Macron e ka fajin?! Spanja, Danimarka dhe Hollanda kërkuan hapje negociatash vetëm me Shkupin
Në Tiranë po orkestrohet një lloj politike dite kundër Francës dhe presidentit të saj. Sigurisht për shkak se Emmanuel Macron i tha jo hapjes së negociatave me vendin tonë, por më tej, përmendi edhe liberalizimin e vizave duke kërcënuar deri diku me një instrument që është shumë i rëndësishëm për shqiptarët. Ajo që nuk po qartësohet është nëse kjo politikë e Parisit zyrtar është me disponim kundër Shqipërisë, apo lidhet me një vizion të Macron, që mund të jetë edhe ambicie personale. Në Tiranë po i fryhet idesë së Franca është kundër Shqipërisë.
Greqia kërkon një Plan B nga BE-ja për menaxhimin e fluksit migrator
Greqia kërkon zbatimin e një plani B për frenimin dhe menaxhimin të fluksit migrator që mund të shpërthejë sërish drejt Europës në kuadër të luftës në Siri. Kryeministri i vendit, Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar për Politico se Bashkimi Europian duhet të dënojë njëzëri operacionet ushtarake turke në veri të Sirisë dhe të vendosë sanksione ndaj të gjithë atyre që sipas tij janë të përfshië në kërkime të paligjshme gazi dhe nafte në Zonën Ekskluzive Ekonomik të Qipros.
Pence detyron Erdoganin të pranojë armëpushimin
Turqia ka rënë dakord për një armëpushim pesë-ditor në Siri, me kushtin që gjatë kësaj kohe forcat kurde të tërhiqen nga kordoni i sigurisë në verilindje të vendit. Erdogan vendosi të ndalë sulmet pas katër orë bisedimesh me zv/presidentin amerikan, Mike Pence.
"Pala turke do të ndalojë Operacionin e Burimit të Paqes në mënyrë që të lejojë militantët e YPG të tërhiqen për 120 orë. Të gjitha operacionet ushtarake të emërtuara Burimi i Paqes do të pushojnë dhe e gjithë ndërhyrja do të ndërpritet pas përfundimit të tërheqjes"-tha Pence në konferencën për shtyp.
Asad reagon ndaj sulmit të Turqisë: I përgjigjemi agresionit me të gjitha format
"Siria do t'i përgjigjet agresionit turk, kudo në territorin e saj, me të gjitha mjetet që ka në dispozicion”-deklaroi Presidenti sirian Bashar al-Asad, pas vendimit për të dërguar trupat qeveritare siriane në mbështetje të forcave kurde të shënjestruara nga operacionet ushtarake të Ankarasë.
Duke dënuar "agresionin" e Turqisë, Asad u zotua se Siria "do t'i përgjigjej Turqisë dhe do ta përballonte atë, në të gjitha format , në çdo zonë të territorit sirian dhe me të gjitha mjetet e mundshme ligjore".
Tjetër ligj i posaçëm për legalizimet
Nga Zall-Herri ku përmbylli procesin e legalizimeve Drejtori i Agjencisë së Kadastrës, Artan Lame, deklaroi se po punohet për disa ndryshime ligjore për të trajtuar objektet që nuk kanë mundur të legalizohen për shkak të probelemeve të ndryshme. Sipas Lames kjo do të bëhet me një ligj të posaçëm pas vërejtjeve që Komisioni i Venecias shprehu për ligjin e pronave.
Tym i bardhë për BREXIT
Bashkimi Europian dhe qeveria britanike arritën marrëveshjen për Brexit siç njoftoi kryeministri britanik Boris Johnson.
"Kemi arritur një marrëveshje të drejtë dhe të ekuilibruar për Brexit”-tha Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker menjëherë pas arritjes së marrëveshjes. “Është një marrëveshje që dëshmon për angazhimin tonë për të gjetur një zgjidhje. Unë rekomandoj që samiti i BE ta ratifikojë këtë marrëveshje"-shtoi ai.
Shqipërisë i mungon Parlamenti...
Sot ka zhvilluar seancë plenare Parlamenti i Shqipërisë. I cili pë rata që nuk e kanë vënë re, ekziston akoma. Mediat e interesuar për këtë punë kanë përcjellë lajmin se punimet e seancës janë ndërprerë sepse deputeti Ralf Gjoni ka kërkuar të flasë ndërkohë që po fliste ministri Eduard Shalsi. Kaq mjafton nga kronika parlamentare për ta kapur derexhenë ku katandisi ky vend dhe institucionet e tij. Anonimi numër një I ndërpret fjalën anonimit numër dy. Ndërhyn anonimja numër tre në krye të Kuvendit dhe jep pesë minuta pushim.
Hapësira arsimore Shqipëri Kosovë – vizion apo utopi?
Me togfjalëshin “hapësirë arsimore Shqipëri – Kosovë” kuptojmë mjedisin në të cilin sistemet tona arsimore, përmes dakordësimit të kornizave politike, ligjore dhe institucionale për arsimin, funksionojnë të integruar, me qasje të përafruara ndaj asaj që duhet të nxënë në shkolla fëmijët shqiptarë, tani e në të ardhmen. Në terma të përgjithshëm, jetësimi i kësaj hapësire do të zëvendësojë arkipelagët arsimorë që ekzistojnë sot, për hir të humoreve, paragjykimeve dhe izmave çfarëdo të së shkuarës.
Jo-ja franceze nuk prodhon krizë...as në Shqipëri dhe as në Europë
Franca e Emmanuel Macron i tha Jo Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Me apo pa arsye të brendshme të saj, për çështje gjeopolitike apo jo, duhet të pranojmë se vendit tonë i është përplasur dera në fytyrë. Macron është treguar deri në fund francez: përtej vizioneve të veta kontinentale të cilat nuk po duket se japin gjëkundi fryte, ka kujtuar edhe se Shqipëria shpërdoroi besimin e Bashkimit Europian kur liberalizimin e vizave e shndërroi në mundësi për azilkërkim.
Papandreu reagon ashpër për bllokimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
Ish-kryeministri socialist i Greqisë George Papandreu ka shprehur hapur kundërshtinë e tij ndaj papajtueshmërisë që po tregon Bashkimi Europian me angazhimet që ka marrë për Ballkanin Perëndimor.
Mesazhi i Papandreut i referohet bllokadës franceze të negociatave të pranimit me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë.