Drama e luftës siriane në foto

Postuar në 12 Tetor, 2019 19:28

Operacionet ushtarake në Siri vijojnë me një intensitet të paparë. Turqit thonë se kontrollojnë qytetin sirian të Ras Al Ain, por ushtria Siriane mohoi një gjë të tillë. Valët e njëpasnjëshme të zhvendosjes se njerëzve nuk kanë të ndalur me më shumë se 191,000 njerëz që raportohet të jenë larguar nga shtëpitë e tyre.

Të shtunën në mëngjes, Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se 415 rebelë kurdë ishin "neutralizuar" që prej fillimit të operacionit.

Mësimi i Habsburgasve që BE-ja mund të marrë në Ballkan*

Postuar në 12 Tetor, 2019 15:52

 

Akuza në media: Kryeministri udhëtoi drejt Beogradit me avion që kushton 1800 euro/ora

Postuar në 12 Tetor, 2019 14:25

Gazeta “Shqip” shkruan sot se udhëtimi i kryeministrit Edi Rama në Serbi, për në samitin e Novi Sadit është kryer me një avion privat. Avioni i përket një linje ajrore bullgare, “Aviostart” dhe ajo aplikon çmime që fillojnë  nga 1800 euro/ora.

Europa është lëmsh, e pëson Shqipëria

Postuar në 12 Tetor, 2019 13:00

Fajin e ka Europa. Kjo është ajo që përsërit së fundmi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që mendon se qeverisja e tij është e suksesshme. 

Në një intervistë për “The Irish Times”, z. Rama jep leksione mbi situatën, shkaktar i së cilës është vetë. Kryeministri thotë se BE-ja ka një situatë të paqartë, por harron të sqaronë se cili është kuptimi i kushteve të Bundestagut.

Kryeministri ka folur për atë që do të jetë Shqipëria pas 10 vjetësh dhe sipas tij ajo do të jetë një vend me shtet funksional. 

A dështoi revolucioni rajonal i paqes me shkëmbim territoresh?

Postuar në 11 Tetor, 2019 23:08

Presidenti serb Aleksander Vuçiç ka shfaqur nervozizëm pas takimit të tij me përfaqësuesin e posaçëm amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. I pyetur nga gazetarët, Vuçiç ka deklaruar se kur vjen puna për Kosovën atij nuk i është ofruar asgjë në këto shtatë vjet dhe se pas takimit të fundit I duhet kohë të mendojë se çfarë duhet të bëjë. 

Askush nuk po na ofron asgjë, askush nuk po na ofron ndarjen. Nuk do të na japin asgjë…Kam nevojë të mendoj rreth atyre që më tha Grenell dhe të vendos për hapat e radhës

Bie qeveria rumune. Nuk kalon mocionin e besimit në Parlament

Postuar në 11 Tetor, 2019 21:04

Qeveria rumune është rrëzuar dje pasi kryeministrja socialdemokrate Viorica Dăncilă humbi mocionin e besimit në Parlament.
238 deputetë votuan pro mocionit, që u vu në lëvizje një javë pas negociatave mes palëve gjatë të cilave disa anëtarë të shumicës u larguan drejt opozitës. Pushteti i kryeministres u trondit pasi aleatët e saj në koalicion dolën nga qeverisje na gusht të këtij viti. 

Presidenti Klaus Iohannis do të të duhet të zgjedhë një kryeministër të ri, ndërkohë që vetë Dăncilă është kandidate për zgjedhjet presidenciale të 10 nëntorit. 

“Lulëkuqja”, apo "Kallëza"? Kush është filmi i parë i animuar shqiptar?

Postuar në 11 Tetor, 2019 15:35

Filmi i animuar shqiptar ka një histori të vetën, e cila në disa raste, ka për të treguar përtej asaj që është dokumentuar zyrtarisht. Ndërkohë që “Zana dhe Miri” njihet si i pari filmi i animuar shqiptar, në fakt, i pari film i animuar mund të jetë një film i panjohur për publikun, që daton që në vitin 1972. Ai quhet “Lulëkuqja” dhe ka për autor Mit'hat Fagun sipas të cilit filmi është shfaqur në mënyrë ilegale dhe nuk ekziston në arkivë.

TemaTv

Kërcënimi i Erdoganit funksionon, NATO: I kuptojmë shqetësimet e Turqisë në Siri

Postuar në 11 Tetor, 2019 15:27

NATO ka deklaruar sot përmes sekretarit të Përgjithshëm të saj, Jens Stoltenberg se ndërhyrja turke në Siri ka mbështetjen e Aleancës. Në ndryshim nga presidenti amerikan, Donald Trump, që deklaroi se SHBA tërhiqet nga Siria për t’ia lënë Turqisë përgjegjësinë e luftës, Stoltenberg ka bërë mbulimin duke e cilësuar operacionin turk, një veprim që zyrtarisht pranohet si legjitim.

Kryeministri i Etiopisë, fitues i Nobelit të Paqes

Postuar në 11 Tetor, 2019 12:44

Komiteti i Akademisë Suedeze ka vendosur t'i japë çmimin Nobel për Paqen për vitin 2019 kryeministrit të Etiopisë, Abiy Ahmed Ali. Sipas njoftimit Abbe është vlerësuar  për përpjekjet e tij për të arritur paqen dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, dhe veçanërisht për iniciativën e tij për të zgjidhur mosmarrëveshjet kufitare me Eritrean fqinje

"Komisioni beson se përpjekjet e Abed Ahmedit meritojnë njohje dhe kanë nevojë për inkurajim. Shpresojmë që çmimi Nobel do të mbështesë Kryeministrin Abe në përpjekjen e tij të rëndësishme për paqen dhe pajtimin"-theksohet në njoftim.

Komisioni Europian: Marrëveshjet e shkëmbimit të ADN-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, ekskluzivitet i BE-së

Postuar në 11 Tetor, 2019 12:26

Komisioni Europian ka nisur procedurat ligjore kundër katër vendeve anëtare për shkak se ato kanë shkelur marrëveshjet kuadër.

Lajmi raportohet nga mediat austriake sipas të cilave Komisioni ka nisur procedurat kundër Austrisë, Hungarisë, Bullgarisë dhe Rumanisë, vende të cilat kanë nënshkruar marrëveshje të shkëmbimit të të dhënave genetike, daktiloskopike me vende të Ballaknit Perëndimor. Sipas pretendimeve të Komisionit, vetëm Bashkimi Europian ka të drejtën e shkëmbimit të të dhënave të tilla, çka e bën çdo marrëveshje bilaterale në shkelje të kompetencave të BE-së.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS