SHBA përherë e më e ngjashme me Shqipërinë. Me dy politika të jashtme

Postuar në 18 Dhjetor, 2019 14:44

Amerika po i ngjan përherë e më shumë Shqipërisë. Nëse në vendin tonë ka për çdo dy përfaqësi, p.sh dy politika të jashtme, një e presidentit dhe një e kryeminsitrit, kështu po ndodh edhe në SHBA. Së fundmi raportohet se Kongresi ka miratuar një paketë ndihme financiare prej 150 milionë dollarësh për palestinezët, 75 milion dollarë për forcat e sigurisë të Autoritetit Palestinez dhe 75 milionë të tjera për mbështetjen e programeve humanitare dhe civile.

Çfarë është ERTV?

Postuar në 18 Dhjetor, 2019 12:20

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot në Parlament një përgjigje për akuzat që i janë bërë për ERTV. ERTV kuptohet se është Edi Rama Televizion. Të paktën këtë kemi kuptuar deri më sot. Kryeministri thotë të kundërtën.

Çdo logo videoje në Facebook e quajnë televizion

tha ai.

Anti-shpifja, Kryeministri: Jemi përballë një turme që nuk lexon

Postuar në 18 Dhjetor, 2019 11:50

Kryeministri Edi Rama ka folur sot në Parlament për paketën antishpifje. Sipas tij, ata që protestojnë janë një turmë që nuk lexon. Paralel me punimet e Kuvendit, disa përfaqësues të disa mediave kanë protestuar. Më poshtë video:

Raporti i Sekretariatit të Energjisë cenon imazhin e Shqipërisë. Përmenden emra drejtorësh që ikin e vijnë

Postuar në 18 Dhjetor, 2019 11:15

Raporti i Sekretariatit të Komitetit për Energjinë ka përplasur drejtuesin e sekretariatit, Janez Kopac, dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Gjatë mbledhjes së Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, ministrja Balluku dhe Kopac u përfshinë në një debat, ku nga ana e saj Balluku u shpreh se qeveria shqiptare nuk është njohur me një draft raport sa i përket të dhënave mbi sektorin e energjisë.

Vendim qeverie për shitjen e pronës shtetërore subjekteve private

Postuar në 18 Dhjetor, 2019 11:09

Qeveria ka vendosr së fundmi që të lejojë shitjen e pronave shtetërore subjekteve private që duan të zhvillojnë atë dhe kanë lejen për këtë qëllim. Vendimi nr. 807, i datës 11 dhjetor(Fletore Zyrtare nr. 171)  përcakton se për cilat kategori prone bëhet kjo shitje dhe aty mund të kuptohet fare qartë se debati si ky që pamë me Teatrin zhvendosen tani drejt një akti administrativ të gjerë në fushë veprimi. Më poshtë lexoni rastet se kur bëhet shitja e pronës shtetërore drejt subjekteve private:

Katrahurë, ende jo Diktaturë

Postuar në 18 Dhjetor, 2019 00:10

 

Opozita kryesore politike në vend, por edhe një pjesë e gazetarëve po ngrenë alarmin se Edi Rama po instalon diktaturën. Me termin diktaturë e ke të thjeshtë të asociosh çdo epitet: enveriste, fashiste, narkopolicore etj.. 

Me ligjin e ri për mediat elektronike duket se opozita dalloi kepin e shpresës së mirë për përligjjen e kësaj akuze. Mirëpo me mendje pak të ftohtë gjërat nuk janë kështu. 

Qeveria Haradinaj refuzon Samitin e Tiranës/ Zëdhënësja Gashi: Minishengeni, nismë që dëmton Kosovën

Postuar në 17 Dhjetor, 2019 14:50

Ashtu sikurse edhe në samitet e mëparshme, atë në Novi Sad më 10 tetor dhe atë në Ohër, më 10 nëntor, Kosova do të mungojë në panelin e liderëve të Ballkanit Perëndimor. Konfirmi vjen nga drejtoresha e zyrës për komunikim me publikun në qeverisë e Kosovës Donjeta Gashit, e cila për Tema TV, thotë se kryeministri Ramush Haradinaj nuk ka ndryshuar qëndrim, duke e cilësuar minishengenin, një nismë të dëmshme për Kosovën.

Berlin, dhunohet varri sekret i Reinhard Heydrich

Postuar në 17 Dhjetor, 2019 13:16

Media të ndryshme raportojnë se varri sekret i Reinhard Heydrich në Berlin është gërmuar gjatë natës së të mërkurës duke u gdhirë e enjte, por policia e dekalroi këtë fakt vetëm këtë të hënë. Nga varri nuk është marrë asgjë, por në media po spekullohet se personi apo personat që kanë gërmuar, kanë patur informacion për atë që prehet aty. Varri u la pa emër pas Luftës së Dytë Botërore për arsye që ai të mos kthehej në një lloj vendi pelegrinazhi nga neonazistë, as edhe pikë referimi.

Drejtësia e pareformuar pakistaneze dënon me vdekje ish-presidentin Musharaf

Postuar në 17 Dhjetor, 2019 12:59

Ish-kreu i Pakistanit, Pervez Musharaf, që erdhi në pushtet në vitin 1999 përmes grushtit të shtetit, është dënuar nga një gjykatë e vendit me vdekje. Gjykata ka konstatuar se Musharaf ka shkelur nenin 6 të Kushtetutës, kosntatim që siç thuhet ka ardhur duke shqyrtuar dëshmitë, argumentet dhe faktet. Vetëm një prej gjqytarëve ka votuar kundër dënimit me vdekje nga tre anëtarë që ka trupi gjykues.

Tërmeti në Shqipëri, tërmet në zemrat tona

Postuar në 17 Dhjetor, 2019 12:06

 

Pages

Subscribe to ResPublica RSS