Kryeministri: Vendimi i BE-së për negociatat nuk lidhet më me detyrimet e Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama është rishfaqur sot me një videomesazh për qytetarët shqiptarë rreth vendimit të Bashkimit Europian për cceljen e negociatave për anëtarësim.
Në fjalën e vet, z. Rama ka nënvizuar se vendimi ende i panjohur i 18 tetorit po kushtëzohet nga humori dhe optikat e ndryshme që vende anëtare të BE-së kanë për zgjerimin, duke vënë gishtin mbi qëndrimin e Presidentit francez, Emmanuel Macron.
Roli i braktisur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Oksigjen për "La Repubblica". De Benedetti: Një copëz historie e Italisë. Fëmijët e mi nuk dinë ta bëjnë këtë punë
Sipërmarrësi i njohur italian, Carlo De Benedetti ka njoftuar përmes një interviste në gazetën “Corriere della Sera” se ai ka ndërmend të rigjallërojë grupin mediatik “Gedi” që zotëron ndër të tjera edhe gazetat “La Repubblica” dhe “La Stampa”. Ai ka sqaruar se investimi kryesor për gazetën “La Repubblica” do të përqendrohet te dixhitalizimi për të vijuar më tej me krijimin e një fondacioni.
Veto franceze për negociatat
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian do të diskutojnë sot nëse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të lejohen të nisin bisedimet zyrtare për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Një hap i tillë nuk mbështetet nga Franca, që pritet të vendosë veton për të dy vendet. Diplomatë europianë i thanë Agjencisë Gjermane të Lajmeve se Parisi i sheh gjërat ndryshe nga vendet e tjera edhe pse është i izoluar në qëndrimin e vet.
Rusia ndërmjetëson marrëveshje mes kurdëve dhe Damaskut zyrtar kundër Turqisë
Kurdët kanë arritur një marrëveshje me qeverinë siriane të Bashar al Assad për frenimin dhe kundërvënien e ofensivës turke në veti të Sirisë. Mediat raportojnë se kurdët do të dorëzojnë qytetin e Manbij dhe Kobanes në kontrollin e Damaskut zyrtar pas një marrëveshjeje që u ndërmjetësua nga Rusia. Media shtetërore siriane njoftonte dje se trupat ushtarake kanë nisur lëvizjen drejt veriut të vendit për të “përballur agresionin turk në territorin sirian”.
Me kë është Shqipëria në Siri?
U mendua se ishte një rrokadë e organizuar në terren. Amerikanët dilnin jashtë sepse nuk dëshironin më të luftonin në Siri, turqit hynin brenda. Presidenti amerikan Donald Trump e mbrojti tërheqjen me faktin se SHBA nuk ka pse të angazhohet në luftëra të pafundme tribale që zhvillohen prej qindra vjetësh. Kur sapo u duk se pazari ishte mbyllur, plasi çështja kurde. Po me kurdët? Si mund të braktisen ata kaq kollaj?
Venecian e lexon si të duash
Komisioni i Venecias nuk i ka lëvizur ndonjë gjë të madhe draftit fillestar të vet për çështjen e opioninit të kërkuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Në opinionin e publikuar, Komisioni thekson se ai ka marrë parasysh pretendimet e të gjitha palëve duke dalë në disa përfundime që në fakt nuk e shterojnë debatin aktual.
Por ky opinion mund të vihet në konteket të debatit nisur nga reduktimi që i është bërë nga mediat afër pushtetit:
A ka shkelur Kushtetutën Presidenti i Republikës kur shtyu datën e zgjedhjeve lokale?
Ambasadori turk në Tiranë: Besojmë se kemi mbështetjen e Shqipërisë për luftën në Siri (Video)
Ambasadori i Turqisë në vendin tonë, Murat Ahmet Yoruk, doli sot në një konferencë për shtyp për të sqaruar qëllimet e sulmit të ushtrisë turke në Siri. Ai tha se operacioni i quajtur “Burimi i paqes” do të garantojë pikë së pari rikthimin e sirianëve në shtëpitë e tyre.
Yoruk theksoi se forcat e armatosura turke po veprojnë vetëm në hapësirat ku gjenden militantët e DAESH-it, PKK-së dhe YPG-së, duke shtuar se kjo është edhe arsyeja pse Ankarajmë po përpiqet të krijojë një zonë sigurie në veri të Sirisë.
Dhoma Italiane e Tregëtisë: Në Shqipëri gjërat nuk funksionojnë
Debati publik në Shqipëri është i dominuar jo rastësisht nga temat politike, duke i dhënë pak hapësirë asaj çfarë ndodh realisht me ekonominë dhe treguesit që publikohen periodikisht lidhur me rritjen ekonomike. Së fundmi Dhoma Italiane e Tregëtisë në Shqipëri CIA dhe Confindustria Albania kanë reaguar lidhur me shifrat e bëra së fundmi publike nga INSTAT për e rritjen e PBB-së për temujorin e dytë të këtij viti ku sipas tyre ka pasur një ngadalësim më shumë se dyfishi nga sa ishte parashikuar nga Qeveria.
Majtas.net, kosherja dixhitale e së majtës
Është thënë shpesh se një nga armët kryesore të z.