Japonia propozon NATO-n aziatike

Postuar në 02 Tetor, 2024 10:18

Shigeru Ishiba, kryeministri i ri i Japonisë, ka propozuar krijimin e një "NATO-je aziatike" dhe ka hedhur idenë e ndarjes së aseteve bërthamore të SHBA-së në rajonin.

Pak ditë para se Ishiba të merrte detyrën, instituti i të djathtës, Hudson Institute, publikoi një përkthim të qëndrimit të tij për të ardhmen e politikës së jashtme të Japonisë.

Ukraina del në shitje

Postuar në 01 Tetor, 2024 20:19

 

"Financial Times" shkruan se konflikti në Ukrainë po hyn aktualisht në një fazë të ndjeshme dhe me gjasë ndër më kritiket për Kievin. Kufizim në përdorimin e armëve të dhëna nga Perëndimi, një sistem rekrutimi që po krijon probleme dhe tensione sociale, afrimi i një dimri të vështirë dhe të paparashikueshëm, janë disa ndër faktorët “ezaurues” përballë një avancimi të pandalshëm rus në lindje të vendit. Oleksandr Merezhko, kryetar i Komitetit për Çështjet me Jashtë pranon gjendjen kritike.

Video/Irani nis sulmin me raketa ndaj Izraelit

Postuar në 01 Tetor, 2024 19:10

Agjencitë izraelite njoftojnë për lëshimin e raketave nga Irani dhe kanë bërë thirrje për kalimin e popullsisë në vendstrehime. Objektiv i sulmit është edhe rezidenca qendrore e MOSSAD-it. 

Bektashizmi nuk ka nevojë për shtet. Deliri i madhështisë, Po

Postuar në 01 Tetor, 2024 17:43

 

NYT: Irani do të sulmojë me raketa mbi Izraelin në 12 orët e ardhshme

Postuar në 01 Tetor, 2024 17:43

Zyrtarët amerikanë thonë se Irani do të nisë një sulm me raketa balistike ndaj Izraelit "në 12 orët e ardhshme". Lajmin e bën të ditur “New York Times”.

Sipas burimeve, sulmi ka të ngjarë të ndodhë gjatë orëve të natës.

Po ashtu, burimi shtoi se Irani mund të lëshojë raketa dhe dronë, siç bëri në sulmin e prillit, të cilin Izraeli e pengoi plotësisht së bashku me aleatët e tij.

Dislokimi i parë i Forcës së Reagimit të Shpejtë të NATO-s, në Ballkanin Perëndimor

Postuar në 01 Tetor, 2024 13:54

Njësia e parë e Forcës së Reagimit të NATO-s, do të dislokohet në Ballkanin Perëndimor. Forca është një entitet i ri i NATO-s dhe u krijua në kushtet e acarimit të situatës së sigurisë në Europë.

Dislokimi në Ballkan konsiston në 200 trupa që do të qëndrojnë në rajon nga 30 shtatori në 16 tetor, nga të cilët 50 trupa do të stacionohen në Kosovë, 150 në Maqedoninë e Veriut.

Trupat izraelite hyjnë në Liban, shënjestra e vërtetë mbetet Irani

Postuar në 01 Tetor, 2024 13:30

Izraeli ka nisur në Liban atë që e quajti ofensivë tokësore e kufizuar. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) njoftuan nisjen e "sulmeve tokësore të lokalizuara dhe të shënjestruara bazuar në inteligjencën e saktë kundër objektivave dhe infrastrukturës terroriste të Hezbollahut" në fshatrat afër kufirit Izrael-Liban.

Rivaliteti i mjeshtrave të mëdhenj të Rilindjes në një film të ri

Postuar në 30 Shtator, 2024 22:34

Gjatë Rilindjes, Firence gëlonte nga mashtrimi dhe korrupsioni. Ishte vendi që kërcënohej dhe shantazhohej nga Cesare Borgia dhe sundohej sipas këshillave të vetë Niccolò Machiavelli-t. Megjithatë, brenda këtij qyteti që nuk mund t’i zihej besë, tre nga emrat më të mëdhenj të artit luftuan për të krijuar vepra me bukuri të jashtëzakonshme.

Bektashistani si basti i fundit i Edi Ramës

Postuar në 30 Shtator, 2024 21:52

 

E kam thënë me kohë që Republika e Shqipërisë është katandisur në psikiatrinë private të Edi Ramës. Mirëpo, kur vjen puna tek dalldia e fundit e kryeministrit, lexuesi dhe çdo qytetar shqiptar më mirë t’i druhet kurës kundrejt kësaj dalldie, sesa vetë simptomës apo përmbajtjes. Se në përmbajtje propozimi i Edi Ramës nuk është gjë tjetër përveçse një halucinacion i shpifur, i shkaktuar sa nga injoranca e tepërt, ashtu edhe nga ndonjë efekt i mundshëm drogash apo ilaçesh.

Një luftëtar për Shqipërinë

Postuar në 30 Shtator, 2024 18:45

Nuk dihet pse qëlloi që në momentin kur në Parlament po vërviteshin karriget e protestës për Salianjin, ose po digjeshin, të dilte përpara një shkrim i Ben Blushit i 13 shtatorit me titullin: A duhet të armatoset Shqipëria?

Pages

Subscribe to ResPublica RSS