimet me gjysmëpërçues, thelbësorë për një sërë produktesh elektronike, nga kompjuterët te makinat e deri te raketat. Miratimi i lejon qeverisë federale gjermane të sigurojë mbështetje financiare prej 5 miliardë eurosh (5.5 miliardë dollarë) për Kompaninë e re Evropiane të Pr

"Rio Tinto" kërkon tërheqjen nga "Nature" të një studimi serb për minierën e litiumit në Jadar

Postuar në 22 Gusht, 2024 12:45

Kompania britanike “Rio Tinto” që ka fituar të drejtën e shfrytëzimit të minierës së litiumit në Jadar, ka kërkuar tërheqjen e një studimi të Dragana Djordjeviç dhe ekipit të saj nga publikimi në revistën “Nature”.

Brnabiç: Serbisë nuk i vjen më si Vuçiç në 300 vjet

Postuar në 21 Gusht, 2024 14:52

Ka çdo vend idhujtarët e vet të liderit. Në Shqipëri kemi parë përpjekje të dëshpëruara për të krahasuar drejtues të tanishëm politikë me Skënderbeun, që është idealisht norma e heroit në kokën e një shqiptari.

Ana Brnabiç, kryetare e Parlamentit të Serbisë, ka deklaruar se ajo shpreson se Aleksander Vuçiç nuk do të largohet nga politika në vitin 2027, pasi:

Nuk do të ketë më kush të mendojë për Serbinë gjithë kohës

Më tej ajo ka cilësuar se:

Serbisë nuk i vjen më si ai për 300 vjet

Besa e shqiptarit: E poshtëron pushteti përditë, ul kurrizin dhe sytë. Vesh iksi një bluzë, e mbysin!!!

Postuar në 21 Gusht, 2024 13:06

Në katakombet online të psikiatrisë kombëtariste është zhvilluar një betejë frontale ndaj gazetarit sportive, Ervin Baku, i cili në një intervistë për EuroNews, është paraqitur në ekran me një bluzë të ekipit kombëtar serb të volejbollit. Kaq ka mjaftuar që sipas Bakut të nisë një “kryqëzatë e pafre dhe e pa arsye”, që përmban “një ndëshkim masiv që e ka tejkaluar të drejtën tuaj”.

Rizgjimi i kulturës së Gjermanisë Lindore

Postuar në 21 Gusht, 2024 12:42

 

Ndërsa ndiqja shkollën në vitet 1990, letërsia e RDGJ nuk mësohej apo lexohej. Trajtohej si diçka e turpshme. Nuk guxova të zgjidhja një libër të një shkrimtari gjermanolindor, edhe pse shumë prej tyre ishin në bibliotekën e shtëpisë time në Leipzig. Kur kthej kokën pas, besoj se arsyeja ishte perceptimi publik për republikën e vjetër socialiste. Kjo më tremb.

NASA: Objekti i rrallë, CWISE J1249, 30 mijë herë sa Toka, lëviz me 1 milionë milje/orë

Postuar në 21 Gusht, 2024 09:55

NASA deklaron se ka vëzhguar një objekt të rrallë që lëviz nëpër galaktikën tonë i cili sipas vlerësimeve të tanishme mendohet se është një xhuxh i kaftë. Objekte të tilla janë njësi që qëndrojnë mes yjeve dhe planeteve për nga përmasat dhe masa. 

Objekti u zbulua fillimisht nga qytetarë që asistojnë NASA-n të vëzhgojë hapësirën dhe mandej u konfirmua nga shkencëtarët e saj. 

Shefi i CIA-s Burns, vizitë në Sarajevë. Raportime edhe për një qëndirm në Beograd

Postuar në 21 Gusht, 2024 00:06

Mediat raportojnë për një vizitë të zhvilluar sot më 20 gusht në Bosnje-Hercegovinë të shefit të shërbimit inteligjent amerikan, CIA, William Burns. 

Sipas Radio Evropa e Lirë, Burns ka qenë në Sarajevë për të "diskutuar deklaratat separatiste të Milorad Dodik", president i Republikës Srpska. 

Jamie Shea: Shumë shpejt do të shohim një Mitrovicë të bashkuar

Postuar në 20 Gusht, 2024 23:51

Ish-zëdhënësi i NATO-s, britaniku Jamie Shea, shprehet në një intervistë për "Koha Ditore" se koha do sjellë së afërmi bashkimin e Mitrovicës. 

...duhet të krijohen rrethana ndërkombëtare të stabilitetit atje për të lëvizur përpara. Tani, nuk e ndaj mendimin fatalist se për shkak se ajo urë ka qenë e mbyllur për një çerekshekulli do të mbetet përjetësisht e mbyllur.

"Vrasja" e koncerteve live

Postuar në 20 Gusht, 2024 18:22

Diskotekat janë diçka që i përkasin të shkuarës. Kërcejmë gjithnjë e më pak dhe shikojmë njëri-tjetrin gjithnjë e më pak, sepse sytë i kemi më shumë në ekranin e celularit.

Bob Sinclar, pas një mbrëmjeje aspak të këndshme në një klub në Mykonos në Greqi, lëshon një apel: "Jo më celularë në disko, përndryshe është një makth".

Mijëra komente solidariteti në rrjetet sociale, ku përdoruesit luajnë me titullin e këngës së tij, Love Generation, e kthyer sipas tyre në “Phone Generation”.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS