Seriali “Besëlidhja”, në pritje të episodit: Duke u lutur për shqiptarët e Mi!

Postuar në 17 Dhjetor, 2019 09:44

 

Mirëmëngjes! 

Sot është dita e 22-të që nga tërmeti i 26 nëntorit. Rituali është kthyer. Edhe për ata që jetojnë në çadra. Ha bukë, fle, çohesh, lan dhëmbët, dëgjon muzikë, nisesh për punë. 

Lajmet mos i harro! Çfarë ka ndodhur sot? Ja ta hap pak cel apo radion në makinë. Pret të dëgjosh se çfarë është bërë. Fundja kjo ka rëndësi. 

SHBA njeh genocidin armen. Erdogan: Ka një genocid real, ai ndaj indianëve të Amerikës

Postuar në 16 Dhjetor, 2019 17:29

Miratimi nga Senati amerikan i një rezolute përmes së cilës SHBA njeh genocidin armen, ka provokuar tensione të reja, të përsëritura me Turqinë.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan citohet nga mediat turke të jetë shprehur se kjo lëvizje e Ëashingtonit do të ketë kundërpërgjigje. Një ndër masat që Erdogan ka paralajëmruar është mbyllja e bazës bërthamore të Incirlikut dhe të Kureçikut që është bazë radarësh.

Vdekja e çuditshme e Anglisë socialdemokratike

Postuar në 16 Dhjetor, 2019 15:37

 

Miratohet paketa anti-shpifje

Postuar në 16 Dhjetor, 2019 14:36

Komisioni i Ligjeve ka votuar sot pro paketës “Anti-shpifje” me disa ndryshime nga projekti fillestar.
Drafti është kundërshtuar nga shoqata të gazetarëve dhe aktorë ndërkombëtarë të cilët edhe e kanë mbiquajtur si paketa antishpifje. Drafti parashikon kompetenca të zgjeruara të AMA-s dhe detyron portalet të heqin përmbajtje për të cilat ka ankesa. Më poshtë pjesë të draftit: 

 

Mirë censura, po shoqatat e gazetarëve çfarë përfaqësojnë?

Postuar në 16 Dhjetor, 2019 13:07

Sot kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka organizuar në emër të subjektit që drejton një tryezë kundër të ashtuquajturës Paketë Antishpifje. Zoti Basha është në punën e vet, ai po do të rrëmbejë një flamur dhe mirë bën. Por nuk përjashtohet që edhe ta ketë seriozisht këtë luftë.

Spot i dedikuar për heroin e vetëshpallur

Postuar në 15 Dhjetor, 2019 20:17

Në një kronikë të Al Jazeera para disa ditësh paraqitej edhe presidenti i Republikës, Ilir Meta në Durrës, në inspektim në zonat e goditura nga tërmeti. Në atë kronikë Ilir Metës i liheshin pak sekonda përmes të cilave thoshte se për këtë situatë do të ketë hetim. Pjesa tjetër i takonte qytetarëve. 
Ky raport ka kuptim për shkak se protagonistë të ngjarjes janë qytetarët. Media shqiptare bën të kundërtën. Në rrënoja, natën dhe ditën, mikrofoni është për politikën. Kryeministrin, kryebashkiakun etj.. 

Kacarrumi qelbësirë

Postuar në 15 Dhjetor, 2019 16:30

Një ideolog i së djathtës amerikane është shprehur në një intervistë se, kur u zgjodh president, Bushi vetë nuk e kuptonte përse e kishin zgjedhur, ndaj dhe i kalonte më kot - më shumë duke pushuar në rançin e vet në Teksas - muajt e parë të presidencës. Kur ndodhi ngjarja e 11 shtatorit, thotë ky ideolog, Bushi e kuptoi se përse ishte zgjedhur president.

Në SHBA kërkohet Impeach, në Shqipëri imponojnë "Zgjedhje"

Postuar në 15 Dhjetor, 2019 16:13

Gazeta “New York Times” autorizoi dje në faqen e vet online një editorial të bordit të vet me titull: Akuzojeni!

Apel - Disa impulse lidhur me bisedimet e reja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Postuar në 15 Dhjetor, 2019 14:37

 

Raporti: 74% e fëmijëve janë të traumatizuar nga tërmeti

Postuar në 15 Dhjetor, 2019 13:48

Rreth tre të katërtat e fëmijëve në zonat e prekura nga tërmeti janë ende të traumatizuar. Një anketë e kryer nga World Vision me prindërit në zonat e Durrësit, Kamzës, Kurbinit dhe Lezhës gjeti se 74% e fëmijëve janë ende të frikësuar. Ata, por edhe një pjesë e të rriturve, manifestojnë shenja të stresit pas traumës, përfshirë këtu pagjumësi, frikë, ankth dhe humbje oreksi. Këto shifra janë më të theksuara te banorët që jetojnë në çadra (88.4%) dhe ata që ende jetojnë në shtëpitë e dëmtuara (85.2%).

Pages

Subscribe to ResPublica RSS