Ministria e Jashtme: Shqipëria nuk ka ekstraduar asnjë gulenist në Turqi
Shqipëria nuk ka dorëzuar pranë autoriteteve turke asnjë person që sipas Ankarasë zyrtare është anëtar i organizatës FETO, të themeluar nga filantropi Fetullah Gulen. ResPublica iu drejtua Ministrisë së Jashtme dhe për Evropën me disa pyetje për këtë çështje duke qenë se që nga njoftimi zyrtar i dorëzimit të listës nga autoritetet turke, nuk ka patur ndonjë deklarim për ekstradim personi.
Nevoja për ripërkufizimin e Njerëzores
Zhvillimet e fundit në disa degë të mjekësisë si gjenetika, neuroshkenca dhe transplanti i indeve apo qelizave po i trondisin kufijtë ligjorë klasikë që përbëjnë themelin e strukturave normative mbi të cilat bazohen shoqëritë. Ato paraqesin sfida cilësisht të ndryshme nga ato të deritanishmet, që duket se turbullojnë dallimet ligjore midis qenieve njerëzore dhe organizmave të tjerë të gjallë, midis qenieve njerëzore të gjalla dhe atyre të vdekur, dhe midis indeve dhe qelizat njerëzore dhe atyre jonjerëzore. Si mund t’u përgjigjen sistemet juridike këtyre sfidave të reja?
KLGJ prezanton sistemin e normës për gjyqtarët
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar së fundmi një vendim që parashikon administrimin e të dhënave statistikore për çdo gjyqtar. Për realizimin konkret të kësaj pune, KLGJ-ja ka miratuar modelet e tabelave standard – 50 gjithësej – në të cilat do të shënohen elementë të tillë si sasia, shpejtësia, heqja dorë nga gjykimi, volumi i çështjeve gjyqësore, të ndara sipas veprave penale apo civile përkatëse.
E mbështet apo jo Europa Minishengenin?
Tashmë është e qartë se nisma e Minishengenti Ballkanik e ka ndarë politikisht botën shqiptare. Një tregues për këtë është edhe alibia e zakonshme e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, që e shet këtë si një nismë që ka mbështetjen e SHBA dhe BE-së. Duke theksuar paraprakisht se një njeri i lirë, por edhe një shoqëri që është e lirë, ka të drejtën të mendojë dhe të mos bjerë dakord as me SHBA dhe as me BE-në, le të shohim sa e vërtetë është një gjë e tillë duke iu përmbajtur qëndrimeve publike.
Mbi konfliktin në Egje dhe mënyrat e zgjidhjes së tij
Sfida e paprecedentë që i vendos Greqisë marrëveshja mes Turqisë dhe qeverisë libiane të Fayez al-Sarraj, ka sjellë si pasojë një përpjekje të re për të kuptuar motivimet turke nga tre kënde të ndryshme.
Akademia e Shkencave e Kosovës: Minishengeni nuk mund të funksionojë në asimetrinë aktuale në Ballkan
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës ka reaguar për nismën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidentit serb, Aleksander Vucic, për krijimin e projektit të ashtuquajtur “Minishengen”. Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës konstaton se një nismë e tillë ka për qëllim rrënimin e perspektivës evropiane të rajonit të Ballkanit. Sulmet e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në drejtim të Kosovës nga ASHAK-u i shohin si një hakmarrje të paarsyeshme që ka konotacion shqetësues për të ardhmen e raporteve Kosovë-Shqipëri.
Reagimi i plotë:
Murgjit dhe priftërinjtë në Mal të Zi protestojnë para Parlamentit
Murgj dhe priftërinj janë mbledhur sot para godinës së Parlamentit të Malit të Zi për të kundërshtuar miratimin e një drafti që parashikon sipas tyre vjedhjen e pronave të Kishës Ortodokse dhe cenimin e pozitës së saj. Të drejtuar nga Mitropoliti Amfilohije dhe Peshkopët Joanikije dhe Metodije, klerikët kanë kënduar këngë dhe janë lutur para godinës në fjalë ndërkohë që në kishë është mbajtur edhe një meshë.
Europa e standardeve mbaron në Ballkan
Raste të shumta dhune janë shënuar në kufijtë e Ballkanit, ku kalojnë emigrantët që mbërrijnë nga zonat në konflikt. Një raport i Rrjetit të Monitorimit të Dhunës Kufitare për muajin nëntor analizon praktikat e paligjshme dhe kërcënuese për jetën nga ana e policisë, që kontrollon kufirin e jashtëm të Bashkimit Evropian.
Dialogu Kosovë - Serbi nuk mund të relativizohet nga minifundi i Minishengenit
Ka një nxitim dhe shqetësim të madh në qarqet e pushtetit në Tiranë për të korrigjuar perceptimin publik mbi atë që po ndodh me nismën e Shengenit ballkanik. Përpjekja tinzare synon ta shndërrojë izolimin e Kosovës në vetëizolim dhe politikë qorre të Prishtinës zyrtare. Komedia po arrin deri aty saqë i sugjerohet në mënyrë arrogante palës kosovare të shohë se sa herë që Kosova mungon në nisma rajonale, kjo i jep mundësi Serbisë të deklarojë se Kosovën e përfaqson ajo. Një gjë krejt e pavërtetë.
Pesë dënime me vdekje për vrasjen e Khashoggit
Arabia Saudite ka dënuar me vdekje pesë njerëz për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në tetor të vitit 2018. Krahas këtij dënimi, prokuroria e vendit ka dhënë dënime me burg për tre persona të tjerë.
Dënimi në fjalë i përgjigjet një vale ragimi ndërkombëtar dhe publikimit të audiopërgjimeve ku për shumëkënd përgjegjësia e vrasje shkon deri te princi i kurorës Mohammad Bin Salman. Ky i fundit ka pranuar përgjegjësi, por jo se ka urdhëruar ekzekutimin e Khashoggit në konsullatën saudite në Stamboll për shkak të shkrimeve kritike.