Shqiptarët janë me fat. Kryeministri dhe diplomatët janë prekur nga tërmeti
Pas bërtitjeve dhe sharjeve me njerëzit nëpër zonat e prekura nga tërmeti, kryeministri Edi Rama ka shfaqur anën tjetër të vetën në një takim me diplomatë të akredituar në Tiranë.
Borova, reflektime histokratike të para me syrin e një fati individual të jashtëm*
Shqipërinë po duan ta ndihmojnë, por jo duke u dhënë paratë këtyre të dyve
Qeveria shqiptare nuk ka arritur të bindë fondacionet që janë angazhuar në mbledhje fondesh për lehtësimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit që të bashkojnë shumat e mbledhura në një. Për këtë arsye qeveria ka vendosur që të ndajë zonat ku do të hidhen paratë, duke e shndërruar Komitetin e Rindërtimit në një teatër pa vlerë takimesh formale.
Po lobohet për hekurudhën Budapest-Pire
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se Beogradi është shumë i interesuar dhe po lobon për ndërtimin e hekurudhës Budapest-Pire që kalon përmes Beogradit, Shkupit dhe Selanikut në vijën e dikurshme strategjike të komunikimit të Europës Qendrore me Turqinë dhe Lindjen e Afërme. Vuçiç ka sqaruar se Serbia ka zhvilluar bisedime për këtë temë me palën kineze dhe zyrtarët europianë, ndërkohë që ka shtuar se ka patur presione për shkak të marrëdhënieve që Beogradi ka me Kinën dhe Rusinë.
KE: Do të rishikojmë vendimin...të paktën për Maqedoninë e Veriut
Edi që nuk domestikohet dot për Kryeministër
Kryeministri është shfaqur në një takim në mbrëmjen e djeshme duke u treguar gishtin e mesit disa të rinjve që po bënin thirrje kundër tij. I rrethuar nga fëmijë zoti Rama ngre gishtin për t’u shfaqur ashtu siç është: një politikan, qytetar, apo edhe në probabilitetin e pagjasë, një artist i padomestikuar.
Konventa e Bernës: Të pezullohen projektet për HEC-e mbi Vjosë! Qeveria shqiptare bojkoton takimin
Komiteti i Përhershëm i Konventës në Bern bën thirrje për pezullimin e punës për HEC-et e parashikuara për t’u ndërtuar mbi lumin Vjosë, në Poçem dhe Kalivaç. Gjatë mbledhjes vjetore të Komitetit të Përhershëm në Strasburg (3-6 dhjetor), Komiteti u bëri thirrje edhe një herë autoriteteve shqiptare të pezullojnë të gjitha përgatitjet në lidhje me dy projektet e hidrocentraleve - Kalivaç dhe Poçem – deri në përfundimin e vlerësimit strategjik të ndikimit në mjedis dhe atij social. Vjosa njihet si lumi i fundit i madh natyror në Evropë, duke përjashtuar Rusinë.
Modeli "Vorpsi" bëhet ligj kundër Kushtetutës. Betimi i njoftohet Presidentit, nuk bëhet para tij!!!
Sot raportohet se shumica personale e Edi Ramës ka futur në procedurë amendimin e ligjit për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese sipas të cilit synon të zgjidhë, përmes tejkalimit të Presidentit, çështjen e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Thuhet në draft:
Vetëçlirimi: Shqipëria pa çlirimtarët e huaj, por jo pa frontet e tyre
Asnjë gazsjellës pa miratimin e Turqisë!
Lëvizja diplomatike e Turqisë në firmosjen e një memorandumi me Libinë, ka provokuar shqetësime në Europë. Përveç Greqisë që është vend që preket drejtpërdrejt nga marrëveshjet detare në Egje, Egjipti, Qipro, por edhe BE dhe SHBA kanë kërkuar nga Ankaraja që të heqë dorë nga ambicie të tilla. Në fakt asgjë nuk ka ndodhur. Erdogan ka mësuar të notojë në koniunkturën e ngatërruar të Perëndimit që po e shfrytëzon pa asnjë lodhje.