Për banesat e legalizuara që do të shemben kush mban përgjegjësi?
Kryeministri Edi Rama po kërkon sigurim të detyrueshëm të banesave me arsyetimin se qeveria nuk mund të dëmshpërblejë marrëzinë e ndërtimeve pa kriter.
Mirëpo inxhinieri Luigj Aleksi shprehet në një intervistë televizive se:
Numri i banesave që do shemben, janë ose të ligjit të legalizimit, ose banesa të kaluara mbi 60 vjet. Përgjegjësia është individuale e gjithsecilit
Po përgjegjësi për legalizimin e këtyre lloj banesave kush e ka?
Tërmeti ishte me magnitudë 6.4, Goli i Kryeministrit me magnitudë të panjohur
Tërmeti ra por mesa duket për kompanitë e sigurimeve ai ishte qar më vete. Kryeministri që ka kohë që po do sigurime të detyrueshme për shumëçka, kësaj radhe ka propozuar sigurime për tërmetet. Në mbledhjen e Komitetit të Rindërtimit, z. Rama ndër të tjera tha:
Histori/Kontributi i Koço Tashkos në përpilimin e një koncepti të politikës së aleancave gjatë LANÇL*
Një "gazetar" në zgjedhjet presidenciale të Polonisë
Një gazetar do të garojë për president në Poloni. Mediat e këtij vendi raportojnë se Szymon Hołownia, gazetar i njohur dhe me pronësinë e një televizioni privat ka bërë të ditur se synon drejtimin e shtetit përmes garimit në zgjedhjet që mbahen vitin që vjen. Ai zbuloi ambiciet politike në një takim të mbajtur në Gdansk ku ka deklaruar se sistemi politik i Polonisë me dy siç i quajti ai “fise luftarake” ka mbërritur në fundin e vet.
OSBE-ja rrëzon sërish draftin për mediat. AMA, gjobat dhe AKEP, probleme të këtij projekti
Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Desir ka hedhur sërish poshtë draftligjin e qeverisë shqiptare për mediat elektronike.
34 vjeçarja Sanna Marin zgjidhet kryeministre e Finlandës
Finlanda ka vendosur së fundmi një lloj rekordi statistikor. Ministrja e Transporteve, Sanna Marin është zgjedhur kryeministre e vendit dhe është vetëm 34 vjeç.
Paraardhësi i saj, Antti Rinne dha dorëheqjen në datën 3 dhjetor për shkak se pesë aleatët e tij i hoqën besimin.
Marin është aktualisht drejtuesja më e re në botë krahas kryeministres së Zelandës së Re, Jacinda Ardern 39 vjeç dhe kreut koreanoverior, Kim Jon-un që thuhet se është 35 vjeç. Sfida e moshës për Marin vjen nga austriaku Sebastian Kurz që mund të bëhet sërish kryeministër në fund të dhjetorit.
Gruaja në komunizëm, modeli sovjetik dhe ai shqiptar
“Komunizmi dhe feminizmi: Format e trajtimit të grave gjatë regjimit komunist në Shqipëri” ishte tema e konferencës dyditore që mblodhi studiues të fushave të ndryshme në javën e parë të dhjetorit. Konferenca e organizuar nga Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer riktheu në vëmendje gjendjes e gruas gjatë regjimit komunist, nga kënvështrime të ndryshme, bazuar në dokumente të kohës dhe dëshmi grash për përvojën e tyre të persekutimit gjatë regjimit komunist.
Lutja për një takim që do të shpërbënte opozitën
Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot të kujtojë nevojë e një tryeze me opozitën e drejtuar nga Lulzim Basha.
Lulzim Basha një pjesë e sugjerimeve të publikuara lidhur me bizneset e dëmtuara në Durrës, përkojnë me propozimet e hartuara nga kryetari i Komitetit Kombëtar të Rindërtimit & Ministrja e Financave. Por vazhdoj të them se refuzimi i tryezës së përbashkët është gabim i madh
shkruan Rama.
Donacione me detyrim për administratën, a do hetojë KMShC dhe Avokati i Popullit?
Në media ka dalë së fundmi fakti se qeveria ka detyruar nëpunësit e administratës publike që të japin donacione për të prekurit nga tërmeti. Kryeministri e mohoi një fakt të tillë edhe pse në media u publikuan urdhërat përkatës të titullarëve.
Marifetçiu i Tiranës
Turqia ka marrë përsipër të ndihmojë Shqipërinë në këto ditë të vështira duke organizuar një konferencë donatorësh. Sigurisht që ndihma është edhe fianciare, edhe njerëzore edhe politike. Këtë nuk kemi pse të mohojmë, por Turqia ka meritën se ka përshpejtuar punën në ndryshim nga Europa që është më e ngadaltë.