Pandemia nuk mund të vrasë shpresën

Postuar në 19 Prill, 2020 11:19

 

Skaneri nxjerr të prekur ata që tamponi i nxjerr negativë, 5 propozimet e ekspertëve të PD

Postuar në 18 Prill, 2020 17:05

Grupi i ekspertëve që Partia Demokratike ka ngritur për koronavirusin ka dalë me disa propozime pas konstatimit se në disa raste, tamponi nuk ka nxjerrë si të prekur pacientë që në të vërtetë kanë rezultuar të infektuar kur u është bërë skaneri. Ekspertët e PD-së i referohen disa rasteve, kur skanerat kanë zbuluar raste të infektimit me koronavirus, pavarësisht se testet kanë dalë negative.

Kush blen vila dhe makina të shtrenjta në këtë kohë?

Postuar në 18 Prill, 2020 14:09

Në fillim kreministri mendoi një garanci sovrane. Pastaj i pyetur sërish deklaroi se biznesmenët e mëdhenj mund të shesin vilën e tretë apo të katërt për të paguar rrogat e punonjësve. Sepse jemi në luftë. 
Siç është zakoni, këtë luftë në stil të gjerë e mikromizon kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj. I cili nën të njëjtën frymë deklaronte se të pasurit mund të shesin njërën nga makinat e shtrenjta që kanë.
Ta lëmë mënjanë faktin nëse përfaqësues politikë mund të flasin kështu. Le të pyesim: kush blen në këtë kohë vila dhe makina të shtrenjta? 

9 raste të reja me CoVid-19

Postuar në 18 Prill, 2020 11:26

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se janë konfirmuar 9 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë nga 231 teste të kryer. 

Kina: Koronavirusi u soll në Kinë dhe kjo gjë shumë shpejt do të zbulohet

Postuar në 17 Prill, 2020 23:43

Fox News në ShBA po  com përpara tezën se koronvirusi aktual është prodhim laboratorik. Mediat në SHBA raportojnë se autoritetet kanë nisur një hetim të posaçëm për këtë çështje, ndonëse të gjithë shohin se teza e laboratorit i intereson presidentit Donald Trump. 

Mirëpo vetë Kina refuzon të pranojë një variant të tillë. Sipas saj madje, virusi u soll në Kinë nga jashtë dhe këtë gjë e provon një gen brenda tij. 

Mjeku Ylli: CoVid-19 nuk ka qarkulluar që në shkurt në Shqipëri

Postuar në 17 Prill, 2020 21:28

Kurba e përhapjes së koronavirusit në Shqipëri sipas epidemiologut Alban Ylli, është e njëjtë me atë të vendeve të Evropës Lindore, të cilat u prekën nga Covid pothuajse në të njëjtën kohë si vendi ynë, pas përhapjes së infeksionit prej Italisë.

Ai ka hedhur poshtë si të pabazë idenë se CoVid-19 ka qarkulluar në Shqipëri që në muajin shkurt. Më poshtë intervista dhënë për TvT: 

Simon Rrota, një rrëfim për veprën dhe jetën e mjeshtrit të penelit

Postuar në 17 Prill, 2020 20:58

Edhe pse një nga piktorët më të njohur shqiptarë, për figurën e tij është folur pak në historinë e artit tonë.

Por, për Simon Rrotën ka shumë për të zbuluar.  

I konsideruar shpesh si piktori i fundit i Rilindjes, ai ishte në fakt një artist, që nuk mund të kornizohet brenda një përcaktimi të tillë.  

Jeta e tij është një udhëtim unik në periudha të ndryshme, që nga monarkia deri në komunizëm, ndërkohë që krijimtaria e tij i përket periudhës para vitit 1944. 

Nobelisti Montagnier: Koronavirusi është manipuluar për të prodhuar vaksinën kundër AIDS

Postuar në 17 Prill, 2020 18:25

Virologu i njohur francez, nobelisti Luc Montagnier ka deklaruar se koronavirusi i tanishëm është manipuluar nga shkencëtarët kinezë në Wuhan, të cilët kanë shtuar në të sekuencë të ADN-së së AIDS për të kërkuar me këtë rast vaksinën ndaj kësaj të fundit. 

Virologu ka folur në një emision të dedikuar për mjekësinë, Pourquoi Doctor, përmes të cilit, ndër të tjera ka thënë

Kurti kthen përgjigje: Jemi për zgjedhje të reja

Postuar në 17 Prill, 2020 14:27

 

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka shkruar sërish letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke ja bërë të ditur se nuk e refuzojnë kërkesën e tij për dërgimin e emrit të mandatarit. Porse ai ka ripërsëritur se kërkojnë zgjedhje posa të kalojë pandemia e koronavirusit.

Kurti edhe në këtë letër ka kërkuar sqarim për “përdorimin e standardit të dyfishtë që Thaçi dhe partitë politike po tentojnë ta imponojnë në rrugë jokushtetuese.

Komisioni për shkarkimin e Metës: Presidenti nuk parashikoi pandeminë, provë e re rënduese

Postuar në 16 Prill, 2020 21:45

Komisioni Parlamentar për shkarkimin e presidentit të Republikës ka pranuar sot disa prova të reja që rëndojnë pozitën e kreut të shtetit. 

Në një letër - denoncim, deputetë të Partisë Socialiste përfshirë ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, kërkojnë të merret parasysh në cilësinë e provës dhe përgjegjësisë sjellja e presidentit para dhe gjatë pandemisë. Sipas tyre pozita e Ilir Metës rëndohet shumë për shkak se ai nuk njoftoi institucionet për afrimin e koronavirusit. 

Pages

Subscribe to ResPublica RSS