Scholz bllokoi 3 miliardë euro ndihmë për Ukrainën
Në ikje e sipër, kancelari gjerman, Olaf Scholz, përballet edhe me disa “akuza” për bllokim të një ndihme prej 3 miliardë eurosh ndaj Ukrainës.
Lajmin e ka bërë të ditur revista “Spiegel” sipas të cilës propozimi u bë nga ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock dhe ai i Mbrojtjes, Boris Pistorius dhe përmes tij sugjerohej furnizimi i Ukrainës me sisteme kritike, përfshirë bateritë Iris-T për mbrojtjen ajrore.
Trump flet për përgatitjen e një takimi me Putin
Presidenti i ri i ShBA, Donald Trump, ka deklaruar se është duke u përgatitur një takim i tij me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Lajmi referohet nga mediat dhe sipas Trump ka një vullnet të dyanshëm për të mbyllur konfliktin në Ukrainë.
Sllovakia kërcënon Ukrainën me veto në për shkak të gazit
Marrëdhëniet e Bratislavës me Ukrainën po shkojnë drejt tensionimit, e me gjasë do të interferojnë edhe në unionin europian. Shkak është bërë gazi dhe tranziti i tij përmes Ukrainës. Lidhur me këtë çështje kryeministri sllovak Robert Fico, ka bërë demarshe në Moskë, ku zhvilloi një takim me presidentin rus, Vladimir Putin.
Joseph Aoun betohet si president i ri i Libanit
Joseph Aoun, një gjeneral i ushtrisë, është betuar si presidenti i ri i Libanit. Ai ka bërë betimin para deputetëve, duke theksuar “krizën akute” përmes së cilës po kalon vendi.
Ndër të tjera, Aoun ka premtuar miratimin e ligjeve për pavarësinë e gjyqësorit dhe një doktrinë të re për mbrojtjen që sipas tij “do ta mbrojë vendin nga agresioni izraelit”.
Sanksione të reja për politikanë të Ballkanit Perëndimor
Presidenti i ShBA, Joe Biden ka firmosur sot një urdhër ekzekutiv, përmes të cilit amendon dispozita të urdhërit ekzekutiv nr. 14033, të datës 8 qershor 2021, përmes të cilir bllokohet pasuria dhe ndalohet hyrja në ShBA e personave të caktuar që kontribuojnë në destabilizimin e situatës në Ballkanin Perëndimor.
Akuzë letërsisë për "shpirtin e një kombi"
Në një intervistë për “Kyiv Indipendent” shahisti i mirënjohur Gary Kasparov përpiqet të japë disa përgjigje rreth ideve bazë ruse për shtetin, territorin dhe mesianizmin. Duke cilësuar se në Rusi nuk ka një opozitë morale ndaj luftës së Putin në Ukrainë, Kasparov ndër të tjera flet për një mishelë konsistente nacionalizmi, imperializmi, mesianizmi në identitetin rus që nuk mundëson asgjë krijuese.
Mbyllja e TikTok hetohet nga BE në raport me Aktin e Shërbimeve Digjitale
”Politico” i ka kushtuar një shkrim vendimit të qeverisë shqiptare për të ndaluar me një vit TikTok në Shqipëri. Përtej përshkrimit të ngjarjeve që lidhen me motivin mbi të cilin kryeministri Rama mori vendimin në fjalë, media në fjalë shton se nga ana e Komisionit Europian po kryen hetimet e veta nëse vendimi vjen në përputhje me Aktin e Shërbimeve Digjitale.
Interpretimi i Kodit Civil nga jurisprudenca gjyqësore*
Pse (s’)ekziston Zoti?
1.
Mbështetja e NATO-s për Ukrainën, deri në vitin 2027
Vendet perëndimore, anëtare të NATO-s, do të vijojnë furnizimin me armë të Ukranës deri në vitin 2027.
Agjencia ruse e lajmeve, "Tass" citon një "zyrtar të lartë të Pentagonit" që ka zbardhur agjendën e Grupit tē Kontaktit të Mbrojtjes Ukrainase - grup që koordinon shpërndarjen e armëve drejt Ukrainës. Njoftimi sugjeron se lufta presupozohet të vazhdojë edhe për të paktën 3 vjet, një perspektivë me pasoja për Europën.